Log in
X

Company Name

Mercurius Consulting

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Customer Support Agent

Customer Support Agent

Information

Publish Date

08.05.2019

End Date

19.05.2019

Categories

Shitje

Job Places

Prishtinë

Job Description

POZITA:                            Customer Support Agent
REFERENCA:                    MC-023-19
QYTETI:                            Prishtinë


Mercurius Consulting
është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit / motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e teknologjisë për shërbime të shitjes online, kemi nevojë për individ entuziast për pozitën Customer Support Agent, të cilët janë të pasionuar për teknologjinë me një dëshirë të fortë për të mësuar aftësi të reja.

PËRGJEGJËSITË:

  • Të komunikojë në mënyrë efektive me klientët përmes live chat, emailit, telefonit dhe rrjeteve sociale për të adresuar pyetjet dhe çështjet e tyre.
  • Të përgjigjet në çështjet e shërbimit ndaj klientëve, të ofrojë një zgjidhje unike dhe inovative në lidhje me produktin apo shërbimin dhe shqetësimet e përgjithshme të klientëve.
  • Të ndihmojë klientët për çështje teknike të produkteve të teknologjisë informative dhe t’i udhëzoj ata rreth përdorimit të faqes sonë të internetit.
  • Të shërbejë si një kontakt primar për çështjet e konsumatorëve përbrenda showroom-it.
  • Të kuptojë nevojat e klientëve dhe të përgatisë porositë komfor kërkesave të tyre.
  • Të jetë i gatshëm për të kontribuar në vlerat e kompanisë dhe të ndihmojë ekipet tjera kur është nevoja.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Preferohet diplomë e nivelit bachelor.
  • Të ketë njohuri për trendet e fundit në fushën e teknologjisë informative.
  • Minimum 1 vit përvojë pune në shërbimin ndaj klientëve apo ekuivalente.
  • Aftësi shumë të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe (përparësi angleze).
  • Aftësi të lartë të ndjeshmërisë kur merret me problemet e klientëve.
  • Aftësi për të kryer dy apo më shumë detyra në të njëjtën kohë.
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizative për të punuar i pavarur dhe në grup, si dhe për t’u përgjigjur shpejtë në situata urgjente.

OFERTA:

  • Pagë atraktive.
  • Orari i punës prej të hënës deri të dielën, me 2 ditë pushim në javë.
  • Duhet të jetë në dispozicion për të punuar me nderime dhe në festa.
  • Sigurim shëndetësor vullnetar.
  • Laptop personal dhe pajisjet përcjellëse.
  • Mundësi për të punuar në një kompani me kulturë të madhe dhe që i njeh vlerat e punëtorëve.
  • Mundësi për të punuar me ekip fantastik.

APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 19.05.2019. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Expired

Share

Advertising