Log in
X

Company Name

Agjencia Kosovare e Privatizimit

Phone Number

Company Place

Prishtinë

ZYRTAR I LARTË PËR PAGESA

ZYRTAR I LARTË PËR PAGESA

Information

Publish Date

05.04.2019

End Date

19.04.2019

Categories

| Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

Në mbështetje të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, në pajtim me Rregulloren nr. 02/2010 për procedurat e rekrutimit në Shërbimin Civil, Agjencia Kosovare e Privatizimit shpall konkurs të jashtëm për pozitën:

ZYRTAR I LARTË PËR PAGESA (1 Pozitë)
Numri i Referencës: 05 /2019
Lloji i Pozitës: Karrierës
Orari: I plotë
Kohëzgjatja: Pa afat
Grada - Hapi: 4-4
Departamenti: Departamenti i Shitjes
Vendi i Punës: Zyra Qendrore
Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Kryesuesi i Njësisë Për Përgatitjen e Shitjes, Shqyrtimit Ligjor dhe Tenderimit

QËLLIMI DHE FUSHËVEPRIMI I POZITËS
Mbledhja, koordinimi i të dhënave dhe raportimi mbi statusin e pagesave të shitjes përmes spin of-it të thjeshtë dhe likuidimit, përfshirë këtu anulimet e tenderit, tërheqjet, kërkesat, ankesat dhe rastet e ndryshme që janë në proces e sipër etj. Detyra tjera të caktuara nga Kryesuesi i Njësisë Për Përgatitjen e Shitjes, Shqyrtimit Ligjor dhe Tenderimit.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
• Përgatitja e njoftimeve mbi statusin e fituesve të përkohshëm dhe detajet e pagesës për transferin e mjeteve në afat të caktuar, përgatitja e njoftimeve për ofertuesit e dytë apo të tretë në rastet kur ofertuesi fitues nuk arrin ta kryejë pagesën si dhe përgatitja e njoftimeve për ofertuesit në rastet kur tenderi është anuluar me vendim të Bordit të Drejtorëve, apo në rastet kur ofertuesit tërhiqen nga tenderi;
• Në rastet e mos pagesës apo vonesës së pagesës nga ana e fituesit, njoftimi si dhe përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për konfiskimin apo rikthimin e mjeteve si dhe njoftimet lidhur me çështjet tjera të mundshme të
caktuara nga Kryesuesi i Njësisë Për Përgatitjen e Shitjes, Shqyrtimit Ligjor dhe Tenderimit;
• Ruajtja e informatave konfidenciale të ofertuesve, fituesve dhe informatave të tjera të Agjencisë dhe rishikimi i të gjitha transaksioneve financiare lokale dhe internacionale në lidhje me shitjen e Ndërmarrjeve dhe shitjen e aseteve;
• Rishikimi i të gjitha transaksioneve të depozitave dhe taksës administrative që paguhen me pjesëmarrje në procesin e tenderimit përmes spin of-it të thjeshtë dhe likuidimit;
• Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për rikthimin e depozitave, bazuar në detajet e fletëpagesave të ofertuesve, të dorëzuara me pjesëmarrjen në procesin e tenderimit si dhe përgatitja dhe dorëzimi i kërkesës për hapjen e llogarive të caktuara për secilën Ndërmarrje të re në Departamentin e Financave dhe Buxhetit në secilën valë;
• Kontrollon Memorandumet e Informatave për asetet e prezantuara për shitje për Bordin e Drejtorëve për secilën valë;
• Mirëmbajtja dhe përditësimi i dosjeve për secilën Ndërmarrje dhe asete për sa i përket informacioneve mbi pagesat (25 % & 75%) si dhe korrespondenca të ndryshme, mbledhja e informacioneve në lidhje me përgatitjen e buxhetit si dhe siguron bashkëpunim dhe komunikim të ngushtë me Departamentin e Financave dhe Buxhetit;
• Rishikimi dhe verifikimi i dokumentacionit të ofertuesve pjesëmarrës në procesin e tenderimit të ndërmarrjeve përmes metodës “spin of” dhe asaj të likuidimit;

PËRGADITJA PROFESIONALE/ KUALIFIKIMET
• Diplomë Universitare në Ekonomi, Administrim Biznesi, Menaxhment, Marketing apo fusha relevante;
• Së paku katër (4) vite përvojë pune profesionale;
• Shkathtësi të shkëlqyeshme organizative dhe të menaxhimit të kohës;
• Shkathtësi të shkëlqyeshme ndër-personale dhe të komunikimit si dhe aftësi në zgjidhjen e konfliktit;
• Saktësi, vëmendje në detaje dhe ndjeshmëri ndaj prioriteteve;
• Njohuri të shkëlqyeshme të përdorimit të aplikacioneve softuerike të pakos MS;
• Të ketë njohuri të rrjedhshme të gjuhës shqipe dhe / ose serbe në të folur dhe shkruar. Gjuha angleze e preferuar;
• Të ketë aftësi për të punuar në mënyrë efektive në një ambient multi-etnik dhe multi-kulturor;

Formularin për aplikim mund ta gjeni në: www.pak-ks.org

Për aplikim, të gjithë kandidatët duhet t’i bashkëngjisin dokumentet e mëposhtme:
-Formularin e plotësuar dhe të firmosur;
-Letrën përcjellëse/motivuese;
-Dëshmi mbi përgatitjen profesionale;
-Dëshmi mbi përvojën e punës;
-Dy letër rekomandime;
-Dokumentin e identifikimit;
-Certifikatën që nuk jeni nën hetime.

Formularin për aplikim së bashku me dokumentet përcjellëse i dërgoni në adresën elektronike: recruitment@pak-ks.org
Titulli i e-mailit tuaj duhet të përmbajë pozitën për të cilën ju aplikoni.
Data e fundit për aplikim është: 19 PRILL 2019 ora 16:00
Dokumentet e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Aplikacioni dhe dokumentacioni i pakompletuar do të refuzohet.
“ Agjencia Kosovare e Privatizimit ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret
aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”
“Komuniteti jo- shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

Ne i falënderojmë të gjithë kandidatët për aplikim, por vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook