Log in
X

Company Name

Feniks

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Trajnim për persona me aftësi të kufizuara

Trajnim për persona me aftësi të kufizuara

Information

Publish Date

04.02.2019

End Date

17.02.2019

Categories

| Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

Shoqata për mbështetjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuara – Feniks është shoqatë jofitimprurëse e themeluar sipas definimit të dhënë në nenin 5.2 dhe 6 të Ligjit Nr. 04/L-57 për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës

Organizata është themeluar me qëllim të:

  • Mbështetjes së punësimit të personave nga grupet e margjinalizuara
  • Trajnimit të personave me aftësi të kufizuara në përdorimin e makinave për prodhimin e paketimeve të kartonit dhe letrës
  • Kujdesin ndaj ambientit dhe rritjen e mirëqenjes së grupeve të margjinalizuara

OJQ Feniks është përfituese e grantit të Thirrjes Publike për mbështetje financiare për Projekt/Programe të Organizatave Jo-Qeveritare në fushën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Projekti “Aftësimi për punë i personave me dëmtime në të pamur” ka për qëllim trajnimin dhe aftësimin profesional në fushën e prodhimit të ambalazhës, kutive nga kartoni dhe produkteve nga letra, të 20 personave me aftësi të kufizuara nga komuna e Prishtinës, Fushë Kosovës, Lipjanit, Vushtrrisë, Obiliqit, Drenasit dhe Podujevës.

OJQ Feniks kërkon 20 kandidatë (Persona me aftësi të kufizuara) për trajnim 1 mujor (2 persona në muaj) që do të aftësohen si Operator/Manipulator të makinerisë përkatëse për prodhimin e ambalazhës, kutive nga kartoni dhe produkteve nga letra.

Nga kandidatët nuk kërkohet që të kenë ndonjë shkollim specifik, përvojë pune apo çfarëdo kualifikimi paraprak.

Kandidatëve gjatë periudhës së trajnimit do t’u paguhen shpenzimet e transportit dhe ushqimit.

Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në e tyre në e-mail adresën pinfeniks@gmail.com jo më larg se 17 Shkurt 2019.

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook