Log in
X

Company Name

ARTMOTION

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Agjente e Shitjes në dyqan (4), Agjent të Shitjes dhe Marketingut (D2D – Derë më derë) (3)

Agjente e Shitjes në dyqan (4), Agjent të Shitjes dhe Marketingut (D2D – Derë më derë) (3)

Information

Publish Date

05.02.2019

End Date

18.02.2019

Categories

Shitje | Marketing

Job Places

Gjilan | Vushtrri

Job Description

“Artmotion” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpallë:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të lira të punës,

  1. Agjente e Shitjes në dyqan – dy (2) pozita – Për pikën e shitjes (lokalin) në Gjilan;
  2. Agjente e Shitjes në dyqan – dy (2) pozita – Për pikën e shitjes (lokalin) në Vushtrri.
  3. Agjent të Shitjes dhe Marketingut (D2D – Derë më derë) Dy (2) pozita për qytetin e Gjilanit dhe një (1) pozitë për qytetin e Vushtrrisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur, me Nr. rendor 1, janë:

  • Proceson Kontrata për klientë rë rinj dhe i proceson për aktivizim,
  • Bënë procesimin e kërkesave të klientëve,
  • Njofton dhe ofron produktet për shërbime klientëve,
  • Përgjigjet të gjithë klientëve në mënyrë efektive për kërkesat e tyre,
  • Proceson dhe regjistron të gjitha pagesat,
  • Përfaqëson në mënyrë të denjë kompaninë dhe vlerat e saj,
  • Komunikon me klientë dhe informon mbikqyrësin dhe kolegët tjerë për çdo kërkesë të klientëve, si në aspektin Teknik, instalime, apo shërbime të kërkuara,
  • Pranon, regjistron dhe arkivon në sistem të gjitha informatat, raporton në baza ditore në lidhje me kontratat e reja, vazhdime të abonimeve dhe kështu ngjashëm.

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur, me Nr. rendor 2, janë:

  • Merret me shitjen në terren të produkteve të “Artmotion”,
  • Lidhë kontratat e reja me klientë rezidencial,
  • Mirëmbanë klientët ekzistues,
  • Identifikon objektet dhe lagjet për instalimet e reja,
  • Hulumton tregun dhe konkurrencën,
  • Prezentimi i ofertave për punëtorë të kompanive private dhe publike,
  • Përcjellë tërë procesin e instalimit te klienti deri te kyçja,
  • Përgatitja e të gjitha kontratave që të nënshkruhen nga klientët dhe sigurimin që atyre i është ofruar produkti/shërbimi më i mirë për ata,
  • Komunikimi me klientë dhe informimi i njësive tjera lidhur me probleme teknike direkt apo përmes telefonit/e-mailit,
  • Kryerjen e pagesave përmes bankave,
  • Organizon dhe merr pjesë në promocione të ndryshme të organizuara nga kompania,
  • Sugjeron oferta promocionale në lokacione të caktuara,
  • Raporton ankesat, sugjerimet dhe komentet e klientëve.

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Universiteti (e preferueshme) dhe/ose Diploma e shkollës së mesme,
  • Përvojë 1 vjeçare në shitje dhe marketing,
  • Aftësi të teknikave të shitjes dhe marketingut,
  • Njohuri bazike teknike në telekomunikacion,
  • Aftësi prezentimi dhe komunikimi,
  • Aftësi të shkrimit të raporteve,
  • Njohuri të Gjuhës Angleze,
  • Patent Shofer – Kategoria B (për pozitën Nr. 2),
  • Aftësi të përdorimit të “Microsoft Office”.

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:

  • CV-në së bashku me foto, si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore të mesme apo universitare;
  • Letër Motivuese;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
  • Çertifikatat e trajnimeve eventuale;
  • Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).

Aplikimi bëhet përmes e-mailit - postës elektronike, në: hr@artmotion.net

Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.

Konkursi mbetet i hapur deri më datën 18.02.2019, Ora 16:00h

Share

Advertising