Log in
X

Company Name

Ndërmarrja Publike Banesore SH.A

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Auditor i Brendshëm

Auditor i Brendshëm

Information

Publish Date

08.04.2019

End Date

03.05.2019

Categories

| Ekonomi

Job Places

Prishtinë

Job Description

Në bazë të dispozitave të nenit 21, neni 25 paragrafi 25.2 pika h) të Ligjit nr. 03/L- 087 për Ndërmarrjet Publike (“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”, nr. 31/15 qershor 2008), respektivisht nenit 13 të Ligjit nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës” nr. 13/30 maj 2012), Komisioni i Auditimit i Ndërmarrjes Publike Banesore SH.A, në Prishtinë, në mbledhjen e mbajtur më datë: 03.04.2019, mori vendim që të shpall:

KONKURS

Auditor i Brendshëm – Ndërmarrja Publike Banesore Prishtinë

Vendi dhe lokacioni i Punës

Prishtinë,

Kabineti i Kryeshefit Ekzekutiv

Fushëveprimi

Bartësi i vendit të punës mbikëqyrë dhe koordinon aktivitetet e auditimit,  të buxhetit , të hyrave, shpenzimet, prokurimit, depos, stafit dhe aktiviteteve operative që departamentet e NPB  i realizojnë gjatë aktiviteteve operative në menaxhimin e NPB.

Vlerëson efektivitetin e punës dhe zbatueshmërinë konform me procedurat dhe rregullat e NPB . 

  1. Detyrat dhe përgjegjësitë
  • Aplikon sistemin e kontrollit-auditimit të brendshëm të pranueshëm dhe të efektshëm, të vëzhgojë dhe të kritikoj politikat dhe praktikat që kanë të bëjnë me kontabilitet, procedurat, administratën dhe ruajtjen e mjeteve dhe të pasurisë së NPB.
  • Siguron që aktivitetet e NPB të jenë në harmoni me Statusin dhe aktet tjera rregullative, ligjore dhe urdhëresat nga menaxhmenti.
  • Monitoron  dhe kontrollon zbatimin e vendimeve të Aksionarëve, Bordit Drejtues dhe Komitetit të Auditimit të NPB në linjë me objektivat e Menaxhmentit.
  • Kryen kontrolla të brendshme sipas planit të Auditimit të Brendshëm të aprovuar  nga menaxhmenti i NPB.
  • Diskuton rezultatet e auditimit të kryer me personin përgjegjës të departamentit apo njësisë dhe jep këshilla-udhëzime rreth veprimeve që duhet ndërmarrë për përmirësimin e gjendjes.
  • Përpilon raporte të shkruara dhe i’a paraqet për aprovim Kryeshefit te NPB  me qëllim të përcjelljes së mëtutjeshme të tyre tek përgjegjësit e departamenteve apo njësive të audituara.
  • Përgatitë raport mujor, vjetor rreth punëve  operativ të Auditimit të brendshëm të NPB.
  •  Mbledh, analizon dhe vlerëson të dhënat nga fushat e ndryshme të veprimtarisë  më qëllim të arritjes së një vlerësimi objektiv
  • Analizon praktikat dhe procedrat e kontabilitetit të NPB si dhe propozon modifikimin apo përshtatjen e tyre sipas standardeve të kontabilitetit në vend.
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Kryeshefi dhe Komiteti i Auditimit të NPB.
  1. Detyrat dhe obligimet tjera shtesë
  • Kryeshfi Ekzekutiv mund t’a  ngarkojë me detyra tjera sipas nevojës së NPB
  1. Raportimet
  • Bartësi i vendit të punës i raporton Komitetit të Auditimit.
  1. Kualifikimet
  • Fakultetin ekonomik
  • Njohuritë e qasjeve moderne në planifikim dhe kontroll
  • Aftësi kompjuterike posaçërisht mbi sistemet kompjuterike llogaritare,  bazën e shënime në kontabilitet.
  • Bartësi i vendit të punës duhet të ketë se paku 5 vjet përvojë pune në lëmitë e  Financave dhe Kontabilitetit dhe Auditimit të Brendshëm.
  • Njohje të Gjuhës Angleze.
  • Të posedon certifikatë të licencimit për auditor nga institucionet e licencuara në vend ose jashtë tij.
  1. Kualifikimet tjera
  • Preferohet Master në  Financa dhe Kontabilitet ose Menaxhment.
  • Kurset dhe trajnimet tjera gjatë karrierës profesionale.
  • Preferohet të jetë anëtarë në organizata ndërkombëtare të Kontabilitetit.
  1. Informatë për procedurën e konkurrimit

Kandidatët për Auditor te Brendshëm, duhet t’i dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Aplikacionin;
  • CV-në;
  • Letër motivimin;
  • Dëshminë mbi kualifikimin profesional;
  • Dëshminë mbi përvojën e punës;
  • Çertifikatën që nuk është nën hetime (jo më e vjetër se gjashtë muaj) dhe
  • Kopjen e letërnjoftimit.

Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në këtë adresë: Ndërmarrja Publike Banesore - SHA në Prishtinë, Rr. “Xhevdet Doda” nr. 32. Prishtinë ose përmes e-mailit zyrtar: burimet.njerezore@npbanesore.com. Kandidatët  të cilët konkurrojnë duhet ta shënojnë poziten per te cilen aplikojne, adresën e saktë dhe numrin e telefonit kontaktues, si dhe email adresën.Për pozitën e shpallur aplikacionet do të pranohen vetëm nga kandidatët të cilët i plotësojnë kërkesat e parashtruara në konkurs. Vlerësimi formal i kandidatëve dhe intervista do të bëhet në një kohë optimale pas përfundimit të afatit për aplikim. Bordi i Drejtorëve i NPB-së e mban të drejtën e formimit të listës së shkurtë me aplikantët.

Çdo përgënjeshtrim material – qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca – ose ndryshim materiali nga informatat e dhëna në deklaratën e sipër cekur do të rezultojë në skualifikimin e menjëhershëm dhe nëse është e aplikueshme, largimin e personit.

Konkursi vazhdohet nga data 08 Prill 2019 – 03Maj 2019 ora 16:00.

Share

Advertising
Advertising
Facebook