Log in
X

Company Name

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Mjek i Praktikes së Përgjithshme (1), Infermier (2), Ndihmës mjekësor (2), Servues/e i/e Ushqimit (1), Vozitës (1)

Mjek i Praktikes së Përgjithshme (1), Infermier (2), Ndihmës mjekësor (2), Servues/e i/e Ushqimit (1), Vozitës (1)

Information

Publish Date

05.04.2019

End Date

18.04.2019

Categories

Ministri | Mjekësi | Vozitës

Job Places

Prishtinë | Shtime

Job Description

Mbështetur në nenet 7, 8 dhe 15 në Ligjin e Punës 03/L-212,në  Udhëzimin Administrativ Nr.07/2017për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik nenet 4 dhe 5;  Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, shpall:

KONKURS

Titulli i punës: Mjek i Praktikes së Përgjithshme (1 vend pune)
Vendi: Instituti Special në Shtime
Departamenti: I Politikave Sociale dhe të Familjes
Kategoria funksonale: Niveli profesional-staf shendetësor
Niveli i Pagës(koeficienti): H-20
Orari i punës: I plotë, 40 orë në javë
Kontrata e punës: Sipas Ligjit të Punës Nr.03/L-212
Raporton tek: Drejtori i Institutit Special
Qëllimi i vendit të punës: Është përgjegjës për vendin e punës ku ai/ajo punon dhe ka për detyrë te siguroj shëndet te mirë për te gjithë rezidentet ne institucion, po ashtu ka përgjegjësi te ofroj shërbime mjekësore sa me cilësore si dhe ti referoj rastet për kontroll mjekësore jashtë institucionit.

Detyrat kryesore:
-Ka përgjegjësi në organizimin e punës të shërbimit shëndetësor në aspektin mjekësor dhe atë higjienik;
-Ka për detyrë te bëjë kontrollet e rregullta të kohë pas kohëshme dhe sistematike për të gjithë klientët e ISSH-së dhe të shtëpive të komunitetit, evidentimin e të sëmurëve si në aspektin shëndetësor e po ashtu edhe në atë higjienik;
-Punon drejtpërdrejt me neuropsikiatrin, kryeinfermierin dhe punëtorin social për zgjidhjen e problemeve për klientët;
-Ka përgjegjësi ne kontrollimin e mënyrës së dhënies të barnave nga ana e infermierëve  përgjegjës për të siguruar se bari është duke u dhënë në mënyrën e duhur për të siguruar një shëndet të mirë për të gjithë klientët;
-Është përgjegjës për nivelin e higjienës në kuadër të institucionit dhe punon ngushtë me të gjithë shefat e shërbimeve;
-Bën mbikëqyrjen dhe kontrollimin punës profesionale të laboratorit;
-Bën mbikëqyrjen e sjelljeve të personelit ndaj klientëve dhe kolegëve;
-Bashkëpunon ngushtë edhe me profesionistet tjerë jashtë ISSH-së  të lëmive mjekësore për konsulata të ndryshme rreth shëndetit të klientëve;
-Ndihmon drejtorin  e Institutit Special në zhvillimin e politikave dhe standardeve  institucionale duke i përmirësuar kushtet e jetesës për klientët si dhe kushtet e punës të punëtoreve;
-Përgatit raporte javore,mujore dhe vjetore.

Shkathtësitë e kërkuara:
-Të ketë aftësi të mira profesionale dhe njohuri te përgjithshme në lëmin e mjekësisë,
-Të ketë aftësi të mbikëqyrë dhe trajnojë stafin e mesëm,
-Aftësi të  mira për të punuar në ekip dhe të ketë aftësi dhe shkathtësi të mira komunikatave,
-Të ketë shkathtësi të mira në zgjidhjen e problemeve,
-Të jetë i gatshëm që çdo herë dhe në çdo kohë t’u shërbej klientëve dhe stafit i cili punon.

