Log in
X

Company Name

PE-VLA-KU Sh.p.k .

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Inxhinier Ndërtimi përgjegjës

Inxhinier Ndërtimi përgjegjës

Information

Publish Date

26.04.2019

End Date

15.05.2019

Categories

Inxhinier

Job Places

Prishtinë

Job Description

Prishtine me, 25.04.2019

Detaje te pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni      Inxhinier ndertimi

Tipi i punës                                    Kohe e plote

Data e përfundimit                        15-05-2019

 

PERSHKRIMI

Shoqëria “PE-VLA-KU” sh.p.k është ndër kompanitë më të njohura dhe më të mëdha ne fushën e ndërtimit me shtrirje në Shqipëri dhe Kosovë. Shoqëria u themelua ne vitin 2005 dhe gjatë këtyre 14 viteve stafi profesional i “PE-VLA-KU” sh.p.k, ka projektuar dhe realizuar me sukses dhjetra projekte në ndërtim. Aktualisht jemi të pranishëm në shumë zona të Shqipërisë dhe Kosovës, ku po zbatojmë projekte të ndryshme. Në të gjitha këto projekte japim perkushtimin, aftësitë dhe pervojën tonë.

Ne jemi duke kerkuar kandidat per pozicionin e Inxhinierit te ndërtimit per projektet tona në Kosovë.

PERSHKRIMI I POZICIONIT

Ne jemi në kërkim të një Inxhinieri Ndertimi cili do të veprojë si mbikëqyrës dhe përgjegjës kryesor për menaxhimin e ekipit te inxhinierëve të zbatimit. Si Drejtues i Kantiereve te ndertimit, është e domosdoshme të monitorojë mirëmbajtjen e duhur dhe të përpiktë të pajisjeve, të sigurohet që të respektohen të gjitha masat e parandalimit të sigurisë. Përgjegjësitë e tjera përfshijnë monitorimin e nevojave të personelit të ekipit inxhinierik, si dhe oraret e punës së anëtarëve të ekipit.

DETYRAT

  • Eshtë përgjegjës për sigurimin dhe plotesimin e të githë dokumentacionit Tekniko – Ligjor, Ekonomik sipas fazave të projektit në bashkëpumin me Departametet përkatëse (Teknik, Ligjor, Ekonomik) dhe sigurohet që dokumentacioni i projektit të jetë i plote dhe aktual.
  • Eshtë përgjegjes për menaxhimin e grafikut të punimeve dhe ndjekjen e ecurine e tij në koordinim me Departamentin Teknik të Grupit.
  • Eshtë përgjegjës për menaxhimin e buxhetit të projekteve.
  • Eshtë përgjegjës për menaxhimin e devijimeve në projekte.
  • Eshtë përgjegjës për menaxhimin e strukturës tekniko- administrative të Projekteve.
  • Koordinon përgatitjen e pjesës teknike të kontratave të sipërmarrjes duke përfshirë standartet e ndërtimit, specifikimet, planet e projektit në bashkepunim me Departamentin Teknik dhe Juridik të Grupit. Koordinon përcaktimin e shtojcave të kontratës. 
  • Eshtë përgjegjës për përgatitjen e raporteve periodike në lidhje me ecurinë e projekteve. 
  • Eshtë përgjegjës për plotësimin dhe dokumentimin e të gjitha fazave të projekteve dhe arshivimin e tyre. Përgatit plane aftat- shkurtra ne varësi të progresit të projekteve. 
  • Eshtë përgjegjës për kërkesat dhe/ose objektivat e projekteve dhe dokumentimin e tyre për cdo faze.
  • Eshtë përgjegjës për koordinimin me të gjithë Institucionet, Partneret, Pale të tjera të përfshira dhe në bashkërendim me Departamentet përkatese për ndjekjen e të gjithë problematikave deri në zgjidhjen e tyre, brenda afateve të percaktuara.
  • Eshtë përgjegjes për Kontrollin e materialeve në përputhje më kërkesat e specifikuara.
  • Eshtë përgjegjes që puna të bëhet në mënyrë të sigurtë, në kohë brenda buxhetit dhe në standardet e duhura të cilësisë.
  • Eshtë përgjegjës për monitorimin e progresit, mbikëqyrjen e shpërndarjes së materialeve dhe kryerja e kontrolleve të sigurisë dhe zgjidhja e çdo problemi që mund të pengojë punën.
  • Bashkëpunon me departamentin e blerjes së kompanisë, për të siguruar që urdhrat e blerjes të përcaktojnë në mënyrë adekuate kërkesat e specifikuara.
  • Mbikëqyr operacionet në baza ditore.
  • Eshtë përgjegjës të monitorojë vazhdimisht ecurinë e punonjësve, materialeve, fondeve dhe burimeve të tjera për të eliminuar humbjen.

KUALIFIKIMET

  • Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, profilizuar në Inxhinieri Ndërtimi.
  • Te kete minimalisht 10 vite experience pune.
  • Të zotërojë programet Microsoft Office, Autocad
  • Te kete njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.
  • Të jetë i komunikueshëm, të ketë aftësi të mira drejtuese menaxheriale, teknike dhe aftesi per te punuar ne grup.
  • Te kete eksperienca te meparshme ne menaxhimin e projekteve.
  • Të jetë i aftë të menaxhojë disa procese njëkohësisht.
  • Te zotërojë patentë të klasit B.

SHENIME

Te gjithë kandidatet e interesuar të dërgojnë CV-të e tyre në adresen: info@pevlaku.al & pevlaku.ks@gmail.com

Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen për intervistë do të kontaktohen.

Expired

Share

Advertising