Log in
X

Company Name

Mercurius Consulting

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Prezantues Mjekësorë (2)

Prezantues Mjekësorë (2)

Information

Publish Date

03.05.2019

End Date

16.05.2019

Categories

Mjekësi

Job Places

Ferizaj | Gjakovë | Gjilan | Mitrovicë | Pejë | Prishtinë | Prizren

Job Description

POZITA:                           Prezantues Mjekësorë
REFERENCA:                  MC-020-19
QYTETI:                            Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovice, Peje, Gjakove, Prizren.
NR. I POZITAVE:              2

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit / motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Suplementeve, Vitaminave, Mineraleve dhe Herbale, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Prezantues Mjekësorë me përvojë dhe të motivuar për të prezantuar produktet profesionistëve shëndetësorë.

PËRGJEGJËSITË:

  • Të bëjë prezantimin e programeve të kompanisë te profesionistet shëndetësorë mjek, farmacistë, fizioterapeut, infermier.
  • Të identifikojë bashkëpunëtorët potencial në teren me qëllim të zhvillimit të tregut.
  • Të caktojë takime me klientët e rinj dhe t’i ndjekë deri në përmbylljen e procesit te shitjes.
  • Të krijojë marrëdhënie pozitive dhe të qëndrueshme me klient.
  • Të bëjë analiza të produkteve të caktuara të konkurrencës në treg.
  • Të bëjë raportet për arritjen e targeteve javore dhe mujore.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Diplomë e nivelit bachelor në Ekonomi (Marketing dhe Menaxhment), Farmaci, Mjekësi, Fizioterapi, Biologji apo ekuivalente.
  • Minimum 2 vite përvojë pune si prezantues mjekësorë.
  • Të ketë njohuri për trendet e fundit në fushën e Suplementeve, Vitaminave, Mineraleve dhe Herbale.
  • Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office.
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe (përparësi angleze).
  • Aftësi të mira prezantuese, bindëse dhe negociuese.
  • Patentë shoferi valide.

OFERTA:

  • Paga bazë 500 Euro Neto.
  • Pagesë shtesë në bazë të performancës.
  • Orari i punës prej të Hënës deri të Premten.
  • Kompensim i shpenzimeve të telefonit + celulari.
  • Shfrytëzimi i automjetit të kompanisë.
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
  • Mundësi për të punuar në një kompani që i njeh vlerat e punëtorëve dhe për të punuar me ekipin fantastik dhe kreativ.

APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 16.05.2019. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

 

Expired

Share

Advertising