Log in
X

Company Name

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Phone Number

038-200 36-578

Company Place

Prishtinë

Zyrtar për të hyra financiare

Zyrtar për të hyra financiare

Information

Publish Date

09.04.2019

End Date

19.04.2019

Categories

Ministri

Job Places

Prishtinë

Job Description

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligji Nr. 03/ L -149, Rregullore Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shpallë:

Institucioni: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Agjencia për Pronësi Industriale
Titulli i vendit të punës: Zyrtar për të hyra financiare
Koeficienti/7
Nr. i Referencës:  MTI/8
Numri i zyrtarëve që do të pranohen: 1
Vendi:Prishtinë Data: ¬-05/04/2019____________________________________________________________________

Detyrat dhe përgjegjësitë:
•Përgatit forma standarde për të gjitha shërbimet me pagës që ofrohen nga institucioni dhe kujdeset që të hyrat të jenë në pajtim me legjislacionin në fuqi ;
•Autorizon procedimin e të hyrave dhe përgatitjen e kërkesave për transferim të mjeteve përmes MF-së;
•Barazon llogaritë e të hyrave në thesar sipas kodeve ekonomike për të gjitha linjat buxhetore që krijojnë të hyra për çdo tremujore të vitit fiskal;
•Mban kontakte të rregullta me MF-në dhe bankat komerciale për raportet e të hyrave ditore dhe transferimet në BQK;
•Klasifikon te hyrat sipas burimeve dhe njësive organizative ku krijohen te hyrat dhe regjistron pagesat në programin përkatës të te thesarit në SIMFEK;
•Përgatit planifikimin e të hyrave në bashkëpunim me linjat buxhetore për vitin vijues;
•Krahason dhe verifikon çdo pagese me raportet e specifikuara dhe të regjistruara në FreeBalanc SIMFK;
•Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kualifikimet për këtë vend të punës:
•Diplomë universitare: Fakulteti  Ekonomik;
•Minimum 2 vite përvojë pune profesionale;
•Njohuri të thellë në fushën e të hyrave të financave
•Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme
•Shkathtësi në komunikim planifikim të punës koordinimi eventual i personelit në nivel administrativ
•Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
•Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, PowerPoint, Access);

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë shkollimin e lartë dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Kohëzgjatja e emërimit:
Nëpunësi i karrierës (përhershëm) Periudha provuese .Dymbëdhjetë (12) muaj.

Data e mbylljes së konkursit: 19/04/2019

Paraqitja e kërkesave
Formularët për aplikim mund të merren në recepcion të MTI-së, ose të tërhiqen nga web faqja e MTI-së, ku është bërë edhe shpallja e konkursit , në adresën www.mti-ks.org dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore, çdo ditë pune nga ora 8:00 -16:00 deri më:19/04/2019.Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr. tel. 038-200 36-578.

“Shërbimi Civil i Republikës së Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcionalë organet e shërbimit civil të administratës publike,qendrore dhe lokale,siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3të Ligjit Nr..03/L-149 mbi shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”

 Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.
Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara,vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do  të kontaktohen.

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook