Log in
X

Company Name

Ministria e Financave

Phone Number

038/200/34/299

Company Place

Prishtinë

Zyrtar i Pagesave

Zyrtar i Pagesave

Information

Publish Date

01.08.2019

End Date

14.08.2019

Categories

| Ministri

Job Places

Prishtinë

Job Description

Republika e Kosovës

Republika Kosova – Republic of Kosovo

Qeveria – Vlada – Government

Ministria e Financave - Ministarstvo za Finansija - Ministry of Finance

Thesari i Kosovës – Trezor Kosova - Treasury of Kosova 

Duke u bazuar në Ligjin nr. 03/L-149 Për Shërbimin Civil të Kosovës, Rregulloren nr. 02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil te Republikës se Kosovës, si dhe nenin 4.2. të Ligjit Bazik 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Thesari në Ministrinë e Financave, publikon këtë:

KONKURS

Institucioni: Thesari i Kosovës – Ministria e Financave

Titulli i pozitës: Zyrtar i Pagesave                

Divizioni: Pagesave

Numri i referencës: 18/2019/ TH- BF/620

Kategoria Funksionale: Niveli profesional

Koeficienti: 7 / Grada9

Lloji i pozitës: i Karrierës

Orari i Punës: 40 orë në javë ( me orar te plote )

Kohëzgjatja e emërimit: nëpunësi i karrierës ( pa afat te caktuar )

Periudha provuese : Dymbëdhjetë (12) muaj

Nëpunësi raporton te: Udhëheqësi i Divizionit të Pagesave

Qëllimi i vendit te punës:

Plotësimi strukturës organizative ne Thesar

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Kontrollon te dhënat e nevojshme për pagesat për të parandaluar gabimet para procedimit te shpenzimeve.
  • Kontrollon Kodet ekonomike dhe organizative për shpenzimet e mjeteve buxhetore të përfshira në UOP;
  • Verifikon kompletimin e dokumentacioneve te bashkangjitura UOP-së te nevojshëm për procedim, regjistron transaksionet financiare në SIMFK, duke krahasuar ID e furnitorit, Llogarinë Bankare si dhe te dhënat e tjera te nevojshme të përfituesit;
  • Pranon për procedim vetëm dokumentacionin në origjinal dhe krijon kopje të UOP dhe dokumenteve tjera për OB .
  • Krahason të dhënat në SIMFK lidhur me llogarit bankare , ID si dhe te dhënat e nevojshme të përfituesve;
  • Përgjegjës për zbatimin e Rregullave financiare dhe procedurave në fuqi.
  • Mban marrëdhënie të mira me zyrtaret e organizatave buxhetore duke zhvilluar një frymë te shëndosh bashkëpunimi .
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës nga menaxhmenti.  

Kualifikim dhe përvoja:

  • Diploma e Universitetit në fushën e Ekonomisë dhe finacave
  • Përvojë profesionale - 2 vjeçare, pas diplomimit.

Shkathtësitë e kërkuara:

  • Aftësi analitike dhe shkathtësi komunikuese
  • Njohja e gjuhës angleze (në të shkruar dhe të folur) dhe gjuhëve tjera zyrtare është përparësi.
  • Shkathësi të mira për mbikëqyrje efektive të punës profesionale të kryer nga vartësit;
  • Shkathtësi të nivelit të lartë në komunikim dhe negocimit;
  • Fleksibilitet ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve;
  • Shkathtësi kompjuterike (Word, Excel, Power Point, Access, internet)
  • Shkathtësi të lartë në menaxhim, organizim, caktim të objektivave dhe planifikim;

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Thesari - Ministria Financave ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional ne organet e shërbimit civil siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Aplikacionit duhet t`i bashkëngjiten dokumentet përcjellëse si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit, dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale (diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), dëshminë e përvojës së punës ( raport nga Trusti i Pensional i Kosoves), nje CV. Për kualifikimet e kerkuara kerkohen dëshmi: çertifikata ose diploma relevante, etj.

Kërkesa për punësim dhe përshkrimi i punës mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës (rruga Nëna Terezë p.n.). Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen: mf.rks-gov.net

Dokumentacioni duhet të dorëzohen në Divizionin e burimeve njerëzore, Ndërtesa e Qeverisë, kati i X, zyra nr. 1008.

Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do t’i nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit.

Afati i konkurrimit është prej datës 31.07.2019 deri me datën 14.08.2019, deri në orën 16:00 (ora zyrtare e objektit).

Konkursi është i hapur pesëmbëdhjetë ( 15 ) ditë nga dita e publikimit. Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohen. Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 038 200 34 066.

Expired

Share

Advertising