Log in
X

Company Name

Ministria e Financave

Phone Number

038/200/34/299

Company Place

Prishtinë

Analist i lartë standardeve të Auditimit

Analist i lartë standardeve të Auditimit

Information

Publish Date

03.06.2019

End Date

13.06.2019

Categories

Ekonomi

Job Places

Prishtinë

Job Description

Republika e Kosovës

Republika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

 Ministria e Financave -Ministarstvo za Finansija-Ministry of Finance

Ministria e  Financave, mbështetur në Ligjin nr. 03/L-149, “Për Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës”, dhe Rregullores nr. 02/2010, “Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil”, me qëllim të realizimit të procedurave të rekrutimit për pozitën e caktuar,  Shpallë këtë:

KONKURS

  1. Divizioni për raportim Financiar

Titulli i pozitës: Analist i lartë standardeve të Auditimit (1 pozitë)

Numri i referencës: 17/2019/ DRF/MF

Grada e vendit punës: Niveli profesional

Koeficienti: 8

Detyrat dhe Përgjegjësit:

  • Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të Divizionit për raportim financiar dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e objektivave të njësisë;
  • Kryen detyrat e parapara në planet e punës të miratuara, brenda afateve kohore të caktuara;
  • Siguron dhe i mban të azhurnuara Standardet e Auditimit duke pasur parasysh nevojën dhe mjedisin afarist në Kosovë;
  • Analizon nevojën e mjedisit afarist për të hartuar dhe azhurnuar ndonjë standard të ri dhe analizon aplikimin e standardeve të aprovuara, si dhe sipas nevojës ndërmerr masa konkrete;
  • Ofron mbështetje teknike dhe profesionale për KKRF, Bordit mbikëqyrjes publike apo të komisioneve përkatëse, edhe duke ofruar këshilla në fushën e ekspertizës së kërkuar;
  • Kujdeset për regjistrin e auditorëve dhe firmave të Auditimit;
  • Koordinon punës me pjesët e tjera të institucionit dhe komunikon, sipas nevojës me autoritete e jashtme;
  • Kryen edhe punë dhe detyra tjera të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga  mbikëqyrësi i drejtë për drejtë;
  • Raporton për pumën dhe aktivitetin në baza të rregullta sipas kërkesave.

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:

  • Njohuri të thella  dhe të specializuara në fushën profesionale specifike , të fituar përmes arsimimit universitar;
  • Njohuri të legjislacionit të aplikueshëm për fushën e Auditimit;
  • Aftësi në zgjedhjen e problemeve për çështjet teknike , profesionale ose procedurale që dalin nga procesi i punës;
  • Aftësi për të organizuar punën, koordinuar, punuar në Grup dhe puna në presion;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulimin e rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve ( Word, Excel, power point, Access);
  • Diplomë Universitare, Fakulteti ekonomik ose administrim biznesi ;
  • Minimum tre (3) vite përvojë pune profesionale ;

INFORMATË E PËRGJITHSHME  PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Ministria e Financave  ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës  dhe mirëpret aplikacionet  nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë  për përfaqësim të drejtë dhe proporcional  në organet e shërbimit civil siç specifikohet  në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149  për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten  dokumentet përcjellëse  si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit, Dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale ( diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), letërnjoftimin, Dëshminë e përvojës së punës dhe dy referenca.

Kërkesa për punësim dhe përshkrimi i punës mund të merret në recepcionin e  ndërtesës së  Qeverisë së Republikës së Kosovës (rruga Nëna Terezë p.n.). Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen : mf.rks-gov.net

Dokumentacioni duhet të dorëzohen në Divizionin e burimeve njerëzore, Ndërtesa e Qeverisë, kati i XII, zyra nr. 1207.

Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.

Për  shkak të  numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do ti nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit.

Kohëzgjatja e emërimit sipas LSHC, duke përfshirë periudhën e punës provuese  1 vjeçare.

Afati i konkurrimit është prej datës  30/05/ 2019 deri me datë  13/06/ 2019, deri në orën 16:00.

Konkursi  është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit.

Kërkesat e dërguara  pas datës së fundit të  konkurrimit nuk do të pranohen.

Për informata shtesë,  ju lutemi telefononi në numrat: 038/200/34/196; 038 200 34 155.

Expired

Share

Advertising