Log in
X

Company Name

Monego LLC

Phone Number

+381 38 777 888

Company Place

Prishtinë

Specialist i Shërbimit për Klient në Teren

Specialist i Shërbimit për Klient në Teren

Information

Publish Date

11.06.2019

End Date

25.06.2019

Categories

Të tjera...

Job Places

Të gjitha qytetet

Job Description

Specialist i Shërbimit për Klient në Teren

Monego ShPK është kompani që ofron shërbime financiare, duke përfshirë kredi të shpejta konsumuese “Pagesa një-herësh” në tregje në zhvillim. Më një eksperiencë të dëshmuar dhe me zyrat kryesore në Prishtinë, kompania për qëllim ka ofrimin e kredive konsumuese dhe shërbimeve tjera mikrofinanciare për individ privat me një proces të kreditim të përshtatshëm për konsumatorët.

Me ekip të përbërë nga ekspertë të teknologjisë financiare, IT dhe shërbimit për klientë, Monego ShPK ofron një ambient inovativ, shoqëror dhe mbështetës me një mundësi për të mësuar dhe për tu zhvilluar profesionalisht. Për shkak të zgjerimit tonë si kompani, ne i ftojmë kandidatët ambicioz për të aplikuar në pozitën e Specialist i Shërbimit për Klient në Teren.

Kompania do të ofrojë:

  • Pajisje moderne
  • Pajisje dhe mjete të teknologjisë së lartë
  • Pagë konkurruese
  • Mundësi zhvillimi profesionalisht në një kompani vazhdimisht në rritje

Pozita:

Ne jemi duke kërkuar Specialist i Shërbimit për Klient në Teren për ta përfaqësuar kompaninë tek klientët tanë në tërë territorin e Kosovës. Specialisti do të jetë përgjegjës në asistimin e klientëve me produktet financiare të kompanisë dhe duke e bërë shërbimit e kreditimit shumë më të lehtë.

Specialisti duhet të jetë person aktiv, me aftësi shumë të mira komunikuese duhet të jetë analitik, dhe veçanërisht pasionant.

Përgjegjësit kryesore:

  • Ti raportoj direkt Menaxherit të Shërbimit për Klientë;
  • Të rekrutojë klientë të rinj në terren përmes aplikimit online;
  • Ofron informacione për klientë në lidhje me shërbimet dhe produktet e kompanisë;
  • Të krijoj shitje për kompaninë;
  • Viziton klientët sipas planit të shitjes së kompanisë;
  • Kupton dhe i respekton procedurat e komunikimit, udhëzimet dhe politikat e kompanisë;
  • Vlerëson mundësin e kreditimit dhe sigurohet që aplikacionet janë të kompletuar;

Kualifikimet e kërkuara:

  • Eksperience në fushën e shërbimit për klientë dhe e preferueshme BA në fushën relevante;
  • Preferohet të ketë përvojë pune në shitje apo marketing;
  • Eksperienca në kredi-dhënie është një përparësi, por jo e domosdoshme.

Kompania është e determinuar në ofrimin e një ambienti me diversitet dhe të qenurit punëdhënës të barabartë na bënë krenar. Të gjithë kandidatët e kualifikuar do të konsiderohen për punësim në kompaninë tonë pa dallim race, ngjyre, besimi apo gjinie.

Si të aplikoj?

Kandidatët që e shohin veten si të përshtatshëm për këtë pozitë dhe që mendojnë se do të kontribonin dhe besonin në kulturën e kompanisë janë të inkurajuar të aplikojnë në email adresën hr@monego.com, me subject “Agjent i shitjes– Emri i Kandidatit”, duke përfshirë:

  • CV e përditësuar, dhe
  • Përgjigjen për pyetjen në vijim:
  • Na tregoni një apo dy gjëra interesante lidhur me ju të cilat nuk mund ti mësojmë nga CV e juaj?

Data e fundit për aplikim është 25 Qershor 2019. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

I mirëpresim aplikacionet e juaja!

Expired

Share

Advertising