Inxhinier të Diplomuar të Ndërtimtarisë (2)
Information
- Publish Date
22.07.2019
- End Date
15.08.2019
- Categories
Inxhinier
- Job Places
Prishtinë
Job Description
KONKURS PUNE
Kompania “ILEAA-GR” sh.p.k. hap ketë konkurs pune për plotësimin e dy vendeve të punës si vijon:
Titulli: 2 (Dy) Inxhinier të Diplomuar të Ndërtimtarisë
PËRGJEGJËSITË:
- Kontrollë i vazhdueshëm në ecurinë e zhvillimit të projektit.
- Zhvillimin e të gjitha aktiviteteve të Inxhinierisë, në përputhje të plotë me rregulloren dhe detyrat e punës.
- Ndjek grafikun e punimeve, i dorëzon të dhënat (raporton) e nevojshme për të bërë rishikimet dhe e njofton menaxhmentin e kompanisë.
- Organizimin dhe kryrjen e të gjitha obligimeve që kanë të bëjnë me departamentin e Inxhiniering-ut.
- Ndjek të gjitha aktivitetet e punës nëpër punishta (mbikqyrje profesionale).
- Është përgjegjës për gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor në projekt.
KËRKESAT:
- Diploma e Fakultetit të Ndërtimtarisë (sistemi 5 vjeçar apo master).
- Përvojë pune paraprake e ngjajshme ne kantier ndërtimi min. 2 vite.
- Njohja e mirë e paketës kompjuterike Microsoft Office, AutoCAD-it etj.
- Njohja e mirë e gjuhës angleze (e deshirushme).
- Posedimi i patent-shoferit obligativ, kategoria B.
- Fleksibël për të punuar nën presion dhe me orar të zgjatur.
SHKATHTËSITË:
- Aftësi shumë të mira të prezentimit dhe komunikimit me shkrim dhe gojë.
- Aftësi në përpilimin e shkresave dhe dokumenteve relevante në raport me investitorët.
- Të ketë aftësi në caktimin e prioriteteve për punë të pavarur dhe kreative.
- Maturi emocionale, përkushtim dhe aftësi për të përballuar stresin gjatë ushtrimit të detyrës.
APLIKIMI:
- Kandidatët e interesuar për aplikim duhet që të dorëzojnë:
- CV-në (bashklidhur edhe një foto), letër motivuese dhe referencat.
- Dëshmi të përfundimit të studimeve (diploma).
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT:
- Në intervist do të ftohen vetëm kandidatet të cilet përzgjidhen në rrethin e ngushtë.
- Aplikimi pranohet vetëm përmes e-maili: ileaagr@gmail.com
Data e fundit për aplikim është 15.08.2019.
Expired
Share
Advertising
Latest Jobs
Advertising
Facebook
Latest Jobs