Kualifikimet edukative -profesionale, përvoja e punës:
-Diplomë uriversitare të fakultetit të mjekësisë;
-Dokumentinmbistazhin e kryerpërdoktortëmjekësisëdhelicencën e punës;
-Të njoh gjuhën shqipe dhe serbe në të folur dhe të shkruar.

Titulli i punës: Infermier(1 vende pune)
Vendi: Instituti Special në Shtime
Departamenti: IPolitikave Sociale dhe të Familjes
Kategoria funksonale: Niveli profesional-staf shendetësor
Niveli i Pagës(koeficienti): H-53
Orari i punës: I plotë, 40 orë në javë
Kontrata e punës: Sipas Ligjit të Punës Nr.03/L-212
Raporton tek : Kryeinfermieri

Detyrat kryesore:
-Bën përgatitjen dhe ndarjen e terapisë të cilën e përcakton  mjeku,
-Bën të gjitha intervenimet medicionale sipas urdhërit të mjekut,
-Informon mjekun për të gjitha ndryshimet shëndetësore të rezidentëve,
-Merr masa emidemiologjike-higjienike kundër infeksionit dhe dekubitit të rezidentëve
-Përcjell te sëmurin gjer në spital me udhëzimin e mjekut dhe kujdeset për vendosjen e tij,
-Bashkëpunon me ndihmën e shpejtë në mungesë të mjekut dhe kryeinfermierit,
-Përcjell numrin e klientëve në repart dhe lajmëron kryeinfermierin në rast të mungeses pa arsye të rezidentit, është përgjegjës për pajisjet dhe mjetet e besuara në repart dhe ambulancë,
-Përgatit raporte javore,mujore dhe vjetore.
-Shkathtësitë e kërkuara:
-Gatishmëri e plotë për ofrim të shërbimeve shëndetësore,
-Gatishmëri për komunikim dhe trajtim të gjithë rezidentëve pa dallim etniteti,
-Njohja e punës me pajisje elektronike dhe mbajtja e të dhënave për resident,
-Aftësi në përdorimin e pajisjeve mjekësore.

Kualifikimet edukative -profesionale, përvoja e punës:
-Diplomë e shkollës së mesme të mjekësisë,
-Trajnime të kryera nga lëmija e infermierisë,
-Përvojë pune të paktën 3 vite

Titulli i punës: Ndihmës mjekësor (1 vend pune)
Vendi: Instituti Special në Shtime
Departamenti: I Politikave Sociale dhe të Familjes
Kategoria funksonale: Niveli profesional-staf shendetësor
Koeficientii pagës: 5( pesë)
Orari i punës: I plotë, 40 orë në javë
Kontrata e punës: Sipas Ligjit të Punës Nr.03/L-212
Raporton tek: Kryeinfermieri

Detyrat kryesore:
-Bën pastrimin e përgjithshëm të klientëve të varur dhe gjysmë të varur;
-Bën ndërrimin e ndërresave të shtratit të rezidentëve;
-Ushqen rezidentët e varur dhe gjysmë të varur;
-Bashkëpunon me infermier  dhe teknik medicinal dhe ndihmon në intervenimet tekniko medicinale; Kujdeset dhe është përgjegjës për pastërtinë e dhomave dhe ambientit ku jetojnë rezidentët;
-Bën tretmanin  higjenik të klientit të ri;
-Ndërresat e pa pastra të rezidentëve i bart në lavanderidhe të pastra i merr nga lavanderia;
-Bën përgatitjen e rezidentit të vdekur me prezencën e infermieritapo teknikut medicinal;
-Është përgjegjës për inventarin në repart dhe mjetet tjera të besuara;
-Përgatit raporte javore,mujore dhe vjetore.
-Shkathtësitë e kërkuara: Gatishmëri e plotë për ofrim të shërbimeve rezidentëve; Gadishmëri për komunikim dhe trajtim të gjithë rezidentëve pa dallim etniteti.
-Kualifikimet edukative-profesionale, përvoja e punës:Shkolla e mesme e kryer, Përvojë pune në sferën e mirëmbajtjes së higjienës.

