Log in
X

Company Name

Ministria e Punëve të Jashtme

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Zyrtar/e i/e Lartë për Traktate

Zyrtar/e i/e Lartë për Traktate

Information

Publish Date

05.04.2019

End Date

16.04.2019

Categories

Ministri

Job Places

Prishtinë

Job Description

Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregulloren Nr. 02/2010 neni 15 paragrafi 2 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Ministria e Punëve të Jashtme, shpall:

KONKURS

Një (1) Zyrtar/e i/e Lartë për Traktate
Departamenti/Zyra: Divizioni për Traktate dhe Marrëveshje Ndërkombëtare/ Departamenti  për Çështje Ligjore dhe Traktate
Nr. i referencës: MPJ-DTMN-001/03
Koeficienti: 8    

Detyrat Kryesore:
-Mbikëqyrë zbatimin e traktateve dhe konventave ndërkombëtare në Kosovë;
-Bashkërendon procesin e negocimit dhe nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të   cilat hyjnë në mandatin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, si dhe bashkërendon procesin e hyrjes në fuqi të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare;
-Interpreton marrëveshjet ndërkombëtare dhe ofron këshilla lidhur me zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ne sistemin ligjor te Kosovës;
-Interpreton memorandumet e bashkëpunimit dhe ofron këshilla lidhur me zbatimin e tyre ne sistemin ligjor të brendshëm të Institucioneve të Kosovës;
-Bën raportime për institucionet e tjera përkatëse për të dhënat mbi zbatimin e traktateve dhe konventave ndërkombëtare në Kosovë;
-Bën koordinimin e bashkëpunimit me institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare në fushën e traktateve dhe Marrëveshjeve Ndërkombëtare;
-Bashkërendon dhe ndërlidh punët sipas nevojës me zyrtarët e tjerë të Departamentit për çështje ligjore dhe traktate;
-Kryen të gjitha punët tjera të cilat i përcaktohen nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejt, lidhur me detyrat e vendit të punës.

Shkathtësitë e kërkuara
•Trajnime profesionale;
•Aftësi të mira analitike;
•Aftësia për të punuar nën presion;
•Etikë pune dhe nivel të lartë integriteti;
•Njohja e gjuhës angleze e obliguar, përparësi edhe gjuhët tjera

Kualifikimet dhe përvoja e punës:
•Diplomë universitare në fakultetin juridik, master i preferueshëm;
•Të paktën tri (3) vite përvojë pune profesionale;

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve
Kohëzgjatja e emërimit është pa afat - të përhershme (e karrierës) si dhe kohëzgjatja e periudhës provuese është 12 muaj, për  pozitat e shpallura me këtë konkurs;

Formularët zyrtar për aplikim merren në Zyrën për Burime Njerëzore të MPJ-së, zyra nr. 103  ,ish- ndërtesa e Eulexit (rruga Luan Haradinaj, 32) gjithashtu mund të tërhiqen edhe nga Ueb-Faqja e internetit të MPJ-së.
Aplikacionet e plotësuara së bashku me kopjet e dëshmive për kualifikimet e nevojshme arsimore, përvojën e punës, kurset e ndjekura, referencat dhe Vërtetimin nga Gjykata që personi nuk është nën hetime etj, mund të dorëzohen:
-Drejtpërdrejtë në Zyrën për Burime Njerëzore të MPJ-së, dhe
-Përmes postës.

Aplikacioni i dorëzuar pas afatit, i pakompletuar dhe i plotësuar gabueshëm, do të konsiderohet i pavlefshëm dhe nuk do të merret në konsiderim.

Kandidatët duhet të dorëzojnë aplikacione me të dhëna të sakta. Në rast të mosplotësimit të këtyre kërkesave, ose ofrimit të informatave jo të sakta, aplikacioni refuzohet, gjithashtu përdorimi i formularëve jozyrtar rezulton në refuzimin e menjëhershëm të aplikimit.

Aplikacionet e pranuara pas afatit të caktuar, konsiderohen të pranueshme nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar(postuar) para kalimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve.

Kohëzgjatja e emërimit-punësimit bëhet në përputhje me LSHCK, në të cilën është e përfshirë periudha e punës provuese prej një (1) viti.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër/ngushtë do të kontaktohen.

Konkursi mbetet i hapur deri më: 16.04.2019, në ora 16:00.
Për informata shtesë mundë të kontaktoni Zyrën e Personelit të MPJ-së, në telefonin: 038 200 77-073 dhe 038 200 77-118.
Konkursi dhe kërkesa për punësim janë të publikuara edhe në Ueb-Faqen e Ministrisë: www.mfa-ks.net
“Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovë.

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook