Log in
X

Company Name

Komuna e Skenderajit

Phone Number

Company Place

Skenderaj

Punëtor teknik - Pastrues (2)

Punëtor teknik - Pastrues (2)

Information

Publish Date

18.07.2019

End Date

30.07.2019

Categories

| Pastrues

Job Places

Skenderaj

Job Description

Drejtoria për Arsim / Department of Education


Në bazë të nenit 8 të Ligjit të Punës të Republikës së Kosovës nr.03/L-212, të nenit 5 pika c të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës nr.03/L-068 dhe nenit 4 paragrafi 1 të Udhëzimit Administrativ nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e Marrëdhënies së Punës në Sektorin Publik, Drejtoria e Arsimit në Skenderaj, shpall:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS
Pozita: Punëtor teknik - Pastrues
1. Punëtor teknik – në Shfmu “Ahmet Delia ” - Skenderaj
1. Punëtor teknik – në Shfmu “Ismet Uka” - Ticë
Koeficienti : 4.0
Lloji i vendit të punës: me afat të pacaktuar, me orar të plotë
Numri i pozitave: dy (2) ekzekutues

Detyrat kryesore të punës:
• Të pastrojë dhe mirëmbajë të gjitha ambientet e shkollës, të mirëmbajë dhe pastrojë sipërfaqet e gjelbëruara të shkollës.
• Të ruajë mirë pasurinë e institucionit edukativo-arsimore dhe ta përdorë atё me kujdes.
• Tё identifikojë, tё evidentojë, tё llogarisë dhe të planifikojë në afate periodike, tё caktuara nga drejtori, shpenzimet qё krijohen me amortizimin ose harxhimin e mjeteve tё punës.
• Të mirëmbajë objektin, të kujdeset për shpenzimet e lёndёve djegëse, ruajtjen e pajisjeve pёr mirëmbajtje tё higjienës dhe, sipas nevojës, t’ia prezantojë drejtorit planifikimin e përgjithshëm tё shpenzimeve tё institucionit edukativo-arsimor për çështjen e higjienës.

Kushtet:
- Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës
- Të kenë të mbaruar Shkollën e Mesme
- Përvoja e punës e preferuar
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Aplikacioni
- Diploma e shkollimit
- Certifikatën që nuk është nën hetime
- Letërnjoftimin (kopje)
Aplikacioni merret dhe dorëzohet në objektin e Komunës, kati i parë, sporteli nr.13.

Afati i konkursit mbetet i hapur deri me 30.07.2019

Expired

Share

Advertising