Log in
X

Company Name

Roma Versitas Kosova – RV Kosovo

Phone Number

+383 49 268 500 and +383 49 268 600

Company Place

Prishtinë

Ftesë për Ofertë

Ftesë për Ofertë

Information

Publish Date

14.03.2019

End Date

25.03.2019

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

Ftesë për Ofertë

Roma Versitas Kosova – RV Kosovo është organizata e vetme që kryesisht punon me studentët Romë, Ashkali dhe Egjiptianë në tërë territorin e Kosovën në baza ditore. Puna e këtij projekti ka vazhduar për më shumë se pesë vite dhe stafi udhëheqës ka fituar më shumë se 5 vjet përvojë të drejtpërdrejtë në mbështetje të më shumë se500 studentëve Romë, Ashkali dhe Egjiptianë në tri qendra e resurseve në Prishtinë, Prizren dhe Pejë. Qëllimi kryesor është dhe do të jetë ngritja e përformancës dhe kapaciteteve si dhe zhvillimin akademik dhe profesional të këtyre tre komuniteteve. Ne besojmë fuqishëm që shumica e studentëve do të jenë kontribuues të mëdhenj në Kosovë dhe të ardhmes së komuniteteve të tyre.

Programi "Ngritja e qasjes dhe pjesëmarrjes së studentëve Romë në arsimin e lartë dhe kalimi në tregun e punës në Kosovë" fton të gjithë të interesuarit që kanë të përfunduar fakultetin ose studimet post diplomike si dhe eksperiencë në tutorim/mentorim dhe ligjërim në fushat e më poshtme: Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik, Shkenca Politike, Fakulteti Elektroteknik, Fakulteti i Fizikës, Fakulteti i Filozofikë, dhe Artet Muzikore dhe Pikturë që të ofrojnë orë shtesë për programin e implementuar nga RV Kosovo në lëmit e caktuara.

Qëllimi i Programit është që të rrisë normën dhe ruajtjen e vijimit dhe ngritjen kapaciteteve akademike të studentëve universitar.. Projekti synon të përmirësojë shkallën e vijimit, performancës dhe të diplomimit për studentët me vijim të rregullt të arsimit universitar në Kosovë duke iu ofruar aftësi akademike.

Të interesuarit duhet të dërgojnë ofertën e tyre si dhe dokumentet tjera si;

  • CV,
  • letrën motivuese
  • kopjet e diplomave dhe
  • certifikatave përkatëse.

(SHËNIM: profesorët që tashmë punojnë në disa nga Universitetet Publike nuk kanë të drejtë të aplikojnë)

Për te dërguar dosjen për ofertim si dhe për informata me të hollësishme ju lutem kontaktoni info@roamversitas.org 

Konkursi mbetet i hapur deri më datën 25-Mars-2019. Të gjitha aplikacionet duhet të dërgohen në mënyrë elektronike në email: rvktertiaryeducation@romaversitas.org në subjekt të ceket:

Ofertë për tutor/mentor Emri dhe Mbiemri

Aplikacionet e dërguara pas datës 25 mars 2019 ora 16:00 nuk do të konsiderohen.

Për informata dhe detaje rreth organizatës vizitoni ueb faqen tonë: WEB: www.romaversitas.org

Ky program financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Roma Educaitin Fund (REF)

 

Roma Versitas Kosovo – RV Kosovo
Str. Sylejman Vokshi No: 5/1, 10 000, Prishtina, Kosova
Tel: +383 49 268 500 and +383 49 268 600
Email: infor@romaversitas.org  Web: www.romaversitas.org

Expired

Share

Advertising