Log in
X

Company Name

Deshishku Construction shpk

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Menaxher I Shitjes

Menaxher I Shitjes

Information

Publish Date

12.03.2019

End Date

20.03.2019

Categories

Menaxher | Shitje

Job Places

Prishtinë

Job Description

Kompania: Deshishku Construction Sektori I Ndërtimit

Lokacioni: Prishtinë, Zyra Kryesore

Pozita: Menaxher I Shitjes

Detyrat e punës:

  • Komunikimi dhe prezantimi te palët: ofertat, çmimet, projektet e banesave, lokaleve afariste, vendparkimeve dhe bodrumeve që janë në stok (të gatshme për shitje), ose që janë në ndërtim e sipër, të gjitha projektet e Deshishku Construction,
  • Shitja, përpilimii dhe lidhja e kontratave me blerësit si dhe protokollimi I të njëjtave për banesa, locale afariste, vendparkime dhe bodrume, dhe krijimi I dosjeve individuale,
  • Kompletimi I dosjeve individuale të blerësve si për pasuritë e shitura, ato të dhëna me kompensim apo dhuratë-dhënie me të gjitha dokumentet mbështetëse sipas politikave të kompanisë siç janë: kontratat interne, kontrata e noterit, dëshmit bankare për pagesat e kryera, raporti I komisionit për matjet përfundimtare, kartela e belrësit sipas programit expert, vërtetimi mbi obligimet e kryera, procesverbali mbi dhënien e çelësave, raporti përfundimtar I komisionit,
  • Përpilimi dhe udhëheqja e listës së stokut për të gjitha pasuritë, për të gjitha projektet si ato të përfunduara ashtu edhe ato në ndërtim e sipër dhe krahasimi dhe harmonizimi me sektorin e financave,
  • Përgatitja dhe kompletimi I dokumentacionit për dërgim te noteri për secilën pasuri të shitur, dhënë me kompensim apo dhuratë,
  • Përcjellë afatet dhe dinamikën e pagesës së borxheve ( inkasimit nga blerësit) sipas kontratave të nënshkruara dhe të njejtat I krahason dhe harmonizon me sektorin e financave,
  • Për secilën pasuri të shitur dhënë me kompensim apo dhuratë-dhënie ( banesë, lokal afarist, vendparkim dhe bodrum), pasi të nënshkruhet kontrata nga shitësi dhe blerësi, e njejta kontratë protokollohet me më së paku tri kopje,
  • Përpilimi I raporteve/tabelarëve me të dhëna sipas kërkesave për punë të ndryshme ( tatimi ne prone, regjistrimi kadastral… )
  • Kontribon në identifikimin e ngecjeve apo mangësive në shitjen e patundshmërive, si dhe propozon masat për tejkalimin e tyre, jep propozime për marketing,
  • Kryerja e punëve administrative në Komunë që kanë të bëjnë me ndërtimet/banesat,
  • Kryerja e çdo pune tjetër që i kërkohet, e që ka të bëjë me pozitën dhe profesionin e tij.

Kualifikimet arsimore dhe përvoja:

  • Diplomë universitare, Fakulteti Ekonomik, Juridik ose të ngjashme,
  • Të ketë përvojë pune në detyra të ngjashme së paku 3 vite,
  • Të ketë aftësi menaxheriale dhe aftësi pune në grup, aftësi të mira komunikimi, mëvetesi të shkallës së lartë dhe të ketë shkallë të lartë të inciativës,
  • Njohja e gjuhës angleze është obligative, kurse e gjuhës Kroate do të konsiderohet përparësi, mosha e preferuar mbi 25 vjet,
  • Njohja e punës me kompjuter dhe posedimi I patentë shoferit.

Të gjithë të interesuarit për këtë pozitë, CV-të me një foto, dokumentet e shkollimit, referencat e punës, përvojat e mëparshme, ku duhet të ceket edhe pozita për të cilën aplikoni duhet t’i dërgoni në e-mail adresën: info.lesnatrade@gmail.com

Data e fundit për dorëzimin e dokumenteve është 20.03.2019; Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Expired

Share

Advertising