Log in
X

Company Name

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Zyrtar i Metrologjisë për Metale të Çmuara (2)

Zyrtar i Metrologjisë për Metale të Çmuara (2)

Information

Publish Date

05.04.2019

End Date

12.04.2019

Categories

| Ministri

Job Places

Prishtinë | Prizren

Job Description

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligji Nr. 03/ L -149, Rregullore Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shpallë:

Institucioni: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
Agjencia e Metrologjisë së Kosovës
Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Metrologjisë për Metale të Çmuara
Koeficienti/7
Nr. i Referencës:  MTI/6
Numri i zyrtarëve që do të pranohen: 2
Vendi: Një (1) në Prishtinë, një (1) në Prizren
______________________________________________________________________
Detyrat dhe përgjegjësitë:
•Kryen detyra me të cilat sigurohet besueshmëria e shitjes së metaleve të çmueshme në Kosovë me cilësi të caktuar sipas ligjit dhe standardeve ndërkombëtare;
•Bën analizën kimike, kontrollimin dhe vulosjen e metaleve të çmuara;
•Bën ekspertizën e punimeve prej metaleve të çmuara, të parashtruara nga organet publike
•Bën kontrollimin e mjeteve matëse që përdoren për matjet fiziko-kimike;
•Mbikëqyr plotësimin e kushteve metrologjike në serviset dhe laboratorët e certifikuar;
•Përcjell të arriturat e reja në zhvillimin e metodave për shqyrtimin e përbërjes dhe pastërtisë së legurave të arit, argjendit dhe platinit;
•Merr pjesë në përpilimin e akteve nënligjore dhe rregulloreve për metalet e çmuara

Kualifikimet për këtë vend të punës:
•Diplomë universitare: FSHMN drejtimi i Kimisë Inxhinierike, Fakulteti i Metalurgjisë, Fakulteti i Teknologjisë;
•Minimum 2 vite përvojë pune profesionale;
•Njohuri dhe përvojë ne fushën e metaleve të çmuara ;  
•Shkathtësi në menaxhim, organizim dhe mirëmbajtjen e laboratorit të metaleve të çmuara;
•Njohuri të mira për mbikëqyrje efektive të punës profesionale të kryer nga vartësit;
•Shkathtësi në komunikim dhe negocim;
•Qasje fleksibile ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve në laborator;
•Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, PowerPoint, Access);

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë shkollimin e lartë dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Kohëzgjatja e emërimit:
Nëpunësi i karrierës (përhershëm) Periudha provuese .Dymbëdhjetë (12) muaj.

Data e mbylljes së konkursit: 12/04/2019

Paraqitja e kërkesave
Formularët për aplikim mund të merren në recepcion të MTI-së, ose të tërhiqen nga web faqja e MTI-së, ku është bërë edhe shpallja e konkursit , në adresën www.mti-ks.org dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore, çdo ditë pune nga ora 8:00 -16:00 deri më: 12/04/2019. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr. tel. 038-200 36-578.

“Shërbimi Civil i Republikës së Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.  

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcionalë organet e shërbimit civil të administratës publike,qendrore dhe lokale,siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3të Ligjit Nr..03/L-149 mbi shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”

 Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.
Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara,vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do  të kontaktohen.

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook