Log in
X

Company Name

Kuvendi i Kosoves

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Komisioner për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Komisioner për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Information

Publish Date

09.04.2019

End Date

22.04.2019

Categories

| Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në bazë të Ligjit nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale shpall:

K O N K U R S

Për zgjedhjen Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Funksionet e Komisionerit:
Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale është organ i pavarur, i emëruar nga Kuvendi i Kosovës. Komisioneri përfaqëson Agjencinë për Mbrojtën e të Dhënave Personale, organizon dhe koordinon punën e saj dhe është përgjegjës për sigurimin e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen e te dhënave personale dhe të Ligjit për qasje në dokumentet publike.

Mandati i Komisionerit:
Komisioneri zgjidhet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të tij, për një mandat 5 (pesë) vjeçar, me mundësi rizgjedhjeje edhe për një mandat shtesë.

Kriteret e përzgjedhjes:
Kandidatët për komisionar duhet t'i plotësojnë kriteret si në vijim:
1.1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
1.2. Të kenë diplomë universitare në njërën nga këto fusha: juridik, administratë publike
apo marrëdhënie ndërkombëtare;
1.3. Të kenë, së paku, 8 (tetë) vite përvojë pune profesionale, nga të cilat, së paku,
5 (pesë) vite përvojë në pozita udhëheqëse;
1.4. Të mos kenë qenë të dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale apo
të mos ketë pasur aktakuzë gjatë pesë viteve të fundit.
1.5. Të kenë integritet të lartë moral dhe profesional;
1.6. Të kenë përvojë dhe njohuri të dalluara në fushën e mbrojtjes së të drejtave të
njeriut.
1.7. Të mos jenë larguar nga puna ose shërbimi civil me masë disiplinore;
1.8. Të mos kenë ushtruar asnjë funksion në parti politike gjatë 5 (pesë) viteve të fundit.
1.9. Nuk duhen të jenë deputetë të Kuvendit në legjislaturën e Kuvendit të Republikës së
Kosovës, që i zgjedhin ata, apo të kenë qenë anëtarë të kabinetit qeveritar në mandatin
e fundit.

Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:
• Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
• Letra motivuese;
• Biografi (CV );
• Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
• Dëshmia për përvojën e punës;
• Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.

PROCEDURA E KONKURIMIT
Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 22 prill 2019, në orën 16:00.
Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë" pa nr., Drejtoria e Personelit, Zyra N-217);
Aplikacionet mund të merren në këto vende:
Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. "Nëna Terezë" pa nr. ose Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës - www.assembly-kosova.org
Informata të tjera plotësuese mund të merren, çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: (0) 38 211-182, 211-181 dhe (0) 44 567 - 041.
Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.
Përdorimi i aplikacionit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.

Share

Advertising
Advertising
Facebook