Log in
X

Company Name

Infosoft Office Sh.p.k

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Perfaqesues i Shitjeve, Asistente e shitjeve

Perfaqesues i Shitjeve, Asistente e shitjeve

Information

Publish Date

10.04.2019

End Date

16.04.2019

Categories

| Shitje

Job Places

Prishtinë

Job Description

Infosoft Office shpk ne Prishtine, kerkon te punesoje:

Perfaqesues I Shitjeve

Detyra dhe Pergjegjesi:        

  • Zhvillon, drejton dhe ekzekuton strategji shitjeje me klientët kryesore te paracaktuar me qëllimin e optimizimit te rezultateve të biznesit tek këta klientë.
  • Merr pjesë aktive për çështje të ndryshme të procesit të shitjeve, duke sjellë ide dhe opinione në lidhje me konkurrencën për të realizuar propozime shitje fituese.
  • Koordinon te gjitha aktivitetet e shitjes dhe menaxhon resurset pergjate ciklit te shitjes per te siguruar profitabilitet.
  • Ndërthur dhe vlerëson idetë dhe kontributet që vijnë prej klientëve dhe anëtarëve të tjerë të ekipit të shitjes.
  • Kontribon dhe ndihmon ne realizimin e planit vjetor te shitjes.
  • Bashkëpunon me anëtarët e tjerë të ekipit të shitjeve për të ndarë ekspertizën.
  • Zhvillon marrëdhënie të forta me kliente egzistues.
  • Zgjeron gamen e klienteles dhe nderton raporte me kliente te rinj.
  • Raporton tek Drejtori Ekzekutiv

Kërkesa për kandidatët:

Edukimi dhe eksperienca 

  • Të ketë perfunduar studimet e larta. (Të preferueshme Ekonomi/Biznes/Marketing)
  • Minimalisht 5 vjet eksperience e meparshme punë në pozicione analoge pa nderprerje ne nje kompani, preferohet ne segmentin B2B.
  • Te ketë njohuri te mira te gjuhes angleze.
  • Te kete experience ne fushen e zhvillimit te biznesit ose zgjerimit te kanaleve te shitjes.
  • Te kete experience te deshmuar ne negociata komerciale dhe ne inkasim te mjeteve.
  • Preferohet te ketë njohuri te mira rreth produkteve materiale zyrtare.
  • Te jete I moshes 25-35 vjec.

Aftesi te tjera

  • Aftesi shume te mira prezentuese dhe negociuese
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe shprehëse.
  • Aftësi shumë të mira bashkëpunuese
  • Aftësi per te punuar nen presion.
  • Aftësi per të ndërmarrë veprime të shpejta dhe në mënyrë të pavarur në zgjidhje të problemeve dhe në të mirë të kompanisë 

Benefite

  • Vleresime performance
  • Bonuse per arritje target-i
  • Zhvillim profesional dhe sfida te vazhdueshme
  • Ambjent shume i mire pune

Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja, brenda dates 16/04/2019, ne adresen e_mail: info@io-ks.com

Vetëm kandidatët te cilet plotesojne kriteret e mesiperme do të ftohen për intervistë.

Asistente e shitjeve

Detyra dhe Pergjegjesi:       

  • Njeh shumë mirë procesimin dhe lëvrimin e porosisë së klientit;
  • Njeh shumë mirë listën, strukturën e klientëve dhe kodet respektive të tyre që SM përkatës mbulon;
  • Njeh mirë gamën e produkteve që ofrohen në kompani, qëllimin e përdorimit dhe funksionet e tyre, si dhe përdor saktë terminologjinë për këto produkte;
  • Njeh në një masë të pëlqyeshme kodet dhe specifikimet teknike të produkteve që ofrohen;
  • Kryen me përpikmëri çdo detyrë të posaçme që i ngarkohet nga superiori dhe raporton në kohë sipas afateve të përcaktuara për përmbushjen e tyre.
  • Njeh dhe zbaton me përpikmëri Procedurat Operacionale dhe instruksionet e punës (& formularet përkatës):
  • Mënyrat e Pagesës në Shitje
  • Faturimet sipas kodeve të shitjes
  • Procesimi i Porosise se Klientit
  • Rishikimi i kërkesave të Klientit dhe i kontratave
  • Rregullore pune të tjera, në fuqi, të lidhura me shitjen
  • Raporton çdo jokonformitet që konstaton dhe kryen të gjitha detyrat që i ngarkohen për korrigjimin e tyre.
  • Është e aftë për dhënie ofertash brenda një statusi të përcaktuar (vlerë, rëndësi etj.);
  • Krijon besim dhe rekomandon në mënyrë të saktë produktet për kërkesën e klientit, kalkulon dhe mbyll shitjen me sukses.

Kërkesa për kandidatet:

Edukimi dhe eksperienca 

  • Të ketë perfunduar studimet e larta.
  • Minimalisht 3-5 vjet eksperience e meparshme punë në pozicione te ngjashme.
  • Te kete njohuri te shume te mira te programit Microsoft, ne vecanti per Navision edhe per Excel.
  • Te ketë njohuri te mira te gjuhes angleze.
  • Te jete e moshes 22-35 vjec.

Aftesi te tjera

  • Aftesi shume te mira prezentuese dhe negociuese.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe shprehëse.
  • Aftësi shumë të mira bashkëpunuese.
  • Aftësi per te punuar nen presion dhe gatishmeri per te punuar jashte orarit.

Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja, brenda dates 16/04/2019, ne adresen e_mail: info@io-ks.com

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook