Log in
X

Company Name

IPKO

Phone Number

+ 381 38 700 700

Company Place

Prishtinë

Praktikant/e në Financa - Prishtinë

Praktikant/e në Financa - Prishtinë

Information

Publish Date

23.04.2019

End Date

26.04.2019

Categories

Praktikë

Job Places

Prishtinë

Job Description

Praktikant/e në Financa

IPKO është në kërkim të një praktikanti/e të kualifikuar, i/e cili/cila ka dëshirë t’i bashkohet ekipit tonë të financave. Ky praktikant/e duhet të përgatitet të punojë në një mjedis ekipor dinamik dhe në fund të praktikës do të ketë fituar përvojë të gjerë në aspekte të ndryshme të financave.

Përgjegjësitë

  • Ofron ndihmë në harmonizimin e llogarive bankare
  • Ofron ndihmë në rishikimin e faturave te blerjes dhe fajllimin e tyre
  • Ofron ndihmë në harmonizimin e llogarive te arkëtueshme dhe të pagueshme

Kërkesat

IPKO është në kërkim të një studenti universitar nga e gjithë Kosova. Ky person, duhet të ketë shkathtësi ndërpersonale dhe të zgjidhjes së problemeve, si dhe të jetë në gjendje që njëkohësisht të menaxhojë disa procese pune.

Përvoja me PowerPoint-in, Word-in dhe Excel-in është bonus dhe do të merret parasysh kur të bëhet zgjedhja e aplikantit më të mirë për këtë pozitë të praktikës së punës.

Ai/ajo duhet të jetë student/e në degën: Banka , Financa dhe Kontabilitet, Marketing,  Ekonomiks dhe Menaxhment.

Pozita e praktikantit ju ofron mundësi të:

  • Eksploroni mundësitë e karrierës – duke punuar në fushën që keni zgjedhur, do të keni mundësi të përjetoni nga afër rrugën tuaj potenciale të karrierës
  • Krijoni rrjet – takoni një shumëllojshmëri të njerëzve në profesionin tuaj të zgjedhur, përmes praktikës suaj të punës, e cila ju mundëson të formoni marrëdhënie tek të cilat mund të mbështeteni në të ardhmen
  • Gjeni mentorë – disa individë të caktuar mund t’ju ndihmojnë duke ju udhëhequr gjatë kohës së praktikës së punës dhe t’ju ekspozojnë ndaj mundësive drejt të cilave ju mund të aspironi

Ne i vlerësojmë të gjithë praktikantët tanë dhe përpiqemi maksimalisht që të sigurojmë që ju do të merrni përvojë nxënieje e cila iu përshtatet qëllimeve tuaja të karrierës. Gjithashtu, do të mësoni edhe si të punoni në një mjedis profesional dhe do të keni mundësi të panumërta për të vendosur kontakte me udhëheqësit e departamenteve dhe me profesionistë të tjerë në fushën e financave.

Detaje:

Praktika fillon më 1 qershor dhe përfundon më 31 gusht.

Vendi i punes: Prishtinë

Afati i fundit per aplikim eshte data 26.04.2019

Expired

Share

Advertising