Log in
X

Company Name

Swiss Diamond Hotel, Prishtina

Phone Number

038/220-000 lokali 897

Company Place

Prishtinë

Menaxher i Trajnimeve/HR Menaxher

Menaxher i Trajnimeve/HR Menaxher

Information

Publish Date

07.05.2019

End Date

21.05.2019

Categories

Menaxher

Job Places

Prishtinë

Job Description

Në bazë të dispozitave të Ligjit të Punës Nr. 03/L-22 dhe të Statutit të “Swiss Diamond Hotel”, shpallet:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendit të lirë të punës:

Menaxher i Trajnimeve/HR Menaxher  (1 pozitë )

Qëllimi i vendit të punës:

Planifikimi, menaxhimi, tarjnimi dhe mbikëqyrja e punës së personelit të Hotelit, motivimi dhe ndërtimi i praktikave të cilat qojnë në realizimin e objektivave të Hotelit, duke u fokusuar që i tërë personeli të ketë përformancë të lartë të bazuar në cilësi, produktivitet dhe standarde të larta, sigurimi i atmosferës së mirë dhe të qetë të punës në Hotel si dhe rekrutimi dhe zhvillimi i vazhdueshëm personelit. 

Përgjegjësitë dhe detyrat e punës

  • Përgejgjës për menaxhimin e resurseve njerëzore, për plotësimin dhe rekrutimin e stafit të punës si dhe intervistimin dhe seleksionimin e aplikuesve më të mirë dhe më të kualifikuar.
  • Përgjegjës për menaxhimin e performancës së stafit, aplikimin e masave të sigurisë dhe të shëndetit në punë, informimin e tyre lidhur me politikat e Hotelit, detyrat dhe kushtet e punës.
  • Përgjegjës për trajnimin, vlerësimin dhe identifikimin e dobësive të stafit, me qëllim të përmirësimit të performancës së tyre në punë.
  • Përgjegjës për identifikimin e nevojave të trajnimit të stafit sipas kërkesave të departamenteve.
  • Përgjegjës që duke u bazuar në planin dhe zbatimin e programit të trajnimit, të përgaditi tërë stafin e Hotelit për hapat e ardhshëm drejt zhvillimit të karrierës së tyre.
  • Përgjegjës për përgaditjen e planit tremujor dhe vjetor të trajnimit të stafit të Hotelit.
  • Përgjegjës që të përgadit buxhetin për programet e trajnimit dhe punëtoritë.
  • Përkujdeset që të paraqes kërkesat teknike për trajnim dhe furnizim me materiale trajnuese.
  • Përkujdeset që të inkurajoj stafin e Hotelit që të jetë pjesëmarrës aktiv në trajnime.
  • Përkujdeset që të bashkëpunon me Departamentin e Marketingut dhe marrëdhënieve me publikun në editimin apo publikimin e materialeve të marketingut.
  • Përkujdeset që të përgadit dhe mbajë vazhdimisht kurse të trajnimit dhe nëëse është e nevojshme të propozojë trajnues nga jashtë për trajnime specifike.
  • Përkujdeset që të ndjek suksesin dhe përparimin e stafit duke paraqitur raporte periodike lidhur me programin e trajnimit, suksesin e arritur dhe vlerësimin e secilit pjesëmarrës në trajnim.

Kualifikimet arsimore dhe aftësitë/shkathtësitë profesionale:

  • Arsimimi i lartë profesional në juridik, ekonomik, administrim të biznesit apo të ngjashme. 
  • Njohuri shumë të mira profesionale në hartimin e programeve të trajnimit dhe seminareve.
  • Njohuri shumë të mira profesionale e praktike në fushën Ligjit të Punës e sidomos në menaxhimin e personelit.
  • Shkathtësi në njohjen e metodave të ndryshme të trajnimit apo mësimdhënies si dhe njohuri në menaxhimin e talenteve në punë.
  • Shkathtësi të komunikimit të mirë në gjuhën shqipe, angleze apo ndonjë gjuhe tjetër ndërkombëtare.
  • Aftësi për të udhëhequr një sikël të plotë të trajnimit.
  • Aftësi për të krijuar raporte të shkëlqyeshme ndër personale dhe punë ekipore si dhe i disiplinuar.
  • Aftësi vendim-marrëse, vet iniciativë dhe i gatshëm të marr përgjegjësi në punën e tij/saj.
  • Aftësi për qëndrueshmëri të fortë në punë.
  • Aftësi për të motivuar të punësuarit në Hotel.

Përvoja e punës dhe trajnimet:

  • Të ketë së paku 5 (pesë) vite përvojë pune në udhëheqje të personelit apo përvojë të punës si specialist i trajnimeve nga fusha e menaxhimit të stafit apo në fushën e Hotelerisë.
  • Certifikatë për kryerjen e trajnimeve profesionale në menaxhimin e resurseve njerëzore.
  • Përvojë të mjaftueshme profesionale për ti përballuar detyrat e punës nën presion dhe përgjegjësitë që e ngarkojnë me këtë përshkrim të detyrave të punës dhe aktet e tjera normative të Hotelit.

Norma e punës:         

40 orë në javë si dhe orë shtesë sipas nevojës, për të përmbushur detyrat e punës.

Aplikacionet për aplikim mund të shkarkohen nga ueb faqja e "Swiss Diamond Hotel", Prishtina www.sdhprishtina.com/career, ku janë të dhëna kushtet dhe përshkrimi i detyrave të punës.

Pas shkarkimit dhe plotësimit të aplikacionit të punësimit, të njëjtin duhet ta dërgoni në E-mail hr@sdhprishtina.com, së bashku CV-ën, referenca si dhe me dokumentacionin përcjellës ose drejtpërdrejtë në zyrën e Burimeve Njerëzore në "Swiss Diamond Hotel", Prishtina.

Ju lutem keni parasysh se vetëm kandidatët që kanë kaluar me sukses përzgjedhjen fillestare do të ftohen në intervistë.

Konkursi mbetet i hapur 8 ditë nga data e publikimit.

Expired

Share

Advertising