Log in
X

Company Name

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Phone Number

038-200 36-578

Company Place

Prishtinë

Menaxher i Cilësisë

Menaxher i Cilësisë

Information

Publish Date

09.04.2019

End Date

22.04.2019

Categories

Ministri | Menaxher

Job Places

Prishtinë

Job Description

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligji Nr. 03/ L -149, Rregullore Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shpallë:

REKRUTIM

Institucioni: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit te Kosovës
Titulli i vendit të punës: Menaxher i Cilësisë
Koeficienti/9
Nr. i Referencës:  MTI/9
Numri i zyrtarëve që do të pranohen: 1
Vendi: Prishtinë    
Data: 08/04/2019
________________________________________________________________________________
Detyrat dhe përgjegjësitë:
•Harton procedurat e nevojshme për sistemin e menaxhimit dhe ndihmon Drejtorin e Përgjithshëm në caktimin e objektivave dhe zhvillimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave;
•Mbështet Drejtorin e Përgjithshëm në organizimin e punëve përmes ndarjes së detyrave tek të varurit, ofron udhëzime në drejtim të ofrimit të produkteve dhe shërbimeve më cilësore;
•Ndihmon Drejtorin e Përgjithshëm në vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime/përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës brenda DAK-ut;
•Përgatitë Manualin e Cilësisë, procedurat teknike, procedurat e menaxhimit dhe format, në bashkëpunim me stafin e DAK-së si dhe menaxhmentin e lartë;
•Vlerësimi në vazhdimësi performancen e sistemit të menaxhimit dhe përcaktimin e nevojave për përmirësim;
•Zhvillon dhe propozon politika në lidhje me akreditimin e  laboratorëve testues, kalibrues, trupave inspektues dhe certifikues dhe mbikëqyrë zbatimin e tyre;
•Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kualifikimet për këtë vend të punës:
•Diplomë universitare: Fakulteti Teknik, Ekonomik, Juridik, Shkencat Natyrore;
•Së paku  4 vite përvojë pune;  
•Njohuri dhe përvojë substanciale në standarde dhe fushen e akreditimit;
•Aftësi komunikuese, negociuese dhe bindëse në menaxhim;
•Shkathtësi në caktim të objektivave, planifikim të punës dhe analizë ;
•Shkathtësi në udhëheqje dhe organizim të ekipit, aftësi për të menaxhuar një ekip ose grup punues;
•Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë shkollimin e lartë dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Kohëzgjatja e emërimit:
Nëpunësi i karrierës (përhershëm) Periudha provuese .Dymbëdhjetë (12) muaj.

Data e mbylljes së konkursit: 22/04/2019

Paraqitja e kërkesave
Formularët për aplikim mund të merren në recepcion të MTI-së, ose të tërhiqen nga web faqja e MTI-së, ku është bërë edhe shpallja e konkursit , në adresën www.mti-ks.org dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore, çdo ditë pune nga ora 8:00 -16:00 deri më:22/04/2019.Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr. tel. 038-200 36-578.

“Shërbimi Civil i Republikës së Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcionalë organet e shërbimit civil të administratës publike,qendrore dhe lokale,siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3të Ligjit Nr..03/L-149 mbi shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”

 Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.
Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara,vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do  të kontaktohen.

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook