Log in
X

Company Name

Ministria e Shëndetësisë

Phone Number

038 212 -276

Company Place

Prishtinë

Inspektor Farmaceutik (3)

Inspektor Farmaceutik (3)

Information

Publish Date

05.04.2019

End Date

18.04.2019

Categories

| Ministri

Job Places

Prishtinë

Job Description

Institucioni: Ministria e Shëndetësisë
Departamenti: Inspektorati Farmaceutik
Titulli i vendit të punës: Inspektor Farmaceutik
Kategoria funksionale/Grada: Koeficienti - 8
Afati i kontratës: Nëpunës i karrierës – me kohë të pa caktuar
Numri i pozitave: Tre (3)
Nr. i Referencës: MSh-10/04/2019
______________________________________________________________________
Detyrat kryesore:
1.Monitorimi, përkrahja e zbatimit të politikave, ligjeve, rregulloreve dhe standardeve;
2.Këshillimi dhe konsultimi me Udhëheqësin për procedurat që duhet ndërmarrë  për të gjitha çështjet e fushave të specializuara;
3.Garantimi i përputhshmërisë dhe këshillimi  i prodhuesve dhe qarkulluesve farmaceutik me shumicë dhe pakicë,  farmacistëve me kërkesat e rregulloreve, ligjeve, urdhëresave, udhëzimeve dhe direktivave  në fuqi;
4.Të kryej të gjitha llojet e inspektimeve gjenerale, rutinë, ad-hoc, speciale etj;
5.Të kontrollon dhe monitoron: prodhues të produkteve medicinale, substancave aktive, ekscipientet (tek prodhuesit vendor dhe të jashtëm), qarkullues me pakicë dhe shumicë, kontrollon dhe  monitoron  produktet dhe pajisjet medicinale në: gjitha institucionet tjera shëndetësore  të sektorit publik dhe atij privat, kontrollon të gjitha specifikacionet të përshkruara në formularin e Lejes së importit në pikat doganore;
6.Marrjen e mostrave për testim/analizë dhe në bazë të analizave të vërtetuara në Laboratorin Kombëtar për Cilësi të merr masat  adekuate  të lejimit, ndalimit ose tërheqjen e produktit nga tregu;
7.Siguron të dhënat dhe informatat e nevojshme për personat fizik dhe juridik qe merren me qarkullimin e produkteve dhe pajisjeve medicina1e për arritjen e standardeve te nevojshme per këtë veprimtari; Inspekton qarkulluesit farmaceutik dhe çdo person juridik dhe fizik qe disponon produkte dhe pajisje medicinale;
8.Përmes Kryeinspektorit koordinon punën me AKPPM-ne dhe organet tjera kompetente me qellim te garantimit te cilësisë së produkteve dhe pajisjeve medicinale;
9.Harton planin e punës;
10.Merr përgjegjësinë e plotë dhe gatishmërinë për të gjitha detyrat e dhëna dhe të kërkuara nga Udhëheqësi edhe pas orarit të rregullt të punës sipas nevojës;
11.Merr masa ne pajtim me ligjet ne fuqi me qellim te ruajtjes se shëndetit pub1ik;
12.Raporton në baza ditore javore dhe periodike për punët e kryera tek udhëheqësi.

Shkollimi i kërkuar: Diplomë universitare në farmaci, kimi, biologji, mjekësi, mjekësi veterinare, kimi farmaceutike, teknologji farmaceutike, bazuar në direktivën Evropiane 2001/83, neni 49 dhe Udhëzuesin Evropian mbi Inspektoratin Nr. 313525/2006, i preferueshëm Farmacist.

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:
•Së paku 3 ( tri) vite përvojë pune profesionale;
•Të ketë patentë shofer, kategoria “B”
•I/e gatshëm të punoj ne ekip,  me orar fleksibil dhe në situata të tensionuara;
•Njohje e punës në kompjuter (MC Word dhe Excel) dhe të kërkimit në intern.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:  Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Kosovës si dhe Rregulloren Nr. 02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil.

Paraqitja e kërkesave:  Aplikacionet  merren recepcion ose në faqen zyrtare të ministrisë, dhe dorëzohen në zyrën  nr. 23 të Ministrisë së Shëndetësisë, Lagja Arbëria,  rruga e Zagrebit p.n. (ish Spitali i mushkërive). Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Kontaktet me telefon mund ti bëni në 038  212 -276.

”Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës  dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike, qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.
Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Expired

Share

Advertising