Log in
X

Company Name

Ndërmarrja Publike Banesore SH.A

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Kryeshef Ekzekutiv

Kryeshef Ekzekutiv

Information

Publish Date

25.02.2019

End Date

29.03.2019

Categories

Administratë

Job Places

Prishtinë

Job Description

Në bazë të dispozitave të nenit 21 të Ligjit nr. 03/L- 087 për Ndërmarrjet Publike (“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”, nr. 31/15 qershor 2008), respektivisht nenit 13 të Ligjit nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës” nr. 13/30 maj 2012), nenit 23, nën pika 23.3.6 të Statutit të Ndërmarrjes nr.01-2013 datë 18.01.2011, Bordi i Drejtorëve i Ndërmarrjes Publike Banesore SH.A, në Prishtinë, në mbledhjen e mbajtur më datë: 22.02.2019, mori vendim që të shpall:

K O N K U R S 

Kryeshef Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Banesore SH.A, Prishtinë

  1. Të përgjithshme

Kandidati për këtë vend pune duhet të jetë person me integritet, i cili i plotëson kushtet e kualifikimit, kriteret e pavarësisë, duhet të ketë përvojë të nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar, dhe kushtet tjera të kërkuara me dispozitat e Ligjit për Ndërmarrjet Publike.

  1. Mandati i Kryeshefit Ekzekutiv

Kryeshefi Ekzekutiv emërohet nga Bordi i Drejtorëve për mandatin prej 3 (tre) vjetëve.

  1. Kompensimi i Kryeshefit Ekzekutiv

Kompensimi dhe përfitimet e Kryeshefit Ekzekutiv do të përcaktohen nga Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Banesore SH.A, në përputhje me deklaratën për politiken e kompensimit të ndërmarrjes.

  1. Përshkrimi i punëve

Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërrmarrjes Publike Banesore- SHA në Prishtinë, krahas punëve të parapara me dispozitat e Ligjit Nr.02/L-123 për Shoqëritë Tregtare dhe të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërrmarrjet Publike, ka edhe këto detyra dhe përgjegjësi:

  • Bën planifikimin, organizimin dhe kontrollin e afarizmit të ndërmarrjes;
  • Në bashkëpunim me përgjegjësit e njësive organizative, koordinon punët e ndërmarrjes me qëllim të implementimit sa më të drejtë të politikave zhvillimore të caktuara nga Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes;
  • Të përcaktojë një strategji efektive për NPB-në;
  • Bashkëpunon ngushtë me bordin e drejtorëve  si dhe menaxhon kompaninë dhe  para këtij organi raporton për menaxhimin e kompanisë;
  • Bën sistemimin dhe organizimin e të punësuarve konform dispozitave pozitive dhe të politikave zhvillimore të ndërmarrjes;
  • Mbikëqyrë përgatitjen dhe implementimin e Planit të Biznesit me qëllim të përmirësimit të performancës së ndërmarrjes;
  • Udhëheqë dhe koordinon punët me udhëheqësit e sektorëve dhe stafit tjetër të ndërmarrjes;
  • Të vendosë sisteme dhe procedura për menaxhimin efektiv të NPB-së;
  • Përfaqëson ndërmarrjen në raport me palët e treta;
  • Kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me ligj, akte qeverisëse të ndërmarrjes dhe bën ekzekutimin e vendimeve dhe rekomandimeve të Bordit të Ndërmarrjes.
  1. Kualifikimet dhe përgatitja profesionale
  • Të ketë përgatitje superiore në fushat ekonomike, teknike, juridike apo të tjera të ndërlidhura me aktivitetet, në të cilat vepron ndërmarrja;
  • Të ketë së paku 5 vjet përvojë menaxhuese,
  • Të ketë shkathtësi organizative, drejtuese dhe aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit;
  • Shkathtësi të dëshmuara në punë me grupe dhe organizim të ndërmarrjes apo të ngjashme;
  • Shkathtësi të mira në punën me kompjuter;
  • Njohuriae gjuhës angleze e preferuar.
  1. Informatë për procedurën e konkurrimit

Kandidatët për Kryeshef Ekzekutiv, duhet t’i dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Aplikacionin;
  • CV-në;
  • Letër motivimin;
  • Dëshminë mbi kualifikimin profesional;
  • Dëshminë mbi përvojën e punës;
  • Çertifikatën që nuk është nën hetime (jo më e vjetër se gjashtë muaj)  dhe
  • Kopjen e letërnjoftimit.

Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në këtë adresë: Ndërmarrja Publike Banesore - SHA në Prishtinë, Rr. “Xhevdet Doda” nr. 32.  Prishtinë ose përmes e-mailit zyrtar: burimet.njerezore@npbanesore.com. Kandidatët  të cilët konkurrojnë duhet ta shënojnë saktë adresën dhe numrin e telefonit kontaktues, si dhe email adresën.Për pozitën e shpallur aplikacionet do të pranohen vetëm nga kandidatët të cilët i plotësojnë kërkesat e parashtruara në konkurs. Vlerësimi formal i kandidatëve dhe intervista do të bëhet në një kohë optimale pas përfundimit të afatit për aplikim. Bordi i Drejtorëve i NPB-së e mban të drejtën e formimit të listës së shkurtë me aplikantët.

Çdo përgënjeshtrim material – qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca – ose ndryshim materiali nga informatat e dhëna në deklaratën e sipër cekur do të rezultojë në skualifikimin e menjëhershëm dhe nëse është e aplikueshme, largimin e personit.

Konkursi është i hapur nga data 25 Shkurt 2019 – 29Mars 2019 ora 16:00.

Share

Advertising