Log in
X

Company Name

Ministria e Integrimit Europian

Phone Number

038 200 27- 062

Company Place

Prishtinë

Zyrtar i Pasurisë

Zyrtar i Pasurisë

Information

Publish Date

14.06.2019

End Date

17.06.2019

Categories

| Ministri

Job Places

Prishtinë

Job Description

Republika e Kosovës

Republika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada – Government

Ministria e Integrimit Evropian

Ministarstvo Evropske Integracije/ Ministry of European Integration

___________________________________________________________________________                                              

MINISTRIA E INTEGRIMIT EVROPIAN shpallë KONKURS  për këtë vend të punës:

 

Titulli i pozitës:             Zyrtar i Pasurisë

Numri i referencës:     06/2019/DBF /MIE

Grada e vendit punës: Niveli Profesional 2

Koeficienti:                    7

 

Qëllimi vendit të punës:

  • Evidentimi dhe administrimi i pasurisë së institucionit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Regjistron dhe administron pasurinë e institucionit në pajtim me procedurat e përcaktuara ligjore ; 20%
  2. Përcjell lëvizjen e pasurisë dhe ofron informacione të duhura lidhur me lëvizjen e pasurisë dhe përgatitë gjithë dokumentacionin për lëvizjen e pasurisë- tjetërsimit; 15%
  3. Kontrollon dhe mirëmban të gjitha informatat e nevojshme për pasurinë në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi ; 15%
  4. Bashkëpunon me zyrtaret për pranimin e pasurisë dhe me zyrtarët e financave për sigurimin e të dhënave të sakta dhe detajuara për pasurinë; 10%.
  5. Përgatitë dhe ofron të dhëna mbi vlerat e regjistruara të pasurisë për nevoja të raportimit financiar 15%.
  6. Në çdo fund viti dhe sipas nevojës i regjistron të dhënat mbi pasurinë në regjistrin e pasurisë pasi që pasuritë të jenë klasifikuar dhe të jenë kryer vlerësimet nga ana e komisionet përkatëse;10%.
  7. Bene zotimin e mjeteve ne baze te CPO te përgatitura nga zyrtaret financiar 10%;
  8. Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikqyersi;5%

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:

  • Diplomë universitare ne ekonomi dhe së paku dy (2) vite përvojë pune.
  • Njohuri profesionale specifike në menaxhimin dhe administrimin e pasurisë;
  • Aftësi në zgjidhjen e problemeve për çështjet teknike ose procedurale që dalin nga procesi i punës;
  • Aftësia për të organizuar punën e vet dhe për te koordinuar stafin e nivelit administrativ;
  • Shkathtësi hulumtuese , analitike dhe të vlerësim të informacionit;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Ministria e Integrimit Evropian ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Shërbimi Civil i Republikës së Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcionalë organet e shërbimit civil të administratës publike, qendrorë dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3të Ligjit Nr..03/L-149 mbi shërbimin Civil të Republikës së Kosovës

Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional ne organet e shërbimit civil siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten dokumentet përcjellëse si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit, Dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale ( diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), Dëshminë e përvojës së punës, dy referenca.

Kërkesa për punësim dhe përshkrimi i punës mund të merret në Divizionin e Burimeve Njerëzore, Rr.Ukshin Hoti nr.120 Prishtinë.

Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen: http://mei-ks.net

Dokumentacioni duhet të dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore, Rr.Ukshin Hoti nr.120 Prishtinë.

Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm..

Kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do ti nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit me gojë.

Kohëzgjatja e emërimit sipas LSHC, duke përfshirë periudhën e punës provuese 1 vjeçare.

Afati i konkurrimit është prej datës 03.06.2019 deri me datë 17.06.2019 deri në orën 16:00.

Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohen.

Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 038 200 27-006

Share

Advertising