Log in
X

Company Name

Komuna e Prizrenit

Phone Number

Company Place

Prizren

Mësimdhënës (6)

Mësimdhënës (6)

Information

Publish Date

18.07.2019

End Date

29.07.2019

Categories

Arsim & Edukim

Job Places

Prizren

Job Description

DREJTORIA KOMUNALE E ARSIMIT NË PRIZREN

Në bazë të nenit 35 të ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës nr.
04/L-032, nenit 5 të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, neni 8 i Ligjit të
Punës nr. 03/L-212, Udhëzimi Adiminstrativ nr. 10/2018 (MAShT) - normativi mbi kuadrin
profesonal të arsimit të përgjithshëm, Udhëzimi Administrativ nr. 05/2015 (MAShT) - normativi
për arsimin profesional dhe Udhëzimi Administrativ nr. 07/2017 (MPMS) - rregullimi i
procedurave në sektorin publik, Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, shpallë:

K O N K U R S

Për vende të lira pune

- Mësimdhënës për lëndën e edukatës muzikore:
- Një mësimdhënës në SHFMU “Xhevat Berisha” në Prizren 10 orë
- Mësimdhënës për lëndën e Historisë
- Një mësimdhënës në SHFMU “Fatmir Berisha” në Prizren 10 orë (me kohë të caktuar deri me  31.08.2020)
- Mësimdhënës për lëndën e TIK-ut :
- Një mësimdhënës në SHFMU “Pjetër Budi “ në Lugishtë të Hasit (me kohë të caktuar-derisa të kthehet nga pushimi i lehonisë)

Kushtet:
- Për të gjitha vendet e punës kërkohet kualifikimi përkatës profesional, sipas Udhëzimit Administrativ nr. 10/2018 - normativi mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, Udhëzimit Administrativ nr. 05/2015 - normativi për mësimdhënësit e arsimit profesional,
- Kopjen e vërtetuar të diplomës
- Nostifikimin, nëse kandidati e ka të kryer shkollimin jashtë Kosovës.
- Dëshminë mbi përvojën e punës.
- Trajnimet profesionale.
- Certifikatën e lindjes.
- Kopjen e letërnjoftimit.
- Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore, kandidati e sjell pasi të pranohet në punë.
- Vërtetimin nga Policia e Kosovës se kandidati nuk ka qenë i dënuar për krim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët.
- Aplikacionet merren në DKA dhe dorëzohen të plotësuara së bashku me dokumentacionin e kërkuar në DKA.
- Konkursi mbetet i hapur deri më date 29.07.2019
- Dokumentacioni i kompletuar për konkurrim nuk iu kthehet kandidatëve.

Expired

Share

Advertising