Log in
X

Company Name

FINCA Kosovo

Phone Number

038/ 609 721, 609 722

Company Place

Prishtinë

NËPUNËS/E PËR MBLEDHJEN E KREDIVE – SKENDERAJ

NËPUNËS/E PËR MBLEDHJEN E KREDIVE – SKENDERAJ

Information

Publish Date

04.07.2019

End Date

18.07.2019

Categories

| Bankë

Job Places

Skenderaj

Job Description

FINCA është Institucion Financiar Amerikan, që operon në Euroazi, Lindje të Mesme, Afrikë dhe Amerikë Latine, duke shërbyer mbi 1.7 milion klientë. Me qëllim të rritjes sëefikasitetit në operacione, FINCA Kosovë shpallë:

KONKURS

NËPUNËS/E PËR MBLEDHJEN E KREDIVE – SKENDERAJ (për periudhë zëvëndësimi)

PËRGJEGJËSITË:

  • Të kontaktojë dhe menaxhojë në baza të rregullta klientët në portfolion e saj/ tij;
  • Të bëj vizita të rregullta në teren te klientët në portfolion e saj/tij si dhe tek organet e përmbarimit;
  • Të bëj vlerësimin e ekspozimeve kreditore jo-performuese me maturi dhe profesionalizëm dhe të propozoj zgjidhje adekuate;
  • Të filloj procedurën përmbarimore ndaj klientëve jo-performues pranë Përmbaruesëve Privat;
  • Të ndërmerrë veprime përmbarimore pranë Gjykatave;
  • Të përfaqësoj institucionin në lidhje me klientët në procedurë përmbarimore dhe/ apo civile;
  • Të përgatitë raporte të rregullta në lidhje me aktivitetet rreth klientëve në portfolio të saj/ tij;
  • Të kryej punë të tjera që kanë të bëjnë me menaxhimin e ekspozimeve jo-performuese.

KUALIFIKIMET:

  • Preferohet të jetë i diplomuar në fushën e Drejtësisë, Ekonomisë apo administrim Biznesi
  • Eksperiencë pune në mbledhjen e kredive jo-performuese, kredidhënie, procedurën përmbarimore,  apo të ngjashme përbën avantazh;
  • Aftësi të shquara komunikuese dhe organizative;
  • Aftësi të shquara analitike;
  • I/E dedikuar dhe i/e vetëmotivuar për sukses;
  • Njohuri të paketës Microsoft Office;
  • Të posedojë Patent Shofer kategorinë “B”;
  • Njohje të mirë të gjuhës Angleze.

Ju lutem plotësojeni aplikacionin online, të cilin e gjeni në: www.fincakosovo.org ose dërgoni CV- në tuaj dhe letrën motivuese nëe-mailadresën: recruitment@fincakosovo.org ose hr@fincakosovo.org. Në titull duhet të shkruhet pozita e punës dhe vendi. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk do të konsiderohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. Kandidatet femra inkurajohen të aplikojnë. FINCA Kosovë ofron mundësi punësimi të barabartë. Afati i aplikimit deri me 18/07/2019

Kosovo.FINCA.org

Expired

Share

Advertising