Titulli i punës: Infermier (1 vende pune)
Vendi: Shtëpia e Personave të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare në Prishtinë
Departamenti: I Politikave Sociale dhe të Familjes
Kategoria funksonale: Niveli profesional-staf shendetësor
Niveli i Pagës(koeficienti): H-53
Orari i punës: I plotë, 40 orë në javë
Kontrata e punës: Sipas Ligjit të Punës Nr.03/L-212
Raporton tek: Kryeinfermieri

Detyrat kryesore:
-Bën përgatitjen dhe ndarjen e terapisë të cilën e përcakton  mjeku,
-Bën të gjitha intervenimet medicionale sipas urdhërit të mjekut,
-Informon mjekun për të gjitha ndryshimet shëndetësore të rezidentëve,
-Merr masa emidemiologjike-higjienike kundër infeksionit dhe dekubitit të rezidentëve
-Përcjell te sëmurin gjer në spital me udhëzimin e mjekut dhe kujdeset për vendosjen e tij,
-Bashkëpunon me ndihmën e shpejtë në mungesë të mjekut dhe kryeinfermierit,  
-Përcjell numrin e klientëve në repart dhe lajmëron kryeinfermierin në rast të mungeses pa arsye të rezidentit, është përgjegjës për pajisjet dhe mjetet e besuara në repart dhe ambulancë,
-Përgatit raporte javore,mujore dhe vjetore.
-Shkathtësitë e kërkuara:
-Gatishmëri e plotë për ofrim të shërbimeve shëndetësore,
-Gatishmëri për komunikim dhe trajtim të gjithë rezidentëve pa dallim etniteti,
-Njohja e punës me pajisje elektronike dhe mbajtja e të dhënave për rezident,
-Aftësi në përdorimin e pajisjeve mjekësore.

Kualifikimet edukative -profesionale, përvoja e punës:
-Diplomë e shkollës së mesme të mjekësisë,
-Trajnime të kryera nga lëmija e infermierisë,
-Përvojë pune të paktën 3 vite.

Titulli i punës: Ndihmës mjekësor(1 vend pune)
Vendi: Shtëpia e Personave të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare në Prishtinë
Departamenti: I Politikave Sociale dhe të Familjes
Kategoria funksonale: Niveli profesional-staf shendetësor
Koeficientii pagës:5( pesë)
Orari i punës: I plotë, 40 orë në javë
Kontrata e punës: Sipas Ligjit të Punës Nr.03/L-212
Raporton tek: Kryeinfermieri

Detyrat kryesore:
-Bën pastrimin e përgjithshëm të klientëve të varur dhe gjysmë të varur;
-Bën ndërrimin e ndërresave të shtratit të rezidentëve;
-Ushqen rezidentët e varur dhe gjysmë të varur;
-Bashkëpunon me infermier  dhe teknik medicinal dhe ndihmon në intervenimet tekniko medicinale; Kujdeset dhe është përgjegjës për pastërtinë e dhomave dhe ambientit ku jetojnë rezidentët;
-Bën tretmanin  higjenik të klientit të ri;
-Ndërresat e pa pastra të rezidentëve i bart në lavanderi dhe të pastra i merr nga lavanderia;
-Bën përgatitjen e rezidentit të vdekur me prezencën e infermieritapo teknikut medicinal;
-Është përgjegjës për inventarin në repart dhe mjetet tjera të besuara;
-Përgatit raporte javore,mujore dhe vjetore.
-Shkathtësitë e kërkuara: Gatishmëri e plotë për ofrim të shërbimeve rezidentëve; Gadishmëri për komunikim dhe trajtim të gjithë rezidentëve pa dallim etniteti.

Kualifikimet edukative-profesionale, përvoja e punës:
Shkolla e mesme e kryer, Përvojë pune në sferën e mirëmbajtjes së higjienës.

Titulli i punës: Servues/e i/e Ushqimit(1 vend pune)
Vendi: Shtëpia e Personave të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare në Prishtinë
Departamenti: IPolitikave Sociale dhe të Familjes
Koeficientii pagës:5 (pesë)
Orari i punës: I plotë, 40 orë në javë
Kontrata e punës: Sipas Ligjit të Punës Nr.03/L-212
Raporton tek: Shefi i shërbimit të ushqimit

Detyrat kryesore:
-Punon në përgatitjen dhe përpunimin e artikujve ushqimor;
-Bën përgatitjen e racioneve të ftohta dhe sallatave;
-Bën servimin e ushqimeve në restorantin ku ushqehen rezidentët dhe në reparte për rezident me nevojë;
-Kujdeset për enët në sallën ku ushqehen rezidentet dhe në reparte;
-Ndihmon gjellëbërësin në përgatitjen dhe distribuimin e ushqimit;
-Servon ushqimet dietale tek rezidentet me rekomandim të mjekut;
-Mban higjienën e aparateve dhe elementeve të kuzhinës;
-Bën pastrimin e enëve pas çdo racioni të rezidentëve.
-Shkathtësitë e kërkuara: Gatishmëri e plotë për ofrim të shërbimeve rezidentëve; Gadishmëri për komunikim dhe trajtim të gjithë rezidentëve pa dallim etniteti.

Kualifikimet edukative-profesionale, përvoja e punës:
-Diplomë e shkollëssë mesme,
-Përvojë pune të paktën 3 vite në kuzhinë.

Titulli i punës: Vozitës (1 vend pune)
Vendi: Shtëpia e Personave të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare në Prishtinë
Departamenti: IPolitikave Sociale dhe të Familjes
Koeficienti i pagës:6(gjashtë)
Orari i punës: I plotë, 40 orë në javë
Kontrata e punës: Sipas Ligjit të Punës Nr.03/L-212
Raporton tek: Drejtori i SHPMPF-ës

Detyrat kryesore:
-Bën transportin e të sëmurëve në spital i shoqëruar nga motra apo tekniku medicinal;
-E ndihmon motrën apo teknikun medicinal gjatë transportit të rezidentit;
-Është përgjegjës për mirëmbajtjen  e të gjitha automjeteve të Institucionit;
-Është i obliguar për përdorim të rregullt të automjeteve dhe gjendjen e tyre teknike;
-Është i obliguar që me kohë të lajmëroj për servisim,kontrollim teknik dhe regjistrim të automjeteve;
-Është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe raportimin e servisimit të autobusit të Institucionit për gjendjen teknike të tij;
-Mban evidence të rregullt të fletudhëtimit, kilometrave të kaluara dhe karburanteve të shpenzuara;
-Mban evidence mbi riparimin e automjeteve dhe materialit shpenzues;
-Me rekomandimin e menaxherit drejtues e përdor autobusin për shëtitje të rezidentëve.
-Shkathtësitë e kërkuara: Gatishmëri e plotë për ofrim të shërbimeve rezidentëve; Gadishmëri për komunikim dhe trajtim të gjithë rezidentëve pa dallim etniteti.

Kualifikimet edukative-profesionale, përvoja e punës:
-Diplomë e shkollës së mesme,
-Përvojë pune të paktën 3 vite në  profesionin e vozitësit,
-Patentë shoferi me kategoritë B,C,D

Konkursi mbetet i hapur  deri më 18.04.2019.
Formularët për aplikim merren në divizionin për burime njerzore/MPMS  dhe të plotësuara dorëzohen, çdo ditë pune nga ora 08:00-16:00, adresa: Rruga ”Edit Durham” Nr. 46-Prishtinë, afër sheshit“Zahir Pajaziti”ndërtesa e MPMS-së.
Aplikacionet e dërguara me postë te cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën ditën e fundit të afatit për aplikim do të konsiderohen të vlefshme nëse arrijnë brenda 4 (katër) ditësh. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen.
Aplikacionit i bashkangjiten kopje të dokumentacionit mbi kualifikimin, për përvojen e punës, dokumente tjera të  nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilën konkurrojnë kandidatët.
Kandidatët që ftohen në intervistë janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale për verifikim para komisionit intervistues.
Kandidatët që hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim në afat ligjor nga zyra e personelit..
Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundesi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femrore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook