Log in
X

Company Name

BAU MARKET

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Analist/e Blerjeve

Analist/e Blerjeve

Information

Publish Date

11.04.2019

End Date

19.04.2019

Categories

| Ekonomi

Job Places

Prishtinë

Job Description

Pozita: Analist/e Blerjeve
Kompania: Bau Market sh.p.k.
Raporton: Menaxherit të Furnizimeve
Lokacioni primar i punës: Në zyrat e Bau Market sh.p.k

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Detyrë parësore e analistit te blerjeve është të sigurohet së porositë e mallrave po bëhen me kohë, po bëhen tek furnitori i duhur, sipas kushteve te specifikuara kontraktuale dhe duke minimizuar kostot.
  • Informohet dhe bënë analiza mbi ecurinë e shitjeve dhe stoqeve te sektorit përkatës, bënë parashikime dhe hulumton për furnitor te rinj dhe produkte te reja apo produkte alternative.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Komunikon aktivisht me departamentin e shitjes dhe identifikon nevojat e kompanisë për furnizimin
  • Përpilon planin vjetor të furnizimit (importe dhe vendore) si në aspektin kohor po ashtu edhe atë financiar. Rishikon planin minimalisht në baza tremujore
  • Hulumton tregun, analizon çmimet dhe kostot përcjellëse të blerjes (transporti, taksat etj)
  • Negocion çmimet dhe kushtet tjera të blerjes sipas politikave të kompanisë
  • Kujdeset që vendosja e çmimeve të jetë në kuadër të marzhave të lejuara
  • Jep porosi për blerje dhe kujdeset që ekzekutimi i saj të bëhet në kohën e duhur
  • Ndërton raporte dhe ruan ato me furnitorët dhe palët tjera relevante
  • Kujdeset që afatet e pagesave po respektohen
  • Sigurohet që të gjitha kushtet kontraktuale po respektohen nga të dyja palët
  • Mirëmban kartelat e furnitorëve dhe raporton për to në baza periodike
  • Raporton tek menaxheri i blerjeve/furnizimit në baza periodike
  • Kryen punë (me kërkesë të udhëheqësit) tjera që nuk janë specifikuar këtu por që mbesin në domenin e departamentit të blerjeve/furnizimeve

Njohuritë dhe shkathtësitë:

  • Diplomë Universitare (Menaxhim Biznesi, Ekonomik)
  • Të ketë së pako 3 vite përvojë në punë të ngjashme
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, njohuri të pakos Microsoft Office (Power Point, Excel, Word)
  • Të njoh në nivel të avancuar gjuhën Angleze (në shkrim dhe në të folur) njohja e gjuhëve tjera do të jetë përparësi
  • Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar
  • Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse
  • Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
  • Të posedoj patente shofer. Kategoria B

Dokumentet e kërkuara:

  • CV në format Evropian
  • Diplomën/at dhe certifikata relevante profesionale
  • Referencat e punës

Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: hr@altradeholding.eu  dhe tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën aplikoni.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datë 19.04.2019.

Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistim do të kontaktohen.

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook