Log in
X

Company Name

Komuna e Gjakovës

Phone Number

Company Place

Gjakovë

Zyrtar për Taksë Komunale

Zyrtar për Taksë Komunale

Information

Publish Date

07.05.2019

End Date

17.05.2019

Categories

| Administratë

Job Places

Gjakovë

Job Description

Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore

Nr. 01-111/01-16783 Datë: 03.05.2019 Gjakovë

Në bazë të nenit 11 dhe 18 të Ligjit numër 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregullores numër 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, si dhe nenit 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës shpall:

S H P A L L J E      E       R E K R U T I M I T

Njësia: Drejtoria për Zhvillim Ekonomik

Titulli i vendit të punës: Zyrtar për Taksë Komunale

Niveli i pagesës: sipas koeficientit 6.0

Numri i ekzekutuesve: 1 (një)

Numri i referencës: RN00004772

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bën analiza për biznese;
  • Bën identifikimin dhe evidentimin e bizneseve;
  • Vizita bizneseve që veprojnë në Komunën e Gjakovës;
  • Harton procesverbalet lidhur me gjendjen e bizneseve në terren;
  • Shpërndan vendime subjekteve afariste për taksë komunale;
  • Shpërndan vërejtje për subjekte të cilat nuk i kryejnë obligimet ndaj taksës komunale;
  • Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Të drejtë për punësim kanë të gjithë personat e moshës madhore të cilët kanë zotësi për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë e duhur për kryerjen e detyrave të punës.

Procedura e konkurimit: e hapur për kandidatët e jashtëm si dhe nëpunësit civil ekzistues.

Shkollimi i kërkuar: Diplomë universitare në ekonomi, juridik, biznes ose administratë publike, pa përvojë ose shkollë të lartë, 2 vite përvojë profesionale;

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera:

  • Njohuri në fushën e taksës komunale;
  • Shkathtësi për të organizuar punën e vet dhe për të koordinuar stafin e nivelit administrativ;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese të informacionit;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internetit);

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:

Procesi i rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës është i paraparë me Ligjin numër 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregulloren numër 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil dhe Rregulloren numër 21/2012 për Avancimin në Karrierë të Nëpunësve Civil.

Kohëzgjatja e emërimit: në kohë të pacaktuar.

Puna provuese: 12 muaj.

Afati i konkursit: Konkursi është i hapur pesëmbëdhjete (15) ditë kalendarike nga data e publikimit (nga 03.05.2019 deri 17.05.2019).

Dokumentet e kërkuara:

Diploma mbi kualifikimin e noterizuar, Diplomat e lëshura nga Institucionet Shkollore jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara (kopje); Vërtetimi për përvojën e punës (kopje); Certifikata qё nuk jeni nёn hetime (origjinal); Dokumenti i identifikimit (kopje).

Dokumentet e pranuara nuk kthehen.

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhes në ndërtesën e administratës së Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rr. “UÇK” nr. 53, 50000 Gjakovë, Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Kati III

“Shërbimi civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.

Komunitet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, si specifikohet ne nenin 11. paragrafin 3 të Ligjit nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

-Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen. -Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Expired

Share

Advertising