Log in
X

Company Name

AFRI FASHION

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Asistente e Shitjes në Butik (3)

Asistente e Shitjes në Butik (3)

Information

Publish Date

09.03.2019

End Date

17.03.2019

Categories

Shitje

Job Places

Prishtinë

Job Description

Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën, atëherë aplikoni edhe ju për tu bërë pjesë e ekipit tonë. Ne ofrojmë mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik.

Me qëllim të zgjerimit të aktiviteteve vepruese firma  Afri Fashion sh.p.k  përfaqësues ekskluzive të brendeve si: Tommy Hilfiger, Calvin Klein dhe Lacoste.

Ne kete rast kërkojmë kandidatë të motivuar të aplikojnë për vendin e punës si

Asistente e Shitjes në Butik (3 vende pune)

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Shërbimi ndaj klientit, përshtatja dhe kuptimi i nevojave të tyre
  • Ndihmon në përzgjedhjen apo në gjetjen e produktit për klient, ku të gjithë klientët duhet të priten dhe përshëndeten me buzëqeshje dhe duke ju falënderuar
  • Këshillimi i konsumatorëve, në përputhje me stilin e tyre. Gjithmonë duhet ofruar konsumatorëve një mundësi kombinimi të veshjeve (veshëmbathjeve, pantolla, rrip, Këmishë apo çantë, etj)
  • Përkujdeset për vendosjen e artikujve në rafte dhe kukulla sipas udhëzimeve të menaxherës.
  • Kujdeset që të gjitha veshjet dhe aksesorët te jenë të gatshëm për ekspozim në dyqan (vendosja e alarmeve, kategorizimi, palosja, etj)
  • Përkujdeset për sektor të caktuar, menaxhon raftet (vendosja dhe largimi i artikujve) sipas standardeve të kompanisë dhe depo, informon mbikëqyrësin për çdo parregullësi
  • Informohet nga konsumatorët për kërkesat/ankesat e tyre dhe raporton tek menaxheret.

KUALIFIKIMET E KËRKUARA:

  • Diplomë e shkollës së mesme,
  • Të ketë përvojë pune në shitje,
  • Njohja e gjuhës angleze,
  • Aftësi në menaxhimin e problemeve në situata të ndryshme,
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi, kuptimi i nevojave të klientit,
  • Të jetë energjike, aftësi të punës nën stres, me vetë iniciativë

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikonin në adresën e e-mail-it: hr@afri-fashion.com

deri me daten 17.03.2019.

Vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Expired

Share

Advertising