Log in
X

Company Name

HRP KOSOVA

Phone Number

Company Place

Tiranë

Drejtor i Rrjetit & Zhvillimit te Biznesit

Drejtor i Rrjetit & Zhvillimit te Biznesit

Information

Publish Date

10.07.2019

End Date

17.07.2019

Contact Person

Categories

| Të tjera...

Job Places

Tiranë

Job Description

”HR Partners” kompani e specializuar për shërbime të rekrutimit për Burimet Njerëzore, është kontraktuar nga rrjeti me i madhe nderkombetar i marketeve ne Shqipëri "CONAD", për rekrutimin e stafit me punëkërkues nga Kosova për të punuar në Tiranë, për pozitën:

Pershkrim i Punes:                             Drejtor i Rrjetit & Zhvillimit te Biznesit

Ne varesi direkte te:                           Administratorit te Kompanise

Mbikqyres i drejtperdrejte i:             Pergjegjes te Marketeve, Punonjesit e Departamentit te Shitjeve, Specialistit te Marketingut.

Qellimi i Punes

Drejtori i Rrjetit & Zhvillimit te Biznesit i Marketeve "Conad" - Pronatyra Treg, siguron mbarevajtjen e veprimtarise se marketeve, ne perputhje me politikat dhe strategjite baze te shoqerise, me qellim nje fitim te qendrueshem te saj.

Pergjegjesite Kryesore:

  • Motivimi i stafit me qellim arritjen e objektivave te shitjes.
  • Menaxhimi i niveleve te inventarit dhe marrja e vendimeve per kontrollin e inventarit si dhe kryerjen e procesit te inventarizimit. Ekzekutimi i tre deri ne kater Inventareve ne vit.
  • Zhvillimi dhe ruajtja e marredhenieve me furnitoret, negocimi me ta per kontratat vjetore.
  • Buxheti, ndjekja dhe monitorimi, asistenca ne perpilim te planit te buxhetiti.
  • Analiza e produkteve dhe percaktimi i marzheve. Kryerjen e analizave mbi shitjet, interpretimin e ecurise dhe projektimin e shitjeve te pritshme si dhe pergatitjen e raporteve per keto analiza dhe komunikimit te tyre me Administratorin dhe Departamentin e Finances.
  • Perfshihet ne procesin e intervistimit te stafit te Pikave te shitjes , kryen vleresime te performances si dhe siguron trajnimin dhe zhvillimin tyre.
  • Siguron standarde cilesore per sherbimin ndaj klientit.
  • Monitorimin e zbatimit te kerkesave ligjore qe lidhen me shendetin dhe sigurine e ushqimit.
  • Marrja e masave dhe ngritja e strategjive per sa i perket ankesave dhe komenteve te klienteve.
  • Sjellja e ideve dhe propozimi i ofertave si dhe promocioneve te ndryshme te cilat mund te rrisin performancen e shitjeve, organizon evenimente speciale ne funksion te shitjeve.
  • Organizon mbledhje periodike me stafin per Vlersimin e Punes se tyre ne raport me detyrat e caktuara si dhe merr pjese ne mbledhjet e nivelit menaxherial te shoqerise.
  • Perditeson koleget mbi performancen e biznesit, iniciativat e reja dhe çdo çeshtje me rendesi.
  • Viziton dyqanet ne menyre te vazhdueshme, bisedon me stafin dhe konsumatoret kur eshte e nevojshme duke identifikuar dhe zgjidhur problemet.
  • Monitoron ecurine e tregut te supermarketeve dhe vlerseson konkurencen duke qene i azhornuar me Ҫmimet, Ofertat, pozicionimet e Marketeve dhe iniciativat promovuese te furnitorve.
  • Rekomandon dhe ndermerr veprime ne funksion te zgjerimit te rrjetit tone te P.Shitjeve.
  • Pergatitja e raporteve dhe analizave te ndryshme te kerkuara nga Administratori.        
  • Analiza e Asortimenit si edhe permirsimi i Stokut te Marketeve.
  • Ҫdo iniciative qe do te ule shpenzimet pa prekur shitjet.
  • Pergatitja e raportit te trafikut te klienteve ne menyre qe te pergatiten oferta rrufe per ditet me qarkullim te ulet.
  • Reduktimi i Skadencave, duke permiresuar kontratat me furnitoret dhe mundesine e kthimit te mallit te skaduar, ose duke i veçuar fizikisht mallrat me skadence te afert dhe pergatitjen e ofertave per to apo ide te tjera te propozuara.
  • Eliminimi i demtimit te pasurise se kompanise ne pikat e shitjes, perforcimi i nje sjellje etike ne pune, raportimi i ngjarjeve te pa deshiruara dhe propozimi per marrjen e masave te nevojshme.
  • Zgjerimin e segmenteve te klienteve, duke lobuar per furnizimin e bizneseve, organizatave nderkombetare prane Pronatyra Treg per blerjet e tyre.

Funksione te tjera

  • Pergatitja e analizave periodike te perfomances se marketit.
  • Raportimi korrekt dhe ne kohe tek eproret per elementet qe kane te bejne me performancen e pikes se shitjes dhe ndjekjen e konkurrences direkte.
  • Monitorimi nga afer i ecurise se konkurenteve.
  • Zbatimi me pergjegjshemeri i politikave te shoqerise ne marredhenie me furnitoret, duke mbrojtur gjithmone interesat e shoqerise.

Punedhenesi siguron akomodimin dhe kushtet e tjera te nevojshme per te krijuar ambient te pershtatshem jetese dhe pune.

Ju mendoni se jeni i/e duhuri/a?

HR Partners është kontraktuar për rekrutimin dhe ju ftojmë të aplikoni duke dërguar CV-në tuaj permes sistemit Apliko



Afati i fundit për aplikim: 17.07.2019.

HR Partners (Pjese e Portal Pune Sh.p.k) është kompani e specializuar e shërbimeve të rekrutimit për Burimet Njerëzore. Misioni ynë është të menaxhojë talentin për rritje të qëndrueshme, me qëllim të ndërtimit të marrëdhënieve të afërta me vlera të qëndrueshme. Ne synojmë të sigurojmë, mbajmë dhe radhisim talentin kundrejt qëllimeve strategjike të klientëve tanë, derisa mbështesim kandidatët individualë për të aktualizuar potencialin e tyre, për të menaxhuar aspiratat e tyre dhe arritur aspiratat e tyre të karrierës. Mbajtja dhe përkushtimi i klientëve është fokus i praktikës sonë.

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook