Log in
X

Company Name

Moneta

Phone Number

+381 38 602 102

Company Place

Prishtinë

Udhëheqës/e i/e Rrjetit të Shitjes dhe Marketingut

Udhëheqës/e i/e Rrjetit të Shitjes dhe Marketingut

Information

Publish Date

06.05.2019

End Date

19.05.2019

Categories

Marketing

Job Places

Prishtinë

Job Description

KONKURS

Moneta është institucion financiar jo-bankar, i specializuar në ofrimin e shërbimeve financiare, me një personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë.

Me qëllim të avancimit të veprimtarisë, Moneta tani është duke kërkuar kandidat të kualifikuar dhe profesional, për pozitën:

Udhëheqës/e i/e Rrjetit të Shitjes dhe Marketingut

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:

  • Planifikon, organizon, kontrollon, implementon dhe vlerëson të gjitha operacionet që ndërlidhen me Rrjetin e Shitjes dhe Marketingut;
  • Zhvillon politikat dhe procedurat për mbarëvajtje të Rrjetit të Shitjes dhe Marketingut;
  • Propozon planet dhe objektivat;
  • Përgatit strategjinë vjetore;
  • Menaxhon projektet afatshkurtëra dhe afatgjata;
  • Mbikëqyrë të gjitha aktivitetet e marketingut;
  • Përpilon dhe menaxhon buxhetin e Departamentit;
  • Mbikëqyrë të punësuarit në Departament;
  • Analizon tregun dhe merr iniciativa të ndryshme me qëllim të zhvillimit të biznesit;
  • Planifikon dhe mbikëqyrë aktivitetet në rrjetet sociale;
  • Menaxhon aktivitetet ditore të Departamentit;
  • Është përgjegjës për marrëdhëniet e Moneta-s në raport me publikun dhe bën monitorimin e mediave.

Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:

  • Diplomë universitare në marketing, administrim biznesi apo në fusha të ngjashme;
  • Studimet e përfunduara pasuniversitare dhe trajnimet profesionale, do ishin përparësi;
  • Përvojë pune mbi pesë vite në pozita të ngjashme;
  • Shkathtësi të shkëlqyera kreative dhe analitike;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi në gjuhën shqipe dhe angleze;
  • Njohuria e gjuhës serbe do të ishte përparësi.

Informata shtesë:

  • Të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë përmes sistemit elektronik të rekrutimit në www.monetaks.com. Së bashku me Aplikacionin, ju lutem bashkëngjitni CV-në dhe letrën motivuese, në PDF.
  • Afati për aplikim do të jetë deri më datën 19 maj 2019. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
  • Aplikimet e pakompletuara dhe të pranuara me vonesë, nuk do të merren parasysh.
  • Aplikoni këtu: http://www.monetaks.com/?p=985

MONETA • Illyria Building • Prishtina – Gracanica highway • Veternik • Prishtina 10060 • Republic of Kosovo
Tel: 038 602 102 • 045 602 102 • 049 602 102
www.monetaks.com

Expired

Share

Advertising