Log in
X

Company Name

IPKO

Phone Number

+ 381 38 700 700

Company Place

Prishtinë

Praktikant/e në BSS Produkte - Prishtinë

Praktikant/e në BSS Produkte - Prishtinë

Information

Publish Date

23.04.2019

End Date

26.04.2019

Categories

Praktikë

Job Places

Prishtinë

Job Description

Praktikant/e në BSS Produkte

IPKO është në kërkim të një praktikanti/e të kualifikuar, i/e cili/a ka dëshirë t’i bashkohet ekipit tonë të Zhvillimit te Produkteve te rrjeteve ne departementin Teknik te IPKO’s. Ky/kjo praktikant/e duhet të përgatitet të punojë në një mjedis ekipor dinamik dhe në fund të praktikës do të ketë fituar përvojë të gjerë në aspekte të ndryshme të zhvillimit te produkteve.

Përgjegjësitë

  • Mentoron punën me anëtarët e ekipit për të ruajtur aplikacionet ekzistuese dhe për të zbatuar funksionalitetet e reja, duke mësuar praktikat e zhvillimit të softuerit dhe kornizat,
  • Vlerësimi dhe konfigurimi i produkteve të reja
  • Trajtimi i tiketave të problemeve të klientit që vijnë nga njësi të ndryshme që lidhen me Sistemet Thelbësore të Mbështetjes së Biznesit dhe Aplikacionet Web të Integruara
  • Administrimi i Sistemeve të Aplikimit të Biznesit dhe Aplikacioneve Web, kryerja e operacioneve ditore, kontrolle të sigurta në nivel të aplikacionit,
  • Heton, raporton dhe zgjidh problemet e aplikacioneve,
  • Kryen çfarëdo / të gjitha detyrat e tjera të caktuara nga menaxheri brenda fushës së përgjegjësisë.

Kërkesat

IPKO është në kërkim të një studenti universitar nga e gjithë Kosova. Ky person, duhet të ketë aftesi analitike, shkathtësi ndërpersonale dhe të zgjidhjes së problemeve, organizuar me përqëndrim në detaje si dhe të jetë në gjendje që njëkohësisht të tëpunoje ne menyre te pavarrur.

  • Njohje e mirë e sistemit  operativ UNIX/Linux
  • Njohje e mirë e MSSQL, Oracle PL/SQL, MySQL
  • Njohuri e mirë e programimit të orientuar kah objekti
  • Njohuri të mira të strategjive dhe modeleve të integrimit të sistemeve, siç janë web shërbimet  REST / SOAP
  • Aftësi për të punuar në një mjedis ekipor me ndryshime të shpeshta dhe dinamike të detyrave dhe prioriteteve
  • Fleksibil, i adaptueshëm dhe me vullnet të fortë që të ndihmoj dhe zgjidh problemet e klientëve të brendshëm dhe të jashtëm
  • Proaktiv dhe vetë-motivues
  • Ai/ajo duhet të jetë student/e në degën: Teknologji Informative, Shkencave Kompjuterike ose diplomë ekuivalente

Njohuri të gjuhës Shqipe dhe asaj Angleze (me shkrim dhe në të folur).

Pozita e praktikantit ju ofron mundësi të:

  • Eksploroni mundësitë e karrierës – duke punuar në fushën që keni zgjedhur, do të keni mundësi të përjetoni nga afër rrugën tuaj potenciale të karrierës
  • Krijoni rrjet – takoni një shumëllojshmëri të njerëzve në profesionin tuaj të zgjedhur, përmes praktikës suaj të punës, e cila ju mundëson të formoni marrëdhënie tek të cilat mund të mbështeteni në të ardhmen
  • Gjeni mentorë – disa individë të caktuar mund t’ju ndihmojnë duke ju udhëhequr gjatë kohës së praktikës së punës dhe t’ju ekspozojnë ndaj mundësive drejt të cilave ju mund të aspironi

Ne i vlerësojmë të gjithë praktikantët tanë dhe përpiqemi maksimalisht që të sigurojmë që ju do të merrni përvojë nxënieje e cila iu përshtatet qëllimeve tuaja të karrierës. Gjithashtu, do të mësoni edhe si të punoni në një mjedis profesional dhe do të keni mundësi të panumërta për të vendosur kontakte me udhëheqësit e departamenteve dhe me profesionistë të tjerë në fushën e zhvillimit të produkteve.

Detaje:

Praktika fillon më 1 qershor dhe përfundon më 31 gusht.

Vendi i punës: Prishtinë

Afati i fundit per aplikim eshte data 26.04.2019

Expired

Share

Advertising