Log in
X

Company Name

Ministria e Integrimit Europian

Phone Number

038 200 27- 062

Company Place

Prishtinë

Drejtor i Departamentit të Drejtës se BE-së

Drejtor i Departamentit të Drejtës se BE-së

Information

Publish Date

05.04.2019

End Date

17.04.2019

Categories

| Ministri

Job Places

Prishtinë

Job Description

Ministria e Integrimit Evropian duke u bazuar ne Ligjin për Shërbimi Civil të Republikës se Kosovës L.Nr. 03/L-149 dhe Rregulloren nr 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit ne Shërbimin Civil te Republikës se Kosovës  shpall konkurs:

Titulli i pozitës: Drejtor i Departamentit të Drejtës se BE-së
Numri i referencës: 07/2019/-DDBE-/MIE
Grada e vendit punës: Niveli drejtues
Koeficienti: 10
Vendi: Prishtinë

Qëllimi vendit të punës:
Menaxhimin dhe koordinimin e procesit të implementimit të acquis së BE-së në sistemin ligjor të Kosovës, ofron ekspertizë juridike për implementimin e politikave dhe legjislacionit të BE-së brenda sistemitligjor të Kosovës, bashkëpunon dhe koordinon aktivitetet në fushën e negocimit të marrëveshjeve në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe BE-së, ofron mbështetje ligjore për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe të gjitha ministritë e linjës gjatë përgatitjes së prioriteteve që dalin nga marrëveshjet e Republikës së Kosovës me BE-në, veçanërisht MSA-në dhe marrëveshjet vijuese, dhe koordinon dhe menaxhon procesin e përkthimit të legjislacionit të BE-së në përgjithësi.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
Nën mbikëqyrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Integrimit Evropian,  Drejtori është përgjegjës të:
•Menaxhimin dhe koordinimin e punës për fushë-veprimtarinë e gjithëmbarshme të Departamentit për të Drejtën e BE-së, dhe jep këshilla ligjore rreth interpretimit të legjislacionit të BE-së për institucionet e Kosovës 20%
•Përfaqësimin e Departamentit për të Drejtën e BE-së në takimet dhe mbledhjet brenda Qeverisë dhe merr pjesë në Grupet Punuese brenda dhe jashtë Kosovës me rendësi për procesin e integrimit Evropian të Kosovës, veçanërisht në implementimin e të Drejtës së BE-së në sistemin ligjor të Kosovës 20%
•Koordinon, ofron ekspertizë në përgatitjen e dokumenteve kyçe për procesin e gjithëmbarshëm të integrimit të Kosovës në BE, ofron ekspertizë në interpretimin dhe zbatimin e MSA-së dhe përgatitjen e versionit të acquis në gjuhën shqipe dhe serbe, 20%
•Koordinon procesin e gjithëmbarshëm të harmonizimit të legjislacionit të Kosovës me acquis të BE-së, veçanërisht planifikimin e tij strategjik dhe monitorimin 10%
•Është pjesë e procesit dhe e negociatave të institucioneve të Kosovës për integrim Europian gjatë fazave të negocimit dhe procesit të implementimit të MSA-së dhe marrëveshjeve vijuese 10%
•Krijon bashkëpunim me organet dhe institucionet e BE-së dhe me institucionet e tjera vendore të përfshira në procesin e implementimit të Acquis së BE-së 10%
•Kryen detyra të tjera shtesë, sipas kërkesës së Sekretarit të Përgjithshëm 10%

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:
•Diplome Universitare në  Fakultetin  Juridik,
•Studime Post-Diplomike në fushën e të Drejtës Evropiane veçanërisht në universitetet evropiane është përparësi,
•Së paku shtatë (7) vite përvojë pune relevante ligjore në fushën e përafrimit të legjislacionit të BE-së, përfshirë së paku katër (4) prej të cilave katër vite në pozitë  barazëvlershme drejtuese,
•Njohja e gjuhës shqipe apo serbe. Njohja e shkëlqyeshme e gjuhës angleze në të folur dhe të shkruar është përparësi,
•Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi,
•Aftësi të shkëlqyeshme në përdorimin e programit MS Office,
•Aftësi për të punuar në ekip;
•Gatishmëri për të punuar pas orarit të punës dhe nën presionin e vazhdueshëm kohor.

INFORMATË E PËRGJITHSHME  PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Kohëzgjatja e emërimit:
Nëpunësi i karrierës (përhershëm) Periudha provuese .Dymbëdhjetë (12) muaj.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:
Ministria e Integrimit Evropian ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës  dhe mirëpret aplikacionet  nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Shërbimi Civil i Republikës së Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcionalë organet e shërbimit civil të administratës publike,qendrore dhe lokale,siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3të Ligjit Nr..03/L-149 mbi shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”

Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten  dokumentet përcjellëse  si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit, Dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale ( diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), certifikata qe nuk jeni ner hetime etj, dëshminë e përvojës së punës,dy vlerësimet e fundit të punës si dhe dy referenca.

Kërkesa për punësim dhe përshkrimi i punës mund të merret në recepcionin e  ndërtesës së  Qeverisë së Republikës së Kosovës (Sheshi Nëna Terezë p.n.). Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen: http://mei-ks.net/
Dokumentacioni duhet të dorëzohen në Divizionin e burimeve njerëzore, Ndërtesa e Qeverisë, kati i IX zyra nr. 909.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do  të kontaktohen.
Afati i konkurrimit është deri me datë 17.04.2019 deri  në orën 16:00. Konkursi  është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit.
Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen. Për informata shtesë,  ju lutemi telefononi në numrat: 038 200 27-006.

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook