Log in
X

Company Name

Ministria e Financave

Phone Number

038/200/34/299

Company Place

Prishtinë

Zyrtar për Menaxhimin e Borxheve - Zyra e Pasme

Zyrtar për Menaxhimin e Borxheve - Zyra e Pasme

Information

Publish Date

01.08.2019

End Date

14.08.2019

Categories

Ministri

Job Places

Prishtinë

Job Description

Republika e Kosovës

Republika Kosova – Republic of Kosovo

Qeveria – Vlada – Government

Ministria e Financave - Ministarstvo za Finansija - Ministry of Finance

Thesari i Kosovës – Trezor Kosova - Treasury of Kosova

Duke u bazuar në Ligjin nr. 03/L-149 Për Shërbimin Civil të Kosovës, Rregulloren nr. 02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil te Republikës se Kosovës, si dhe nenin 4.2. të Ligjit Bazik 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Thesari në Ministrinë e Financave, publikon këtë:

KONKURS

Institucioni: Thesari i Kosovës – Ministria e Financave

Titulli i pozitës: Zyrtar për Menaxhimin e Borxheve

Divizioni: Menaxhimi i Borxheve/ Zyra e Pasme              

Numri i referencës: 19/2019/ TH- BF/1210

Kategoria Funksionale: Niveli profesional

Koeficienti: 7 / Grada9

Lloji i pozitës: i Karrierës

Orari i Punës: 40 orë në javë (me orar te plote

Kohëzgjatja e emërimit: nëpunësi i karrierës (pa afat te caktuar)

Periudha provuese: Dymbëdhjetë (12) muaj

Nëpunësi raporton te: Udhëheqësi i Divizionit të Borxheve

Vendi i punës: Prishtinë, Ndërtesa e Qeverisë se Republikës së Kosovës

 

Qëllimi i vendit të punës:

Realizimin e detyrave të parapara për pozitën përkatëse në funksion të menaxhimit efikas të Borxhit Publik të Kosovës.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:            

  • Regjistron marrëveshjet financiare ndërkombëtare për kredi të nënshkruara nga Ministri i Financave të Qeverisë së Republikës së Kosovës (të ratifikuara dhe në fuqi) në bazën e të dhënave të Borxhit Shtetëror, dhe verifikon të dhënat e instrumenteve të Letrave me Vlerë për importim në bazën e të dhënave;
  • Krijon dhe mirëmban në baza ditore një bazë të të dhënave për shërbimin (pagimin) e Borxhit Shtetëror;
  • Përkujdeset për shërbimin e Borxhit Shtetëror duke përgatitur me kohë dokumentacionin e nevojshëm, monitoruar ekzekutimin e pagesave dhe regjistrimet e nevojshme në sistemet që përdoren nga Divizioni për Menaxhimin e Borxhit;
  • Shqyrton, aprovon, monitoron disbursimet nga Borxhi Shtetëror dhe përkujdeset për regjistrimin e tyre në sisteme që përdoren nga Divizioni për Menaxhimin e Borxhit;
  • Raporton sipas procedurave dhe rregulloreve në fuqi për Borxhin Shtetëror të Përgjithshëm;
  • Mirëmban dhe përditëson me të dhëna bazën e të dhënave të Borxhit Shtetëror sipas rregulloreve dhe procedurave në fuqi;
  • Verifikon të dhënat dhe barazohet në baza të rregullta me kreditorët për shumën e borxhit dhe shërbimin e borxhit;
  • Siguron kompletimin e dosjes fizike dhe elektronike në emër të marrëveshjeve financiare ndërkombëtare të negociuara nga divizioni, dokumentet për disbursime dhe shërbim të borxhit, si dhe dokumentet tjera relevante lidhur me Borxhin Shtetëror;
  • Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe për të siguruar menaxhim efektiv dhe efikas të Borxhit Shtetëror.

Kualifikimi dhe përvoja

  • Diploma e Universitetit në fushën e Ekonomisë;
  • Përvojë profesionale - 2 vjeçare, pas diplomimit.

Shkathtësitë e kërkuara

  • Njohuri të thellë në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar;
  • Njohuri të gjuhës Angleze, në të folur dhe të shkruar e obligueshme;
  • Aftësi për të krijuar marrëdhënie pune të shkëlqyeshme ndër-personale, dhe për të menaxhuar;
  • Aftësi që çështjet e ndërlikuara të analizohen dhe përcillen në mënyrë efektive dhe efikase;
  • Aftësi të mira për të përcaktuar prioritetin e detyrave të rëndësishme dhe aftësi për të punuar nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
  • Aftësi të avancuara analitike dhe transmetuese.
  • Përvoja e punës ne institucionet financiare ka përparësi

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Thesari - Ministria Financave ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional ne organet e shërbimit civil siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Aplikacionit duhet t`i bashkëngjiten dokumentet përcjellëse si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit, dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale (diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), dëshminë e përvojës së punës ( raport nga Trusti i Pensional i Kosoves), nje CV. Për kualifikimet e kerkuara kerkohen dëshmi: çertifikata ose diploma relevante, etj.

Kërkesa për punësim dhe përshkrimi i punës mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës (rruga Nëna Terezë p.n.). Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen: mf.rks-gov.net

Dokumentacioni duhet të dorëzohen në Divizionin e burimeve njerëzore, Ndërtesa e Qeverisë, kati i X, zyra nr. 1008.

Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do t’i nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit.

Afati i konkurrimit është prej datës 31.07.2019 deri me datën 14.08.2019, deri në orën 16:00 (ora zyrtare e objektit).

Konkursi është i hapur pesëmbëdhjetë ( 15 ) ditë nga dita e publikimit. Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohen. Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 038 200 34 066.

Expired

Share

Advertising