Log in
X

Company Name

Buçaj Sh.p.k

Phone Number

+381 (0)38 606300, (0)38 606400

Company Place

Lipjan

PËRFAQËSUES/E MJEKËSORE

PËRFAQËSUES/E MJEKËSORE

Information

Publish Date

07.02.2019

End Date

17.02.2019

Categories

| Mjekësi

Job Places

Prishtinë

Job Description

Korporata Buçaj shpall konkurs për pozitën:

PËRFAQËSUES/E MJEKËSORE

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Aranzhimi i takimeve me mjekë, farmacistë dhe ekipe mjekësore spitalore për të krijuar marrëdhënie të mira dypalëshe;
  • Bën prezantimin e produkteve farmaceutike për të cilat Korporata është Qarkullues me Shumicë, para mjekëve dhe stafit mjekësor në klinika të ndryshme dhe barnatore;
  • Merret me organizimin e konferencave të ndryshme për mjekë dhe stafin tjetër mjekësor me qëllim prezantimin dhe promovimin e produkteve medicinale;
  • Është përgjegjës(e) për arritjen e objektivave dhe planeve të shitjes, që përcaktohen nga Mbikqyrësinë bashkëpunim me prodhuesit;
  • Planifikon dhe menaxhon oraret e vizitave së bashku me Mbikqyrësin;
  • Mbanë mbledhje të rregullta me personat relevantë si dhe paraqet prezantime të të dhënave për të arriturat në rastet kur i kërkohet;
  • Monitoron aktivitetet dhe prezencën e produkteve të konkurrencës në treg;
  • Së bashku me Mbikqyrësin hartojnë dhe zhvillojnë strategji për të rritur mundësitë e takimeve dhe prezantimeve me sa më shumë akterë të sektorit shëndetësor.

Kualifikimet e kërkuar:

  • Kandidatët duhet të kenë diplomë Universitare në lëmin e Farmacisë/Mjekësisë.
  • Preferohet përvojë pune minimum 2 vite në promovim dhe prezantim të produkteve medicinale;
  • Njohja e gjuhës angleze konsiderohet si përparësi;
  • Të kenë njohuri të shkëlqyera kompjuterike;
  • Të posedojnë aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizative dhe interpersonale;
  • Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorisë B.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar aplikacionin e korporatës Buçaj përmes e-mail adresës elektronike në: hr@bucaj-ks.com. Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni Përfaqësues/e Mjekësore.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 07 Shkurt 2019 deri më 17 Shkurt 2019.

Expired

Share

Advertising