Log in
X

Company Name

Kolegji Heimerer

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Asistent Hulumtues

Asistent Hulumtues

Information

Publish Date

09.05.2019

End Date

23.05.2019

Categories

| Administratë | Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

BPrAL Kolegji Heimerer

Bazuar në statutin si dhe në aktet tjera normative të brendshme të institucionit, BPrAL Kolegji

Heimerer shpall:

K O N K U R S

Titulli: Asistent Hulumtues

Departamenti: Zyra për Hulumtime

Kontrata: 1 vjeqare me mundësi vazhdimi

Orari: Plotë - 40 orë në javë

I raporton: Udhëheqësit të Zyrës

  1. ROLI

Asistimi i  Zyrës për Hulumtime me ekspertizë në hulumtime, ndihmën ndaj studentëve, dhe koordinimin e aspekteve tjera që ndërlidhen me arritjen e objektivave të Zyrës për Hulumtime.

  1. PËRGJEGJËSITË
  1. Hulumtimi dhe Asistimi në hulumtim
  1. Pjesmarrja, dhe asistmi në hulumtimeve të caktuara të cilat ndërmirren nga Kolegji Heimerer ose nën afiliacionin e Kolegjit Heimerer.
  2. Asistim në përkthimin e instrumenteve për hulumtim.
  3. Asistim në përfundimin e hulumtimeve të cilat kanë nevojë për përkrahje shtesë
  4. Gjetja e revistave shkencore potenciale ku mund të publikohen punimet e caktuara shkencore të studentëve ose të stafit mësimdhënës.

Indikatorët e performancës: Numri i studentëve të shërbyer me këshillime në SPSS, dhe metoda hulumtuese. Numri i takimeve të rregullta javore.

  1. Asistimi në Zyrën për Hulumtime
  1. Këshillim i studentëve në arritjen e objektivave të tyre hulumtuese, ndihmë me SPSS, analiza statistikore etj.
  2. Asistimi i mbikqyrësit në përkrahjen e dekanateve në arritjen e objektivave hulumtuese të dekanateve.
  3. Mbajtja e takimeve të rregullta javore (ose dyjavore) me studentë, me qëllim të avancimit të aftësive të tyre hulumtuese.
  4. Kryerja e detyrave tjera organizative dhe përkrahës, me qëllim të arritjes së synimeve të Zyrës për Hulumtime, në përputhje me kërkesat dhe sygjerimet e Udhëheqësit të Zyrës.
  5. Kryerja e detyrave tjera dokumentuese, që nevojiten sipas rregulloreve të kolegjit për Zyrën për Hulumtime dhe sipas kërkesës së mbikqyrësit

Indikatorët e performancës: Numri i publikimeve shkencore nga stafi i kolegjit heimerer nën afiliacionin e Kolegjit Heimerer.

  1. Asistimi në organizimin e Simpoziumeve dhe Konferencave Shkencore
  1. Asistimi në organizimin e simpoziumeve dhe konferencave shkencore
  2. Asistimi në pregaditjen e thirrjes për konferencë.
  3. Sygjerimet për dizajnim
  4. Promovimi i simpoziumeve/konferencave në rrjetet sociale
  5. Asistim në pregaditjen e dokumentacionit për akreditim të konferencave
  6. Asistim në hartimin e agjendës së konferencës
  7. Asistim në përzgjedhjen e studentëve vullnetarë për konferencë, dhe në organizmin, dhe trajnimin e tyre për kryer detyrat gjatë konferencës
  8. Asistim në rritjen e numrit të pjesmarrësve pasiv dhe aktiv në konferenca
  9. Vlerësimi dhe përpilimi i raporteve të konferencaveGjetja e sponzorëve potencial për simpozium
  1. Asiston në detyra të tjera të cilat i jepen nga mbikqyrësi në përputhje me planin afatgjatë të zyrës për hulumtime.

Indikatorët e performancës: Kryerja me sukses e Simpoziumit të Shkencave Shëndetësore. Numri i punimeve shkencore të prezantuara. Numr i pjesmarrësve. Numri i institucioneve tjera ndërkombëtare dhe vendore që janë përfshirë.

  1. NJOHURITË, AFTËSITË DHE PRIRJET
  1. Arsimimi: Bachelor në fushat përkatëse
  2. Përvoja: Përvojë të mjaftueshme në hulumtimet kuantitative, metodat hulumtuese dhe hulumtimet kualitative; përvoja në kontekstin ndërkombëtar është gjithashtu shumë e preferuar.
  3. Njohuritë: analizm të të dhënave, dizajnimin adekuat të hulumtimeve, në lëmitë ku ka kurrikulë intenzive të metodave hulumtuese, shkencave sociale dhe/ose shkencave shëndetësore, aftësi analitike, njohuri të avancuara të Gjuhës Angleze.
  4. Aftësitë Personale: Puna në ekip, e gatshme për të mësuar vazhdimisht, aftësi për zgjidhje të problemeve, dhe të ngjajshme.
  5. Aftësitë Teknike: SPSS, Microsoft Office, Internet, Shkathtësi në përdorimin e revistave shkencore, dallimin e menjëhershëm të studimeve shkencore nga studimet jo-shkencore në internet.
  6. Prirjet: Plotësisht transparent, integritet profesional, intuitë për respektimin e hierarkisë, dinamik, i drejtë, komunikativ, proaktive, besnik ndaj zyrës dhe institucionit.
  1. AMBIENTI LEHTESUES:
  2. Mirëbesimi dhe lidershipi i mbikqyrësit
  3. Bashkëpunimi me të tjerët
  4. Pavarsia e rregulluar dhe e mbikqyrur
  5. Pëkrahje të arsyeshme
  6. Rregulla të qarta dhe të kuptueshme
  7. Procedura Operative Standarde të Paracaktuara nga Mbikqyrësi
  8. Përkahje e mjaftueshme teknike (tavolinë të punës, kompjuter), dhe hapësirë e punës ku respektohet integriteti profesional dhe njerëzor.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë në info@kolegji-heimerer.eu dhe eleonora.maxhuni@kolegji-heimerer.eu , CV-në në formatin Europass ose një përshktim të njohurive që i ka për pozitën që aplikon, së bashku me dëshmitë për përvojën paraprake të punës dhe përgatitjen shkollore.

Dita e fundit për aplikim është 23.05.2019, në ora 17:00.

Dokumentet e pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim.

Kërkesat e dërguara  pas datës së fundit nuk do të pranohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kolegji Heimerer  ofron mjedis atraktiv  për punë arsimore  dhe profesionale dhe është një vend ideal për personat që kërkojnë të  aplikojnë  përvojën akademike edhe  profesionale. Kolegji Heimerer aplikon të drejta të barabarta në punësim për të  gjithë.

Share

Advertising