Log in
X

Company Name

IPKO

Phone Number

+ 381 38 700 700

Company Place

Prishtinë

Praktikant/e në Qendrën e Thirrjeve - Prishtinë

Praktikant/e në Qendrën e Thirrjeve - Prishtinë

Information

Publish Date

23.04.2019

End Date

26.04.2019

Categories

Praktikë

Job Places

Prishtinë

Job Description

Praktikant/e në Qendrën e Thirrjeve

IPKO është në kërkim të një praktikanti/e të kualifikuar, i/e cili/cila ka dëshirë t’i bashkohet ekipit tonë të marketingut. Ky praktikant duhet të përgatitet të punojë në një mjedis ekipor dinamik dhe në fund të praktikës do të ketë fituar përvojë të gjerë në aspekte të ndryshme të qendrës së thirrjeve.

Përgjegjësitë

  • Kryen në mënyrë efektive pranimin e thirrjeve nga klientët për të zgjidhur të gjitha kërkesat, shqetësimet dhe ankesat e tyre, dhe iu ofron te gjitha informatat e nevojshme me kohë.
  • Ofron shërbimet e aktivizimit/ deaktivizimit për shërbimet individuale
  • Kujdeset që klientët të marrin përgjigje në lidhje me pyetjet, kërkesat ose ankesat e tyre, duke siguruar informata të sakta, duke mbledh opinione ose bërë anketa.
  • Kryen çdo / të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Kërkesat

IPKO është në kërkim të një studenti universitar nga e gjithë Kosova. Ky person duhet të ketë shkathtësi të shkëlqyera të komunikimit verbal dhe të shkruar dhe aftësi për tu përqendruar tek klientët, për të ofruar shërbime ndaj klientit, si dhe për të bërë hedhjen e të dhënave; ai duhet të jetë dëgjues i mirë, të ketë aftësi për të komunikuar në telefon, për të ndërtuar marrëdhënie, për tu marrë me njerëz. Gjithashtu, duhet të ketë shkathtësi ndërpersonale dhe të zgjidhjes së problemeve, si dhe të jetë në gjendje që njëkohësisht të menaxhojë disa procese pune.

Përvoja me PowerPoint-in, Word-in dhe Excel-in është bonus dhe do të merret parasysh kur të bëhet zgjedhja e aplikantit më të mirë për këtë pozitë të praktikës së punës.

Ai/ajo duhet të jetë student/e në degën: Marketing ose Menaxhment

Pozita e praktikantit ju ofron mundësi të:

  • Eksploroni mundësitë e karrierës – duke punuar në fushën që keni zgjedhur, do të keni mundësi të përjetoni nga afër rrugën tuaj potenciale të karrierës
  • Krijoni rrjet – takoni një shumëllojshmëri të njerëzve në profesionin tuaj të zgjedhur, përmes praktikës suaj të punës, e cila ju mundëson të formoni marrëdhënie tek të cilat mund të mbështeteni në të ardhmen
  • Gjeni mentorë – disa individë të caktuar mund t’ju ndihmojnë duke ju udhëhequr gjatë kohës së praktikës së punës dhe t’ju ekspozojnë ndaj mundësive drejt të cilave ju mund të aspironi

Ne i vlerësojmë të gjithë praktikantët tanë dhe përpiqemi maksimalisht që të sigurojmë që ju do të merrni përvojë nxënieje e cila iu përshtatet qëllimeve tuaja të karrierës. Gjithashtu, do të mësoni edhe si të punoni në një mjedis profesional dhe do të keni mundësi të panumërta për të vendosur kontakte me udhëheqësit e departamenteve dhe me profesionistë të tjerë në fushën e kujdesit ndaj klienteve.

Detaje:

Praktika fillon më 1 qershor dhe përfundon më 31 gusht.

Vendi i punes: Prishtinë

Afati i fundit per aplikim eshte data 26.04.2019

Expired

Share

Advertising