Log in
X

Company Name

Komuna e Shtimes

Phone Number

0290/389-016

Company Place

Shtime

Auditor i brendshëm

Auditor i brendshëm

Information

Publish Date

09.04.2019

End Date

19.04.2019

Categories

Të tjera...

Job Places

Shtime

Job Description

Në bazë nenit  11 pika 1 ,nenit 12 pika 1.1,neni 18  të Ligjit për Sherbimin Civile Nr.03/L-149 , nenit 3 pika 1,2  nenit  4, nenit 16 dhe nenit 29 pika 1  te Rregullores Nr.02/2010  për procedurat e rekrutimit  në Shërbimin Civil të Kosovës, Zyra e Personelit shpall:

K  O  N  K  U  R  S

Titulli i vendit të punës: Auditor i brendshëm
Vendi i punës: Komuna e Shtimes, Zyra e Kryetarit.
Paga mujore-koeficienti : 15
Nr. I references: 02/070/05/7586/19
Data: 4.4.2019

Dëtyrat dhe përgjegjësitë:
1.Në bashkëpunim me mbikëqyrësin merr pjesë në hartimin e planit të auditimit dhe miraton planet e punës dhe afatet për bërjen e auditimeve edhe shërbimeve përkatëse #20
2.Kryen/udhëheq auditime, përfshirë intervista hyrëse me sektorin që auditohet, interviston stafin, merr dhe analizon dokumentacionin përkatës dhe regjistron të gjeturat #15
3.Përgatit draft raportin, diskuton me mbikëqyrësin dhe bënë intervistën përfundimtare#15
4.Harton raportin final, me rekomandimet adekuate, finalizon dosjen e auditimit, dhe dorëzon atë për arkivim#1
5.Monitoron zbatimin e rekomandimeve nga ana e institucioneve dhe njësive organizative #10
6.Ofron udhëzime për stafin e nivelit më të ulët në njësinë e auditimit të brendshëm për ekzekutimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre #10
7.Ofron këshilla për çështje të auditimit të brendshëm brenda institucionit, sipas nevojës #10
8.Koordinon punën me pjesët tjera të institucionit dhe komunikon me autoritetet e jashtme sipas nevojës#5

Kushtet e pjesmarrjes në rekrutim:
Të drejtë për punësim kanë të gjithë personat të cilët kanë zotësi për të vepruar, të cilët janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë e duhur për kryerjen e dëtyrave të parapara.

Procedura e konkurimit:
Procedura e konkurimit është e hapur për kandidatët e jashtëm si dhe për nëpunësit civil ekzistues.

Kualifikimi dhe edukimi: Diplomë universitare Ekonomi, Juridik, Administratë publike, Financa publike, minimum 3 vite përvojë pune professional.

Çertifikatë të Auditorit të Brendshëm në sektorin publik, e lëshuar nga Ministria e Financave ose çertifikatë per auditor të brendshem ne sektorin publik nga ndonje institucion relevant nderkombetar apo vendor ne pajtueshmeri me kriteret e nxjerrura nga Ministria e Financave.

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera:
Njohuri dhe përvojë substanciale në fushën e auditimeve
Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme
Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit
Shkathtësi  hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access)

Aktet ligjore dhe nënligjore që e rregullojn rekrutimin:
Kandidati në poziten e ,, Auditor i Brendshëm”, do të përzgjedhet në bazë të Ligjit për Shërbin Civil Nr.03/L-149, dhe Rregullores Nr. 02/2010, Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil.

Kohëzgjatja e marredhënjes së punës:
Me kohë të pacaktuar (i karrieres), periudha provuese pas emërimit 12(dymbëdhjetë) muaj.

Dokumentet e nevojshme:
•Diploma e fakultetit përkatës;
•Çertifikata e auditorit të brendshëm;
•Çertifikata e lindjes;
•Kopja e letërnjoftimit
•Çertifikatën që nuk është nën hetime (origjinali)
•Dëshmi mbi përvojen e punës

Afati i konkursit:
Konkursi është i hapur  15 ditë nga dita e publikimit në mjetet e informimit , në tabelën e shpalljeve të Komunës së Shtimes dhe në SIMBNJ. Dokumentet e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit nuk do të mirren parasysh .Aplikacionet për konkurrim merren dhe  dorëzohen në sportelet e Zyrës Pritëse të komunës  së Shtimes.
Po ashtu, konkursin mund ta gjeni në web-faqen zyrtare:
http://kk.rks-gov.net/shtime/Shpalljet/Konkurset.aspx,  ndërsa  aplikacionin për punësim mund ta shkarkoni nga  linku: http://kk.rks-gov.net/shtime/Shpalljet/Dokumente-(1).aspx.

Shërbimi Civil I Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe  i mirëpret aplikacionet nga të gjithë përsonat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjestarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administrates publike qendrore dhe locale, siq specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.
•Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listen e shkurtër do të kontaktohen.
•Kandidatët të cilët ftohen në intervistën me gojë, duhet të sjellin në shiqim dokumentet origjinale                              

VEREJTJE:
-Përvojë e punës njihet vetëm puna pas diplomimit.
-Puna praktike nuk njihet përvojë pune.
-Dokumentet e dorëzuara  nuk kthehen më.

Expired

Share

Advertising