Log in
X

Company Name

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Phone Number

038-200 36-578

Company Place

Prishtinë

Asistent ekzekutiv

Asistent ekzekutiv

Information

Publish Date

09.04.2019

End Date

22.04.2019

Categories

| Administratë | Ministri

Job Places

Prishtinë

Job Description

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës Ligji Nr. 03/ L -149, Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës,Ministria e Tregtisë dhe Industrisë bën:

REKRUTIM

Institucioni: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm
Titulli i vendit të punës: Asistent ekzekutiv
Koeficienti/6
Nr. i Referencës:  MTI/10
Numri i zyrtarëve që do të pranohen: 1
Vendi: Prishtinë             
Datë: 08/04/2019
_____________________________________________________________________________
Detyrat dhe përgjegjësitë:
•Ofron mbështetje të shumëllojshme administrative dhe teknike përfshirë postën zyrtare, telefonatat, skanimin, faksimi dhe kopjimin e dokumenteve si dhe pritjen e palëve për eprorin ;
•Përgatitë dhe modifikon dokumentet duke përfshirë korrespondencën, raportet, memorandumet agjendat dhe e-malet sipas kërkesës dhe rekomandimeve të eprorit;
•Pranon dhe shpërndan korrespondencën e cila i drejtohet zyrës së drejtuesit të lartë si dhe kujdeset për mirëmbajtjen e saj;
•Ruan dhe mirëmban kopjet elektronike dhe fizike të dokumenteve të ndryshme, dosjeve dhe të dhënave tjera me qëllim të dokumentimit të aktiviteteve të eprorit;
•Mban kontakte në emër të eprorit me punonjësit e institucionit, zyrtarët e lartë, dhe publikun, përfshirë ofrimin e ndihmës dhe këshillave e udhëzimeve për çështje të caktuara ose shkëmbim të informatave;
•Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera të eprorit si dhe ndihmon në zgjidhjen e ndonjë problemi administrativ dhe teknik;
•Kujdeset për sigurimin e mjetet e nevojshme financiare për shpenzimet e zyrës së drejtuesit të lartë dhe plotësimin e raporteve të shpenzimeve si dhe të jetë e furnizuar me materiale dhe pajisje, inventar të nevojshme
•Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi

Kualifikimet për këtë vend të punës:
•Arsimim bachelor :  Ekonomik, Juridik;Administratë Publike
•Trajnim përkatës dhe së paku katër (4) vite përvojë pune në fushën përkatëse teknike ose administrative.
•Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të njohur administrativo-teknike;
•Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
•Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
•Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje të punës së personelit në nivelin administrativ dhe teknik;
•Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, PowerPoint, Access);

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë shkollimin e lartë dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Kohëzgjatja e emërimit:
Nëpunësi i karrierës (përhershëm) Periudha provuese .Dymbëdhjetë (12) muaj.

Data e mbylljes së konkursit: 22/04/2019

Paraqitja e kërkesave
Formularët për aplikim mund të merren në recepcion të MTI-së, ose të tërhiqen nga webfaqja e MTI-së, ku është bërë edhe shpallja e konkursit , në adresën www.mti-ks.org dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore, çdo ditë pune nga ora 8:00 -16:00 deri më:22/04/2019.Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr. tel. 038-200 36-578.

“Shërbimi Civil i Republikës së Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcionalë organet e shërbimit civil të administratës publike, qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3të Ligjit Nr..03/L-149 mbi shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”

 Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.
Për shkak te numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do  të kontaktohen.

Expired

Share

Advertising