Log in
X

Company Name

Kompania e Sigurimeve EUROSIG Sh.A.

Phone Number

038 244 080

Company Place

Prishtinë

Përfaqësues ligjor pranë gjykatave

Përfaqësues ligjor pranë gjykatave

Information

Publish Date

11.02.2019

End Date

15.02.2019

Categories

| Jurista

Job Places

Prishtinë

Job Description

K O N K U R S   P U N E

Nëse jeni në kërkim të një pune dinamike dhe interaktive, në një ekip të personave të suksesshëm, në një mjedis stimulues të punës, i cili është i lidhur me menaxhimin dhe zhvillimin e profesionit tuaj, Kompania e Sigurimeve “EUROSIG” Sh.A., fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në vendin e punës:

Përfaqësues ligjor pranë gjykatave

  • Detyrat dhe përgjegjësitë:

     -   Përfaqësimin e kompanisë pranë gjykatave

     -   Përpilimin e ankesave kundër aktgjykimeve dhe vendimeve gjyqësore

     -   Sipas autorizimit, negocimi me palët për arritjen e marrëveshjeve gjyqësore dhe

jashtë gjyqësore për lëndët në process gjyqësor,

     -   Përgjigjet në padi dhe përpilimin e të gjitha shkresave tjera drejtuar gjykatave apo

Institucioneve tjera,

     -   Përgatitjen e lëndëve me marrëveshje për pagesë (vendimet e komisioneve, relacionet,

vleresimin, urdher pagesat)

     -   Përpilimin e marrëveshjeve jashtëgjyqësore për lëndet në process gjyqësor.

     -   Kryerjen e të gjitha punëve tjera me urdhër të menaxherit të drejtpërdrejtë.

  • Kualifikimi dhe përvoja:

     -   Diplomë universitare nga fusha e drejtësisë;

     -   Të mos jetë i dënuar për vepër penale;

     -   Të ketë së paku dy (2) vite përvojë pune në fushën juridike;

     -   Të ketë njohuri të mira lidhur me kornizën ligjore dhe rregulluese të sektorit të sigurimeve në Kosovë;

     -    Përvoja e punës në lëminë e sigurimeve është përparësi;

     -    Njohje e ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës me theks të veçantë të legjislacionit që zbatohet ndaj institucioneve financiare;

     -    Të ketë reputacion të lartë profesional dhe integritet personal;

     -    Vetinicues, i gatshëm për të marrë përgjegjësi;

     -    Shkathtësi të shkëlqyera komunikuese, organizative dhe analitike;

     -    Shkathtësi për menaxhimin e punës nën presion;

     -    Njohja e gjuhës angleze e preferueshme;

     -    Njohja e punës në kompjuter.

  • Mënyra e konkurimit:

Kërkesës së shkruar për punë duhet bashkëngjitur dokumentacionin si në vijim:

    -     Biografinë (CV-në) tuaj me foto

    -     Dokumente të tjera mbështetëse mbi kualifikimin profesional

    -     Së paku dy (2) Letra reference

    -     Letër motivuese

Personat e interesuar duhet të dërgojnë e-mail në adresën Ardita.Ramaxhiku@eurosig-ks.com, deri me datë 15.02.2019.

Vetëm kandidatët që do të hyjnë në rrethin e ngushtë ftohen në intervistë ndërsa kandidatët që dorëzojnë dokumentet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Expired

Share

Advertising