Log in
X

Company Name

Ministria e Shëndetësisë

Phone Number

038 212 -276

Company Place

Prishtinë

Zyrtar për arkiv

Zyrtar për arkiv

Information

Publish Date

09.04.2019

End Date

23.04.2019

Categories

| Ministri

Job Places

Prishtinë

Job Description

Institucioni: Ministria e Shëndetësisë
Departamenti: Inspektorati Shëndetësor
Titulli i vendit të punës: Zyrtar për arkiv
Kategoria funksionale/Grada: Koeficienti - 7
Afati i kontratës: Nëpunës i karrierës – me kohë të pa caktuar
Nr. i Referencës: MSh-13/04/2019
_______________________________________________________________________________
Detyrat kryesore:
1.Në bashkëpunim me mbikëqyrësin dhe zyrtarin e lartë, harton planet e punës dhe afatet me drejtuesin dhe stafin tjetër profesional për zbatimin e detyrave, shërbimeve dhe produkteve përkatëse;
2.Ndihmon dhe siguron sistemimin dhe mbajtjen azhure të lëndëve arkivore, si dhe propozon udhëzues të nevojshëm për funksionimin e arkivit;
3.Analizon dhe përcakton në përputhje me ligjin mënyrën e mbajtjes së regjistrit arkivor dhe lëndëve arkivore;
4.Siguron që njësitë arkivore të jenë të shënuara me shenjat e përcaktuara sipas rregullave;
5.Përkujdeset për afatet e arkivimit të lëndëve, si dhe përgatit lëndët me afat të përhershëm për dorëzim në Arkivin e Republikës të Kosovës sipas dispozitave ligjore;
6.Regjistron të dhënat nga format standarde në bazën kompjuterike të dhënave dhe kontrollon çdo ndryshim të propozuar për klasifikimin dytësor;
7.Ruan në vend të posaçëm disqet me shkresat elektronike dhe shkresat të natyrës në besim;
8.Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Shkollimi i kërkuar: Diplomë universitare në Juridik, Ekonomik, Administratë Publike ose të ngjashme;

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:     
•Minimum dy (2) vite përvojë pune;
•Njohuri profesionale specifike në fushën arkivimit të dokumenteve;
•Aftësi në zgjidhjen e problemeve për çështjet teknike ose procedurale që dalin nga procesi i punës;
•Aftësia për të organizuar punën e vet dhe për te koordinuar stafin e nivelit administrativ;
•Shkathtësi hulumtuese , analitike dhe të vlerësim të informacionit;
•Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access).

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:  Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Kosovës si dhe Rregulloren Nr. 02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil.

Data e hapjes dhe mbylljes së konkursit: 09.04.2019 deri 23.04.2019.
Paraqitja e kërkesave:  Aplikacionet  merren recepcion ose në faqen zyrtare të ministrisë, dhe dorëzohen në zyrën  nr. 23 të Ministrisë së Shëndetësisë, Lagja Arbëria,  rruga e Zagrebit p.n. (ish Spitali i mushkërive). Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Kontaktet me telefon mund ti bëni në 038  212 -276.

”Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës  dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike, qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.
Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Expired

Share

Advertising