Log in
X

Company Name

IPKO

Phone Number

+ 381 38 700 700

Company Place

Prishtinë

Zyrtar/e e Menaxhimit të Zinxhirit të Furnizimit me Telefona

Zyrtar/e e Menaxhimit të Zinxhirit të Furnizimit me Telefona

Information

Publish Date

10.05.2019

End Date

22.05.2019

Categories

Shitje

Job Places

Prishtinë

Job Description

Zyrtar/e e Menaxhimit të Zingjirit të Furnizimit me Telefona i raporton menaxherit/es për Zhvillimin e Produkteve dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Përcjellja e trendeve botërore të tregut të telefonave mobil dhe aksesorëve
  • Menaxhimi i buxhetit dhe përgatitja e buxhetit për miratim nga menaxhmenti
  • Sigurimi i telefonave dhe aksesorëve të ndryshëm dhe të shumëllojshëm, si dhe i pajisjeve të tjera elektronike dhe të ngjashme, për shitje përmes kanaleve të IPKO-s
  • Përfshirja në të gjitha punët që kanë të bëjnë me telefonat mobilë: produkte, servisim, stok, shitje, marketing, financa, prokurim
  • Parashikimi lidhur me telefona mobil për kompaninë (rezidencial, të biznesit dhe të e-tregtisë)
  • Negocimi me furnitorë
  • Menaxhimi i zinxhirit të furnizimit me telefona mobilë dhe pajisje të tjera të ngjashme
  • Menaxhimi i stokut aktiv (rezidencial, të biznesit dhe të e-tregtisë)
  • Kontrollimi i modeleve të reja të industrisë, përditësimi mujor i portofolios me modele të reja
  • Menaxhim i të gjitha aktiviteteve të projekteve që kanë të bëjnë me telefona mobil së bashku me shërbimet tjera të IPKO-s si dhe aksesorëve dhe pajisjeve tjera të ngjashme në kompani.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Njohuri të shkëlqyera për menaxhimin e projekteve, si dhe të ketë njohuri të shkëlqyera dhe të jetë i pasionuar pas telefonave mobilë dhe aksesorëve
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze dhe nivel të avancuar të shkrimit
  • Njohuri të mira teknike për telefonat mobilë dhe trendet e tyre në treg
  • Aftësi për të punuar nën presion.
  • Kuptim të mirë të biznesit, aftësi për përgatitjen e analizave të fitimit dhe për përgatitjen e strategjive për vendosjen e çmimeve të telefonave dhe aksesorëve

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Shkollimi: Diplomë universitare/pas-universitare (master) në biznes, ekonomi ose marketing

Përvoja e punës: Përvojë në menaxhimin e zinxhirit të furnizimit me telefona 1 – 2 vite

Vendi i punës: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim është data 22.05.2019

Expired

Share

Advertising