Log in
X

Company Name

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Phone Number

038/200 32 555

Company Place

Prishtinë

Zyrtar/e i/e lartë për përkthime, Zyrtar/e për administrimin e kimikateve, Zyrtar/e për planifikim hapësinor

Zyrtar/e i/e lartë për përkthime, Zyrtar/e për administrimin e kimikateve, Zyrtar/e për planifikim hapësinor

Information

Publish Date

06.06.2019

End Date

14.06.2019

Categories

Ministri

Job Places

Prishtinë

Job Description

Duke u bazuar në Ligjin me Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës Neni 11 paragrafi 1 dhe 2 dhe Rregulloren Nr.02/2010 për Procedurat  e Rekrutimit në Shërbimin Civil, me datë  31.05.2019  bën:

SHPALLJEN E REKRUTIMIT

Për plotësimin e vendeve  të lira të punës  

Titulli i Vendit te Punës: Zyrtar/e  i/e  lartë për përkthime (Kodi: IN/110)
Kategoria funksionale dhe grada e vendit të punës
Koeficienti: 8.00
Kohëzgjatja e emërimit: Nëpunësi i karrierës (përhershëm) - periudha provuese: dymbëdhjetë (12) muaj
Nr.Referencës së vendit të punës: MMPH - 6/2019
Përgjegjësitë mbikëqyrëse:  Nuk ka
Departamenti: Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme
Raporton tek: Udhëheqësi i Divizionit për Teknologji Informative dhe Shërbime Logjistike
Orari i punës: I plotë
Vendi: Prishtinë

Qëllimi i vendit të punës:
Përkthimi i dokumenteve zyrtare si dhe përkthimi simulant ne takime zyrtare nga gjuha shqipe në gjuhën serbe dhe anasjelltas.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
1.Harton dhe zhvillon planin e punës ne pajtim me mbikëqyrësin e drejtpërdrejt për zbatimin e detyrave te përcaktuara ne baze te objektivave dhe jep rekomandime për realizimin e këtyre objektivave;
2.Ofron përkthimin e të gjitha akteve juridike, dokumenteve dhe shkresave të ndryshme që publikohen nga MMPH, nga gjuha shqipe në gjuhën serbe dhe anasjelltas;  
3. Kryen detyra sipas kërkesës në fushën profesionale të përkthimit dhe të përshtatjes së formës së shkruar nga gjuha shqipe në gjuhën serbe dhe anasjelltas;   
4.Në rast nevoje përkthen si simulantë për nevoja të zyrës për publikim dhe MMPH-së dhe interpretojnë tekstet e shkruara nga gjuha shqipe në atë serbe dhe anasjelltas;
5.Bën përkthimin e dokumenteve dhe shkresave të ndryshme që janë në kompetencë të MMPH, sidomos të teksteve juridike, korrespodencën e shkruar nga gjuha shqipe në atë serbe dhe anasjelltas;  
6.Kryen detyra në fushën e përkthimit konsekutiv dhe simulant nga gjuha shqipe në gjuhën serbe dhe anasjelltas për të gjitha aktivitetet të cilat zhvillohen në MMPH;
7.Përgatitë raporte javore, mujore dhe vjetore për punën e vet të kryer;
8.Kryen pune tjera me kërkesë te udhëheqësit te divizionit.

Kualifikimi i kërkuar
Diplomë universitare: : Fakulteti i filologjisë apo shkenca shoqërore.

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen
-Njohuri të thella dhe të specializuara, të fituara përmes shkollimit universitar në fushën përkatëse, dhe së paku tre (3) vite përvojë pune ne përkthime nga gjuha shqipe ne gjuhen serbe dhe anasjelltas.
-Aftësi për të bërë hulumtime për të përgatitur përmbledhje dhe analiza të informacionit dhe të identifikojë opsionet relevante për përkrahjen e vendimeve dhe rekomandimeve të nivelit më të lartë në kuadër të njësisë organizative.
-Aftësi për të punuar dhe komunikuar me autoritete brenda dhe jashtë institucionit të nivelit të njëjtë për shkëmbimin e informatave dhe zhvillimin e punës në fushat me interes të përbashkët, dhe ofrimin e këshillave në çështjet e caktuara.
-Të jetë energjik, të ketë shkathtësi të mira ndër njerëzore dhe të jetë i /e gatshëm  të punojë me orar fleksibil të punës dhe trysni kohe.
-Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Outlook);
-Njohja e gjuhës serbe (me shkrim dhe me gojë) është e obligueshme;
-Njohja e njërës prej gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës (me shkrim dhe me gojë) është e domosdoshme.


