Log in
X

Company Name

Mercurius Consulting

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Real Estate Agent

Real Estate Agent

Information

Publish Date

14.05.2019

End Date

24.05.2019

Categories

| Shitje

Job Places

Prishtinë

Job Description

POZITA:                            Real Estate Agent

REFERENCA:                    MC-024-19

QYTETI:                            Prishtinë

NR. I POZITAVE:               2

 

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit / motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë në Industrinë e Agjencive të Patundshmërive, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Real Estate Agent.

PËRGJEGJËSITË:

  • Të dalë në teren dhe të siguroj oferta të pronave për shitje ose qira si shtëpi, banesa, objekte afariste dhe toka.
  • Të bëjë negocimin dhe përgatitjen e dokumentacionit për realizimin shitjes ose qira dhënies.
  • Të kuptojë nevojat e sakta të klientit, specifikat teknike, buxhetet dhe kufizimet gjeografike.
  • Të përgatis përmbajtjen tekstuale të të dhënave të pronës së bashku me fotografitë dhe t’i postoj në sistemin online të shitjes.
  • Të këshillojë blerësit dhe shitësit e pronave për praktikat më të mira dhe strategjitë e çmimeve.
  • Të përpilojë raportin e shitjeve.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Preferohet t`i ketë të përfunduara studimet bachelor në Patundshmëri apo Administrim Biznesi.
  • Minimum 1 vit përvojë pune si agjent i shitjes apo në industri të ngjashme.
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office.
  • Personalitet të sinqertë për t’i ndihmuar njerëzit të gjejnë pronat e ëndrrave të tyre.
  • Aftësi të mira prezantuese, bindëse dhe negociuese.
  • Patentë shoferi valide.

OFERTA:

  • Paga bazë, si dhe bonusi atraktiv varësisht nga performanca.
  • Orari i punës prej të hënës deri të premten.
  • Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
  • Mundësi për të punuar në një kompani me përvojë të madhe dhe ekip profesionist.

APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 24.05.2019. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

 

Expired

Share

Advertising