Log in
X

Company Name

IPKO

Phone Number

+ 381 38 700 700

Company Place

Prishtinë

Koordinator/e i Distributoreve të Autorizuar

Koordinator/e i Distributoreve të Autorizuar

Information

Publish Date

13.03.2019

End Date

26.03.2019

Categories

Të tjera...

Job Places

Pejë

Job Description

Koordinatori/ja i/e Distributoreve të Autorizuar i raporton Menaxherit te Distributorëve dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Menaxhon rrjetin e pikave të shitjes së distributorëve direkt në zonat e përcaktuara gjeografike.
  • Përgatit propozime dhe sigurohet që kompania ka mbulueshmëri të duhur gjeografike me pika të shitjes që mbulohen nga distributorët.
  • Siguron arritjen e caqeve të shitjes të përcaktuara për rrjetin e distributorëve në zonat gjeografike.
  • Përditëson rregullisht informatat në sistemin e kompanisë lidhur me pikat e shitjes.
  • Trajnon, vlerëson dhe zhvillon distributorët dhe siguron të gjitha informatat dhe mbështetjen e nevojshme për kryerjen e aktiviteteve të shitjes.
  • Mbikëqyrë shpërndarjen dhe prezantimin në pikat e distributorëve, siguron që distributorët i kryejnë aktivitetet në bazë të procedurave të kompanisë dhe sipas standardeve të markës.
  • Siguron renditjen e duhur të mallrave dhe materialeve të shitjes/marketingut në përputhje me politikat dhe procedurat e kompanisë.
  • Nëpërmjet distributorëve të autorizuar, mbledhë informata për konkurrencën, pikat e tyre të shitjes dhe aktivitetet e tyre të shitjes.
  • Mbanë të gjitha dokumentet për Dyqanin e Distributorëve të Autorizuar në dosjet përkatëse për secilën njësi biznesi
  • .Krijon pro-fatura dhe i dërgon ato tek distributorët.
  • Kryen çdo / të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri / mbikëqyrësi në kuadër të fushës së përgjegjësisë

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim: Shkathtësi në komunikimin verbal dhe me shkrim.

  • Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
  • Aftësi për të negociuar me të tjerët dhe për zgjidhjen e konflikteve, veçanërisht në situata të ndjeshme.
  • Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionin në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
  • Aftësia për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
  • Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave.
  • Anëtarë ekipi.

Vendi i punës: Pejë

Afati i fundit për aplikim është data 26.03.2019

Share

Advertising