Titulli i Vendit te Punës: Zyrtar/e  për administrimin e kimikateve (Kodi: AI/650)
Kategoria funksionale dhe grada e vendit të punës
Koeficienti: 7.00
Kohëzgjatja e emërimit: Nëpunësi i karrierës (përhershëm) - periudha provuese: dymbëdhjetë (12) muaj
Nr.Referencës së vendit të punës: MMPH - 7/2019
Përgjegjësitë mbikëqyrëse: Jo
Departamenti: Mbrojtjes së Mjedisit dhe Ujërave
Raporton tek: Udhëheqësi i  Divizionit për  Mbeturina  dhe Kimikate
Orari i punës: I plotë
Vendi: Prishtinë

Qëllimi i vendit të punës:
Të hartoj legjislacionin për menaxhimin e kimikateve dhe në veçanti kimikateve të rrezikshme, te përgatitë lejet për kimikatet, dergjente si  dhe  të përmbushë detyrat tjera të punës.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
1.Është përgjegjës të hartoj draftet e akteve ligjore, nënligjore për menaxhimin e kimikateve dhe dokumenteve të  tjera të  nevojshme për kimikate;
2.Është përgjegjës të planifikoj punët, hartoj planin e punës dhe ndërmerr masat për zbatimin e tij, të përgatit, organizoj aktivitetet në fushën e menaxhimit të kimikateve, bënë mbikëqyrjen dhe vlerëson realizimin e projekteve, si dhe bënë raportet për to;
3.Është përgjegjës të pranoj dokumentet për kërkesat e palëve lidhur me lejet për kimikate dhe mban evidencën e dokumentacionit për përgjigjet ndaj palëve;
4.Është përgjegjës të krijoj dosjet me dokumentacionin e palës t’i kompletoj dhe i ruan sipas afatit ligjorë, mbledh shënime, ato i përpunon dhe sistemon;
5.Është përgjegjës të komunikoj me stafin e divizioneve, informon për afate dhe termine të caktuara lidhur me punën e grupeve punuese apo komisioneve, bën raporte procese dhe po të njëjtat i sistemon dhe i bënë të njohura për udhëheqësin e tij;
6.Është përgjegjës, që sipas urdhëresës të merr pjesë në vlerësimet e kërkesave dhe projekteve lidhur me lëshimin e pëlqimeve, lejeve dhe autorizimeve, që është në kompetencë të divizioni;
7.Ndihmon udhëheqësin e divizionit gjatë përgatitjes së planit vjetor dhe dinamik të punës, raportit vjetor dhe raporteve tjera;
8.Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së udhëheqësit të divizionit për mbeturina dhe  kimikate.

Kualifikimi i kërkuar  
Diploma e fakultetit, drejtimi: inxhinieri e kimisë, ose inxhinier i teknologjisë.

Aftësitë dhe atributet tjera që kërkohen
-Njohuri të thella dhe të specializuara, të fituara përmes shkollimit universitar në fushën përkatëse, dhe së paku dy (2) vite përvojë pune.
-Aftësi për të bërë hulumtime për të përgatitur përmbledhje dhe analiza të informacionit dhe të identifikojë opsionet relevante për përkrahjen e vendimeve dhe rekomandimeve të nivelit më të lartë në kuadër të njësisë organizative.
-Aftësi për të punuar dhe komunikuar me autoritete brenda dhe jashtë institucionit të nivelit të njëjtë për shkëmbimin e informatave dhe zhvillimin e punës në fushat me interes të përbashkët, dhe ofrimin e këshillave në çështjet e caktuara.
-Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Outlook);
-Njohja e njërës prej gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës (me shkrim dhe me gojë) është e domosdoshme, njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi.


Titulli i Vendit te Punës: Zyrtar/e për planifikim hapësinor (Kodi: AI/720 )
Kategoria funksionale dhe grada e vendit të punës
Koeficienti: 7.00
Kohëzgjatja e emërimit: Nëpunësi i karrierës (përhershëm) - periudha provuese: dymbëdhjetë (12) muaj
Nr.Referencës së vendit të punës: MMPH - 8/2019
Përgjegjësitë mbikëqyrëse: Jo
Departamenti: Departamenti i Planifikimit Hapësinor, Ndërtim dhe  Banim
Raporton tek: Udhëheqësi i Divizionit të Planifikimit Hapësinor
Orari i punës:  I plotë
Vendi: Prishtinë

Qëllimi i vendit të punës:
Zhvillimi i aktiviteteve në funksion të arritjes së planifikimit të qëndrueshëm hapësinor dhe urbanistik.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
1.Monitoron zbatimin e kornizës ligjore ne Planet Hapësinore për  Zonat e Veçanta, Zonat e Veçanta të Mbrojtura dhe Sipërfaqet e mbrojtura duke përgatitur Raporte Periodike Monitoruese;                  2.Analizon dhe studion trendët zhvillimore në fushën e planifikimit hapësinor me fokusim të veçantë në trashëgiminë kulturore dhe natyrore;           
3.Vlerëson Planet Zhvillimore Komunale dhe Hartat Zonale të Komunave duke u fokusuar në raportin sektorial të trashëgimisë kulturore dhe natyrore;
4.Ndihmon bashkëpunimin me institucionet tjera për sigurimin e informatave lidhur me fazat dhe nivelin e zbatimit të projekteve për arritjen e qëllimeve dhe objektivave të deklaruara në Planin Hapësinor të Kosovës dhe Planet Hapësinore për Zona të Veçanta;
5.Merr pjesë në procesin e hartimit të Raportit Vjetor Monitorues të Zbatimit të Planit Hapësinor të Kosovës dhe Raporteve Vjetore Monitoruese të Zbatimit të Planeve Hapësinore për Zona të Veçanta; 6.Përgatitë procesverbalet dhe raportet e periodike;
7.Shqyrtimi kërkesave për kushte ndërtimore për projektet e kategorisë III-të duke u fokusuar ne Planet Hapësinore te Zonave të Veçanta;
8.Sipas kërkesës kryen edhe detyra tjera kur kërkohen nga Udhëheqësi i Departamentit të Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit dhe  Udhëheqësi i Divizionit të Planifikimit Hapësinor.

Kualifikimi i kërkuar
Diplomë universitare nga Fakulteti i Arkitekturës.

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen
-Njohuri të thella dhe të specializuara, të fituara përmes shkollimit universitar në fushën përkatëse, dhe së paku dy (2) vite përvojë pune;
-Aftësi për të bërë hulumtime për të përgatitur përmbledhje dhe analiza të informacionit dhe të identifikojë opsionet relevante për përkrahjen e vendimeve dhe rekomandimeve të nivelit më të lartë në kuadër të njësisë organizative;
-Aftësi për të punuar dhe komunikuar me autoritete brenda dhe jashtë institucionit të nivelit të njëjtë për shkëmbimin e informatave dhe zhvillimin e punës në fushat me interes të përbashkët, dhe ofrimin e këshillave në çështjet e caktuara;
-Aftësi për punë me kompjuter si Microsoft Office ( Word, Excel, Power Point, Outlook, etj);
-Njohja e njërës prej gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës (me shkrim dhe me gojë) është e domosdoshme, njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi.
____________________________________________________________________________
Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:  Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin e lartë dhe kanë aftësi profesionale për kryerjen e detyrave. Pranimi në Shërbimin Civil të Kosovës mund të kryhet deri në një (1) vit para moshës së pensionimit.
Procedurat e Konkurrimit: Procedura e konkurrimit është e hapur për kandidatët e jashtëm si dhe nëpunës civil ekzistues.
Data e mbylljes së konkursit: Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit në web faqen e MMPH-së dhe shtypin ditor. Data e mbylljes së konkursit me 14.06.2019.
Paraqitja e kërkesave: Formularët për aplikim mund të merren në recepcionin e MMPH-së, ose mund të tërhiqen nga web faqja e MMPH-së në adresën http://mmph.rks-gov.net/ dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: Ndërtesa e ish Rilindjes Kati 16 Nr. Zyrës 1617 – Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 8:00 – 16:00. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr.tel. 038/200 32 555.
Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten: Kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit të kualifikimit (diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i),  përvojës së punës, si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme sipas konkursit, përderisa kandidati i suksesshëm duhet të sjell për plotësim të dosjes personale dhe: origjinalin e vërtetimit mjekësore dhe certifikatën që nuk është nën hetime.

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional  në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.
Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen në afat ligjor nga personeli i Divizionit të Burimeve Njerëzore. Kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do ti nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit e të cilët duhet të sjellin për konfirmim të gjitha dokumentet origjinale. Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të mbylljes së shpalljes, nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen.

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook