Log in
X

Company Name

Akademia e Drejtësisë

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Zyrtar i Lartë për Përkthime, (shqip – serbisht dhe anasjelltas)

Zyrtar i Lartë për Përkthime, (shqip – serbisht dhe anasjelltas)

Information

Publish Date

09.04.2019

End Date

19.04.2019

Categories

| Përkthyes

Job Places

Prishtinë

Job Description

Në mbështetje të nenit 142 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 3 pika 7, nenin 12 dhe 18 të Ligjit mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Neni 15 i Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, nenit 17 pika 1.2 dhe 2 i Ligjit NR.05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë, Akademia e Drejtësisë me 04 prill 2019 shpall këtë:

KONKURS

Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Lartë për Përkthime, (shqip – serbisht dhe anasjelltas)
Numri i referencës: 02/14/DP-AD
I përgjigjet: Drejtorit të Departamentit për Administratë dhe Financa
Koeficienti: 7.5
Pozita: Karrierës
Numri i vendeve të punës: 2 (dy)

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
1. Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave dhe jep rekomandime për realizimin e këtyre objektivave;
2. Bën përkthime profesionale simultane dhe konsekutive në trajnime, mbledhje, takime dhe aktivitetet tjera të Akademisë;
3. Përkthen strategji, plane pune, plane veprimi, dokumente ligjore, shkresa zyrtare, materiale të trajnimit, module duke përfshirë edhe ato në platformën e mësimit në distancë, agjenda, procesverbale, data baza, buletine, raporte dhe dokumente tjera;
4. Merr pjesë në përgatitjen dhe organizimin e secilit aktivitet të Akademisë ku kërkohet përkthimi, dhe kujdeset që pajisjet e përkthimit të jenë në gjendje funksionale;
5. Ndihmon në përcaktimin dhe harmonizimin e terminologjisë ligjore që përdoret gjatë përkthimit, dhe siguron autenticitetin-njëjtësinë e versioneve të projekt akteve juridike në gjuhën që përkthen;
6. Kujdeset për mbajtjen e evidencave të caktuara mbi punën e vet dhe i raporton eprorit drejtpërdrejt;
7. Kushton kujdes të lartë dhe maturi të madhe për të ruajtur konfidencialitetin e të gjitha materialeve që lidhen me punën;
8. Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim
Në shërbimin civil kanë të drejtë të punësohen shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore, të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave ekzekutive, drejtuese ose zbatimin e funksioneve administrative dhe të cilët kanë aftësitë fizike, që kërkohen për pozitën përkatëse.
Pranimi në Shërbimin Civil të Kosovës mund të kryhet deri në një (1) vit para moshës së pensionimit.
Në përputhje me parimet evropiane të lëvizjes së lirë të punëtorëve dhe mos-diskriminimit, të huajt të cilët posedojnë kualifikimet e nevojshme për vendin e punës mund të pranohen në Shërbimin Civil të Kosovës. Qeveria përcakton disa funksione themelore shtetërore (që kanë të bëjnë me sovranitetin e shtetit), të cilat mund të kufizohen vetëm për shtetasit e Kosovës.
Në Shërbimin Civil të Kosovës mund të lejohet puna vullnetare-pa pagesë e nëpunësve civilë pas pensionimit, deri në moshën shtatëdhjetë (70) vjeçare. Mënyra e punës vullnetare rregullohet me Rregullore të nxjerrë nga Qeveria.

Procedurat e konkurrimit
Shpallja e konkurrimit është e hapur për të gjithë të interesuarit për aplikim duke përfshirë edhe kandidatët e jashtëm.

Shkollimi i kërkuar:
- Diplomë Universitare në drejtimet shoqërore E nevojshme

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen
- Përvojë pune së paku tre (3) vite E nevojshme
- Trajnime profesionale për përkthim në gjuhën serbe E nevojshme
- Njohja e gjuhëve tjera të huaja E preferueshme
- Fleksibilitet dhe aftësia që të punoj me vëllim pune E nevojshme
- Njohja e terminologjisë juridike E nevojshme
- Njohja e punës me kompjuter E nevojshme
- Aftësi të mira komunikimi E nevojshme
- Të ketë aftësi për të punuar nën presion dhe në limite kohore E nevojshme

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin
Procesi i rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës është i paraparë me Ligjin Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, dhe Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil.

Bazuar në aktet ligjore të lartpërmendura kandidatët të cilët plotësojnë kriteret e parapara, do t’i nënshtrohen shqyrtimit fillestar të aplikacioneve të tyre. Aplikantët më të suksesshëm do të përfshihen në listën e shkurtër dhe do të ftohen të marrin pjesë në testimin me shkrim dhe me gojë. Kandidatët që kalojnë testin me shkrim, do t’i nënshtrohen testit me gojë (intervistimit). Në fund të procesit të përzgjedhjes kandidatët e pazgjedhur kanë të drejtë në ankesë.

Kohëzgjatja e emërimit:
Emërimi është me afat të pa caktuar.

Data e mbylljes së konkursit:
Konkursi është i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë pas shpalljes në gazetat lokale dhe në web faqen e Akademisë së Drejtësisë https://ad.rks-gov.net . Data e fundit e aplikimit është 19.04.2019.

Paraqitja e kërkesave
Për shërbyesit civil aplikimi bëhet përmes sistemit të SIMBNJ – MAP, ndërsa për kandidatët që nuk janë shërbyes civil aplikacionet merren në web faqe të Akademisë së Drejtësisë dhe dorëzohen në zyrat e Akademia e Drejtësisë në Lagjen e Spitalit, Rr. “Muharrem Fejza” pa nr. Prishtinë, ose aplikacionin dhe dokumentet të skenuara të dërgohen në email: burimenjerezore.ad@rks-gov.net

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme, që kërkohen për vendin e punës për të cilin konkurroni. Dokumentet e pranuara nuk do të kthehen! Kandidatët të cilën hynë në listën e ngushtë, për intervistë do të informohen me shkrim ose nëpërmjet telefonit për intervistën. Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë duhet t’i sjellin në shikim dokumentet origjinale.

Akademia e Drejtësisë ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Komunitet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, si specifikohet në nenin 11. paragrafin 3 të Ligjit nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.
Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen.
Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në Akademia e Drejtësisë në numrin e telefonit: 038 200 18 528, 038 200 18 661 prej orës 08:00 – 16:00.

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook