Log in
X

Company Name

Debt Loan Recovery Shpk

Phone Number

038/733-554

Company Place

Prishtinë

Zyrtar i kolektimeve, Zyrtar ligjor, Praktikant

Zyrtar i kolektimeve, Zyrtar ligjor, Praktikant

Information

Publish Date

06.08.2019

End Date

22.08.2019

Categories

Bankë

Job Places

Ferizaj | Gjakovë | Gjilan | Pejë | Prishtinë | Prizren

Job Description

Debt Loan Recovery Shpk – DLR ёshtё kompania e parё nё Kosovё e specializuar nё ofrimin e shёrbimeve tё ndryshme pёr banka, institucione mikrofinanciare dhe të tjera. Ne ofrojmë mundësi angazhimi të kandidatёve të motivuar dhe të interesuar përzhvillim personal dhe tё karrierёs pёr individё me ambicie, profesionalizёm dhe pёrkushtim pёr standarde tё larta tё performancёs. Nё shёrbim tё rritjes dhe zhvillimit tonё tё vazhdueshёm, DLR shpallё

KONKURS

Për:

  1. Zyrtar i kolektimeve
  1. Zyrtar ligjor
  1. Praktikant

Për Prishtinё, Gjilan, Ferizaj, Gjakovё, Pejё dhe Prizren

 

Detyrat dhe pёrgjegjёsitё e pёrgjithshme për këto pozita:                

 Menaxhimi i portfolios individuale - angazhimi në të gjitha aktivitetet e kolektimeve – komunikimi dhe negocimi me klientë, monitorimi i ripagesave mujore; evidentimi i aktiviteteve në sistemin elektronik; si dhe në aktivitetet administrative: shënimet, dokumentet, raportet, korrespondencat e ndryshme etj. Pos detyrave të përshkruara më lartë, Zyrtarët ligjorë do të angazhohen edhe në të gjitha aktivitetet dhe procedurat ligjore të ndërmarra nga DLR.

Kualifikimi që nevojitet:

  • Pёr Zyrtar tё kolektimeve - diplomё universitare nё Ekonomi dhe 2-3 vite pёrvojё pune;
  • Pёr Zyrtar ligjor - diplomё universitare nё Juridik dhe 2-3 vite pёrvojё pune;
  • Pёr Agjent të shitjes dhe Praktikant - diplomё e shkollës së mesme/kartelë studentore.

Kandidatёt duhet tё kenё:

  • Integritet tё lartё personal dhe profesional;
  • Aftёsi tё mira komunikimi verbal dhe të negociimit;
  • Aftёsi tё mira analitike, planifikimi dhe organizative;
  • Leja e vozitjes e domosdoshme.

Aplikimi: Dërgoni CV-nё tuaj nё adresёn elektronike dlr.vendepune@gmail.com me titull: Pozita për qytetin (shënoni pozitёn dhe emrin e qytetit pёr ku aplikoni).

Afati i fundit pёr aplikim ёshtё 22 gusht 2019

Expired

Share

Advertising