Log in
X

Company Name

HIB PETROL SH.P.K

Phone Number

049/949-300, 038/777-777

Company Place

Ferizaj

BANAKIERE (F), NDIHMËS KUZHINIERE (F)

BANAKIERE (F), NDIHMËS KUZHINIERE (F)

Information

Publish Date

14.05.2019

End Date

28.05.2019

Categories

| Hoteleri

Job Places

Prishtinë

Job Description

Me qëllim të ofrimit të shërbimeve me efikase ndaj kërkesave të shtuara për sezonin veror Korporata HIB Petrol Sh.P.K. shpall konkurs për pozitat në të gjitha njësitë :

 

1. BANAKIERE (F)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të merr porosinë nga kamarieri;
  • Të përgatisë pijet e nxehta si dhe ato alkoolike dhe jo-alkoholike në përputhje me standardet e Picerisë;
  • Të sigurohet që hapësira e banakut të jetë e rregulluar dhe e pastruar gjatë gjithë kohës;
  • T’i lajë gotat, filxhanat dhe pjesët tjera aksesore që përdoren për pije.
  • Të sigurohet që bari të jetë i furnizuar gjatë gjithë kohës me artikujt e nevojshëm;
  • T’i përfundojë detyrat shtesë që janë të nevojshme për një funksionim efikas të punës së picerisë;
  • Të jetë në gjendje të pranojë përgjegjësi dhe detyra shtesë që i caktohen nga Udhëheqësit e picerisë

Kushtet:

  • Të ketë përfunduar shkollimin e mesëm, përparësi me shkollim hoteleri;
  • Të këtë përvojë pune së paku 1 vit;
  • Të jetë bashkëpunues dhe kolegiale;
  • Të jëtë ambicioz për punë;
  • Mos të ketë pengesa ligjore për punë.

 

2. NDIHMËS KUZHINIERE (F)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Vëzhgon dhe pastron hapësirat e përgatitjes së ushqimit, siç janë pajisjet dhe sipërfaqet ku punohet, apo hapësirat e servimit për të siguruar kushte të sigurta dhe higjienike gjatë përgatitjes së ushqimit.
  • Përkujdeset që ushqimi të jetë i ruajtur dhe zier në temperaturë të duhur, duke rregulluar temperaturat e furrave, skarave dhe pajisjeve tjera.
  • Përkujdeset për freskinë e ushqimit dhe përbërësve tjerë duke kontrolluar cilësinë, mbajtjen nën kujdes të artikujve të vjetër dhe të rinj dhe duke bërë zhvendosjen/rrotullimin e artikujve.
  • Përgadit dhe zien/pjek ushqimin sipas recetave, vlerësimit personal dhe përvojës.
  • E ndan, rregullon dhe dekoron ushqimin si dhe ua servon atë kamerierëve apo mysafirëve
  • Kryen edhe punë tjera sipas kërkesave të menaxherit të drejtpërdrejtë

Kushtet:

  • Të ketë përfunduar shkollimin e mesëm, përparësi me shkollim hoteleri
  • Të këtë përvojë pune së paku 1 vit;
  • Të jetë bashkëpunues dhe kolegiale;
  • Të jëtë ambicioz për punë;
  • Mos të ketë pengesa ligjore për punë;

Të gjithë kandidatët e interesuar për këto pozita mund të aplikojnë duke dërguar aplikacionin dhe CV :

Online: përmes web faqës: http://hibpetrol.com/mundesi-punesimi/  ose duke dërguar aplikacionin në pikën më të afërt të HIB Petrol-it.

Expired

Share

Advertising